BREAKING NEWS

La Stampa fut në sherr Italinë me Rusinë, kërcënohet gazetari nga zëdhënësi rus i mbrojtjes

La Stampa fut në sherr Italinë me Rusinë, kërcënohet
x

Kultura

Artistët kërkojnë masa për të drejtën e autorit: Ligji nuk zbatohet, institucionet të pafuqishme përballë piraterisë

Artistët kërkojnë masa për të drejtën e autorit:

Pirateria nga mungesa e zbatimit të ligjit në vend, ka bërë që autorë të ndryshëm ti drejtohen edhe këtë muaj të parë të vitit institucioneve shtetërore përgjegjëse. Moszbatimi i ligjit për të drejtën e autorit, sipas tyre ka bërë që pirateria të vazhdojë dhe institucionet deri tani janë treguar të pafuqishëm përballë saj. Autorë tekstesh dhe krijues të muzikës, shprehen se edhe pse flitet për këtë problem, prej vitesh situata vazhdon të mos ketë përmirësim. Herë pas here autorët i janë drejtuar institucioneve, që sipas tyre janë ata që kontrollojnë zbatimin ligjit, por sot ka televizione, radio, etj, që nuk paguajnë për krijimtarinë muzikore.

Kompozitori i njohur Enver Shëngjergji shprehet se krijuesit do të vazhdojnë të kërkojnë të drejte a tyre dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit, edhe pse pengesat me të cilat përballen nuk janë pak. “E drejta e autorit tek ne po bën shumë kohë, që është problem. Por stafi i agjencisë “Albautor” po bën shumë punë për këtë problem për bazimin ligjit. Por të gjithë televizionet, duke filluar nga RTSH dhe me rrallë nuk paguajnë për të drejtën e autorit, madje jemi dhe në proces gjyqësor. Ata na kanë hedhur ne në gjyq pse kërkojmë të drejtën e autorit dhe zbatimin e ligjit”, pohon kompozitori Shëngjergji. Sipas tij, stafi i “Albautor” përballë kësaj gjendje ka bërë një punë që merr vlerësime, por është qeveria ajo që duhet të bëjë më shumë për ligjin. “ Me institucionet në vend vazhdon i njëjti problem prej kohësh. Ndërsa stafi i “Albautor” bashkë me të gjithë njerëzit pjesëmarrës po luftojnë me të gjitha mundësitë dhe forcat, që të bëjnë atë që duhet arritur. Qeveria duhet të bëjë më shumë për zbatimin e të drejtës së autorit në vendin tonë, sepse e drejta e autorit është një nga pikat e Bashkimit Europian”, thotë kompozitori Enver Shëngjergji.

Përplasje për të drejtën e autorit

Edhe këtë muaj të parë të viti autorë shpresojnë që situata për të drejtën e autorit në vend të gjejë ndryshim, dhe sipas tyre kur veprat konsumohen duhet të paguhet sipas ligjit. Autor i njohur i teksteve Jorgo Papingji shprehet se prej kohësh ka një përplasje për zbatimin e ligjit për krijimtarinë.

“Vazhdon të ketë një përplasje midis të drejtës së autorit dhe televizioneve dhe konsumatorëve, që konsumojnë veprën por nuk e paguajnë të drejtën. Vazhdon pirateria tek ne. Pra të drejtës së autorit në vend nuk i paguajnë disa televizione, si dhe disa radio. Konsumojnë muzikën, artin, veprat tona dhe nuk paguajnë një kuotë, që është caktuar ligjërisht nga shteti, për tu paguar nga çdo institucion që konsumon krijimtarinë. Ata që kanë në dorë për të zbatuar ligjin janë presidenca, është parlamenti, janë deputetët sepse ata nxjerrin ligjet. Janë ata që nxjerrin ligjet për të dënuar ata që nuk zbatojnë ligjin”, pohon poeti i njohur Jorgo Papingji.

Të gjithë krijuesit shprehen se prej vitesh pirateria i ka dëmtuar jo pak. Poeti i njohur Jorgo Papingji tregon se institucionet deri tani nuk kanë treguar forcën përballë piraterisë. “Vetëm një sasi e vogël që është vjelur nga “Albautor” është shpërndarë për krijuesit, por është e vogël. Kjo për shkak të problemeve, që janë në vend. Konsumojnë veprat tona dhe nuk zbatojnë ligjet, duke filluar nga RTSH dhe televizione të tjerë. Institucionet deri tani nuk kanë treguar ndonjë forcë për ta frenuar organin që harxhon, apo për ta bllokuar konsumatorin për mospagesën. Janë gjërat që janë lënë pezull dhe është kthyer nga viti në vit, por nuk gjejnë zgjidhje”, shprehet mes të tjerave poeti i njohur Jorgo Papingji. Por ky problem me të drejtën e autorit nuk është vetëm me autorë të muzikës dhe teksteve, pasi dhe me prodhimet kinematografike problemet nuk mungojnë.