BREAKING NEWS

Nuk ndalet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë, ja vendimi më i fundit

Nuk ndalet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e
x

Kultura

Artistët kritika Ministrisë së Kulturës: Bën vetëm propagandë, duhet ligj i ri arti sipas modeleve të BE

Artistët kritika Ministrisë së Kulturës: Bën vetëm

Ministria e Kulturës nuk ka pasur në vëmendje sa duhet jetën artistike në vend. Për artistët janë probleme, që vazhdojnë dhe nuk kanë gjetur zgjidhje. Ligji i ri i artit ka qenë një nga kërkesat, që ata herë pas here i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës, e cila deri tani ka folur për një projektligj, por asgjë nuk ka vijuar si prisnin artistët. Për ata kjo është një situatë, që tregon se nga Ministria e Kulturës nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre dhe gjendja vazhdon të jetë me jo pak vështirësi e probleme në jetën artistike dhe institucionet e artit. Një ligj i ri arti sipas artistëve me modele europiane do të sillte një përmirësim të situatës, por duket se dhe ky vit nuk pati zhvillimet që prisnin. Tenori Rudi Sata shprehet se jemi në muajin e fundit të vitit, por që nuk solli asnjë gjë të re mbi zhvillimin e jetës artistike. Sipas tenorit Sata, ministria bëri premtime, por që nuk u mbajtën. “Po mbyllet dhe viti 2019 dhe pyetja ime është: çfarë apo cilat ishin nismat e Ministrisë së Kulturës në lidhje me ndryshimet në ligjin e ri të artit dhe kulturës? Ku shkuan premtimet, që me shumë bujë i publikuan dhe i artikuluan me zë të lartë përpara tv dhe mediave?”, pohon tenori Sata. Jo pak herë tenori ka folur mbi problemet e jetës artistike në vend, duke kërkuar dhe një ligj të ri arti, por sipas tij nga institucioni është bërë vetëm propagandë. “Që nga koha e Kumbaros e deri te ministrja aktuale Margariti, për mua nuk kishte asnjë surprizë. Vetëm gënjeshtra, propagandë dhe populizëm”, shprehet tenori Rudi Sata. Me akuza ndaj Ministrisë së Kulturës, tenori Rudi Sata thotë se stafet e Ministrisë së Kulturës kanë treguar se kanë qenë të paaftë për ligjin e ri të artit. “Pyetja që unë shtroj në lidhje me ndryshimet mbi ligjin 10352 është; Kjo ministri me stafin e saj janë të paaftë dhe nuk dinë ta bëjnë?Apo nuk duan ta bëjnë? Për mua qëndrojnë të dyja. Ajo ministri është shembulli më i qartë i politizimit, nepotizmit, arrogancës, përçmimit dhe i paaftësisë”, vijon më tej tenori Sata.

 Zbatimi i ligjit

Për artistët kërkohet një ligj i ri arti me modele europiane, i cili do të rriste dukshëm dhe performancën artistike në institucionet tona. Tenori Rudi Sata thotë se u bënë gjashtë vite, që asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. “Ligji i ri sipas modeleve të BE do vendoste të tjera standarte, të tjera kritere, të tjera norma. Do të rriste dukshëm performancën artistike. Do të rriste dukshëm konkurrencën dhe imazhin e institucionit. Fakti që kaluan plot 6 vite dhe nuk ndërmorën asnjë nismë ligjore, tregon qartë që kjo ministri ka dështuar në çdo aspekt. Ashtu siç unë gjithmonë shprehja bindjen time duke i thënë ministres se ju jeni një ngelëse në klasë. Prioritet i tyre bashkë me gjithë ato që drejtojnë institucionet e tjera të artit nuk është lartësimi i vlerave, por dhunim i vlerave” shton më tej tenori Rudi Sata. Problemet vazhdojnë në fusha të ndryshme të artit, ku sipas piktorit të njohur Besim Tula sa i takon pjesës ligjore deri tani kanë qenë pa zgjidhje. “Për ligjin e mira është sigurisht që të merren statuse perëndimore, ligjet perëndimore. Do të ishte mirë kjo, por për ta zbatuar zor se do të vijë radha të pranohen këto. Duhet të kemi ministre perëndimore, kryeministër perëndimor, etj. Ligji aktual është diktaturë e pastër. Ligji fillon me statusin e artistit, ku ai duhet të ndihmohet ekonomikisht”, pohon piktori. Sipas tij, edhe nëse do të arrihet të bëhet një ligj i ri arti sipas kërkesave të kohës, problem do të jetë zbatimi i tij. “Mua çfarëdo që të ketë ligji, tablonë time në pikturë se prek dot se e kam në shtëpi, por unë diskutoj ekzistencën time. Kjo është kryesorja. Ne nuk ndjejmë asgjë nga ky ligj të mirë, e ndjejnë ata që janë afër. Ligji i ri mund të bëhet, por nuk zbatohet”, thotë piktori Besim Tula. Para disa kohësh Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë i kërkoi ministres së Kulturës të fillojë punën për realizmin e kërkesave, ku mes tyre ishte dhe ligji i ri mbi artin dhe kulturën.

Nga Julia Vrapi