BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Artistët: Kemi një Ministri Kulture që na përfaqëson, por kurrë nuk dëgjuam një plan për ne

Artistët: Kemi një Ministri Kulture që na përfaqëson,

Artistët e sektorit të pavarur kërkojnë ndihmë nga institucionet. Masat që u morën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë sjellë pasoja ekonomike, ku të prekur janë edhe artistët e këtij sektori. Edhe pse ata i janë drejtuar që vitin që lamë pas Ministrisë së Kulturës kur vijuan problemet me aktivitetin artistik, sipas tyre ka munguar një plan i duhur. Aktori Klodian Hoxha thotë se këtë kohë për shkak të pandemisë globale, ku janë ndërprerë dhe aktivitetet artistike e kulturore në skena duhet të mendohet për këtë kategori. “E di që nga një grup artistësh është dorëzuar një kërkesë, por s’jam në dijeni se si është proceduar. A është marrë apo jo parasysh nga organet përkatëse. Shpresoj që ata të bëjnë diçka për komunitetin tonë sa më shpejt, sepse ka shumë artistë të pavarur që nuk kanë ku të drejtohen .Vetëm Ministria e Kulturës është vendi, ku mund të drejtohemi”, thotë aktori. Si regjisore edhe Elma Doresi shprehet se viti që lamë pas ka qenë i vështirë, ku i solli jo pak probleme. Doresi një nga emrat e vlerësuar të teatrit tonë thotë se problemet ekonomike i përfshinë të gjithë. “Artistët e pavarur, kudo dhe asgjëkundi! Të pavarur ose të "varur" u gjendëm njësoj, pas një kompjuteri apo mbrapa një kamere. Kemi lënë një vit të vështirë dhe jemi ndër komunitetet më të prekur. Dikush gjatë këtij viti humbi punën për shkak pandemie, dikush shfaqjen, dikush projektin. Gjë që solli edhe rënien ekonomike dhe këtu përfshihen të gjithë pa bërë përjashtim, sepse dhe ai i cili paguhet në shtet, humbi një, dy, tre punë private dhe u mbajt vetëm tek rroga. Mua personalisht, si regjisore tashmë e lirë ( e pavarur) më krijoi jo pak probleme dhe pengesa, një shfaqje e lënë në mes, një projekt i humbur, një shfaqje e paketuar që pret publikun”, shprehet Doresi.

Pa strategji

Vjet në muajin maj një grup artistësh që ishin të sektorit të pavarur iu drejtuan Ministrisë së Kulturës, por mungoi një plan në ndihmë të tyre. Regjisorja Elma Doresi thotë se nuk u dëgjua në asnjë moment një strategji. “Ajo që më vjen keq është fakti se duke qenë se kemi një Ministri Kulture, e cila na përfaqëson ne nuk dëgjova kurrë një plan për këta artistë. Nuk dëgjova në asnjë moment një strategji. Qoftë ajo edhe sikur të ishte vetëm fjalë. Kështu që mbetëm "jetimë", duke pasur prindër, në këtë rast Ministria e Kulturës”, thotë ajo. Në reagimin e saj regjisorja shprehet se uron ditë më të mira, e keqja të jetë lënë pas e të jemi në prag hapjesh teatrosh. Doresi thotë se uron që kolegët e saj, si ata që nuk janë pjesë e këtij sektori por edhe të pavarur, të kthehen në skenë me publikun, i cili i mungon shumë dhe jo më online. “Arti jonë është art që preket live deri tek frymëmarrja jonë dhe e publikut dhe jo pas poezisë me telefon”, thotë Doresi. Përballë problemeve që kanë artistët, edhe Reshat Ibrahimi kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë thotë se ata kanë kërkuar në Ministri të Kulturës që artistët e sektorit të pavarur të trajtohen. Sipas tij, edhe kjo kategori artistësh është një pasuri për jetën artistike. “Ne si SPASH kur bëmë dhe një takim para disa muajsh në Ministri të Kulturës u shprehëm që edhe artistët e pavarur të trajtohen në projekte dhe të jenë në listën e Ministrisë së Kulturës. Në atë takim përfaqësues të ministrisë kishin opinion tjetër pra që do të organizoheshin, etj, por tani situata ka ndryshuar dhe ministria nuk po organizon dot as artistët që janë në institucionet e artit nga pandemia. Por dhe ata që janë të sektorit të pavarur patjetër duhet të ndihmohen. Artistët janë vlerë, janë pasuri dhe shteti duhet që të merret dhe me artistët e sektorit të pavarur”, pohon Ibrahimi. Vonesat për prezantimin e planit në ndihmë të artistëve, sipas tyre thelloi krizën me të cilën po përballen.