
E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

Artistët kritika Ministrisë së Kulturës: Ka lënë profesionistët me paga qesharake, asnjë vëmendje për ata që bëjnë art të vërtetë

Shkruar nga Julia Vrapi 16 Shkurt 2021

Artistët janë me paga qesharake dhe prej vitesh nuk është menduar për rritjen e tyre. Këto janë fjalët e artistëve të ndryshëm në muajin e dytë të këtij viti, ku sipas tyre rritja e pagës ka kohë që diskutohet në komunitetin artistik, por zërat e tyre nuk janë dëgjuar. Një kohë e vështirë sipas tyre për artin dhe kulturën në vend, artistët pohojnë se nga Ministria e Kulturës kjo nuk ka qenë sa duhet në vëmendje. Sipas tyre, sa herë që merren me buxhetin harrojnë artistin. Baritoni i njohur Ylber Gjini thotë se kostot për artistët rriten, por kur vjen puna te pagat ka vite që nuk është pyetur. “Në TOB nuk ka as parking për ne. Ne artistët do të paguajmë parkingun gjatë gjithë muajit, ja pra u shtua një kosto. Kështu që për artistin shtohen kostot, për pagesat, taksat. Po shteti nuk i zë me gojë fare artistët, as radhën për rritje rrogash, as radhën për vaksinën nuk e përmendin fare. Ka tetë vite që është nuk është bërë rritje page, normal që pagat për artistët duhet të jenë më larta, por nuk kanë pyetur”, shprehet baritoni i njohur Ylber Gjini, i cili herë pas here ka reaguar përballë problemeve që ka komuniteti artistik në vend. Rritja e pagës për artistët është dhe një nga kërkesat, që sindikata e artistëve ka bërë me dije herë pas here, por ndërkohë që çështjet ligjore vazhdojnë prej vitesh të zvarriten. Në këtë situatë artistët thonë se paga është jetike. Tenori Rudi Sata shprehet se artistët janë lënë në harresë. “Dhe zëri i veçantë, që është për rritjen e rrogave që është shumë jetike jo vetëm për artistin, por për çdo qytetar është lënë në harresë nga qeveria. Drejtoresha e operës thotë që ne jemi të predispozuar dhe mezi po presim, që qeveria të na garantojë një ligj të veçantë për sponsorizimet. Unë them lëreni sponsorizimet, problemi është që nuk kanë artistin. Artisti nuk ka personalitet. Janë dy botë, një që shkon nga interesat e tyre dhe artisti që është elita e shoqërisë civile harrohet”, pohon tenori.
Politika e mbrapshtë
Për tenorin Rudi Sata, pjesë e një institucioni kombëtar në vend, përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës, që sipas tij nuk do personalitetin e artistit. Sipas tij, prej vitesh edhe shpërblimi për figurën artistike është zero. “E detyrueshme në radhë të parë është ajo që është për përqindjen vjetore të inflacionit, që ka çdo punonjës i administratës. Është bërë kjo? Zero. Përqindje e rritjes së rrogës për inflacionin, zero. Në shpërblim për fundviti zero, shpërblim për figurën artistike zero. Pra nuk bëjnë asgjë. Ministria e Kulturës nuk ka predispozitën për ta rritur rrogën e artistit, sepse nuk e duan artistin me personalitet. Rritjen e pagës ata nuk e parashikojnë fare në buxhet. Kjo është ajo që është më e dhimbshme. Kur miratuan buxhetin këta harrojnë artistin. Kanë tetë vite që nuk kanë rritur 1 mijë lekë të vjetra rrogë artistit”, shprehet ai. Një artist i ri, që do të fillojë punë në një institucion ka një pagë sipas artistëve të ulët. Në këtë gjendje ata thonë se është një politikë e mbrapshtë, që po ndiqet për komunitetin artistik në vend. Tenori Rudi Sata thotë se sot më shumë vlerësime po marrin ata, që nuk janë profesionistë. “Paga e artistëve duhet të rritet, sepse është bërë qesharake. Artisti ka rrogën më të ulët nga të gjitha infrastrukturat e tjera të jetës. Harxhojnë miliona euro për një km rrugë dhe 200 artistë që janë profesionistë, ata që mbajnë kombin shqiptar janë me rroga qesharake. Si mund të vijë një artist i ri me një rrogë 50 mijë lekë të reja? Kurrë nuk të vjen. Një njeri pa shkollë del aty me playback dhe me një disk e merr 1 mijë euro, që këndon. Kjo është politika e mbrapshtë e shtetit, sepse bëjnë show e spektakle dhe marrin nga 1 mijë euro me playback dhe artisti profesionist ka rrogë qesharake”, shprehet tenori Sata. Në pritje të gjejnë zgjidhje çështjet ligjore që kanë lidhje me ligjin e artit, statusi i artistit, etj, artistët kërkojnë dhe rritjen e pagave.
Më të lexuarat


Haig Zacharian: Veprat muzikore vdesin nëse nuk luhen, pandemia po dëmton artin

Margariti: Shumë shpejt kantieri në xhaminë Mbret në Berat do të mbyllet

“Këpucët e kuqe” instalacion në Durrës, nga aktoret vijnë "8 histori të vërteta të 8 grave”

Muzeut Historik Kombëtar dhe QSPA, me aktivitete të përbashkëta

Autorët: Misioni i shkrimtarit është fisnik, të mos kujtohet dhe të pluhuroset emri është e dhimbshme

TKOBAP dhe aktivitetet gjatë muajit shkurt, 58.771 persona ndoqën online koncertin e ansamblit

Pranvera e Frankofonisë çelet me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”

Margariti: Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një kantier që po e shndërron në qendër kulture

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës dhe IMK: Përgjegjëse për qendrën historike, a e dinë agallarët që Gjirokastra është pasuri botërore?

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit
