BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët kritika për kalendarin kulturor Shqipëri-Kosovë: Si një shishe me dizajn të bukur, por e zbrazur

Artistët kritika për kalendarin kulturor Shqipëri-Kosovë: Si

Kalendari kulturor Shqipëri -Kosovë pa ndikim të madh, në jetën artistike. Kështu shprehen artistët për këtë kalendar, i cili në 2014 u nënshkrua për herë të parë mes dy ministrive të Kulturës, të Shqipërisë dhe Kosovës. Artistë nga institucionet nga Kosova si dhe nga Shqipëria, pohojnë se ky kalendar nuk ka pasur ndonjë peshë konkrete në jetën artistike. Aktori nga Kosova Naim Berisha shprehet se është e domosdoshme, që ky kalendar të riprojektohet. “Kalendari i përbashkët kulturor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës deri më sot ka qenë më shumë formal së përmbajtësor, prandaj është e domosdoshme që përmbajtja e tij të riprojektohet  nga të dy ministritë respektive”, pohon aktori. Sipas tij, deri më tani edhe pse është nënshkruar prej disa vitesh nga dy ministrat e Kulturës dhe është pohuar për rëndësinë e tij në jetën artistike, ky kalendar artistik i ka ngjarë një shisheje me dizajn të bukur, por e zbrazët. “Kalendari si i tillë duhet të jetë kurorëzim i një bashkëpunimi të ngjeshur dhe sistematik i institucioneve kulturore të të dy vendeve tona, ku gjatë tërë vitit në vijimësi do të duhej të kishte jo vetëm shkëmbim të veprave kulturore, por edhe realizim të projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat e kulturës dhe artit. Ky event deri më tani i ka ngjarë një shisheje më dizajn të bukur nga jashtë, por të zbrazet nga brenda, të cilës që të funksionalizohet duhet ti shtohet përmbajta, për ndryshe do të ngelet si një dekor i bukur pa funksion dhe pa qëllim”, vijon aktori Naim Berisha nga Kosova. Duke u shprehur se kalendari kulturor nuk ka pasur peshën e duhur në jetën artistike, aktori Naim Berisha thotë se duhet të ketë çdo muaj aktivitete në kuadër të kalendarit, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. “Mendoj që janë pak aktivitete, kalendari duhet të jetë shumë më intensiv, përndryshe e humb kuptimin e tij. Mendoj se më shumë shkëmbime kulturore kishim para nënshkrimit të kalendarit se tani, që kemi kalendar. Kalendari duhet të jetë aktiv gjatë tërë vitit dhe të kishte një program të qartë, ku të paktën një herë në muaj të kishte shkëmbim të veprave  artistike. Pastaj mungojnë edhe projektet e përbashkëta, që po ashtu do të ishin pjesë e këtij kalendari”, thotë aktori Naim Berisha.

Artistët në skena

Regjisori Nikolin Gurakuqi është i njohur për shfaqjet e tij në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Por dhe për regjisorin, edhe pse ky kalendar kulturor deri tani është pohuar me bujë nga dy ministritë në Shqipëri dhe Kosovë, duhet që institucionet e artit të integrohen tek njëra-tjetra. “Mjeshtër i Madh”, regjisori Nikolin Gurakuqi shprehet se artistët nga Kosova nuk janë aq sa duhet në skenat e Shqipërisë. “Mendoj që artistët e vendeve respektive duhet të marrin pjesë në kalendarët respektive të aktiviteteve, mos të jenë shkëmbimet sporadike, por të vazhdueshme. Duhet integrim i artit të dy vendeve, si nga ana artistike ashtu edhe institucionale. Duhet të dalin institucionet artistike nga bunkerizimi, të hapen të integrohen tek njëra- tjetra. Ku janë artistët kosovarë në skenat tona, dhe ne në skenat e tyre?”, shprehet regjisori i njohur Nikolin Gurakuqi. Regjisor dhe pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, Nikolin Gurakuqi shton më tej se edhe artistët që kanë eksperiencë nga Shqipëria duhet të jenë më shumë në Kosovë. “Unë si pedagog në Universitetin e Arteve kam pasur shumë studentë kosovarë të talentuar. Ku janë ata në skenat tona? Askërkund. Po kështu ne nuk ftohemi me ndonjë përjashtim, të kontribuojmë në skenat e tyre, edhe se kemi një eksperiencë të madhe në fushën e operës”, thotë regjisori. Në prill të 2019 ministrja e Kulturës Elva Margariti nënshkroi këtë kalendar artistik, me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.