BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Kultura

Artistët kritika për situatën e artit: Infrastruktura ligjore gangrenë, “pandemia në art” ka kohë që është prezente

Artistët kritika për situatën e artit: Infrastruktura ligjore

Viti 2021 për artisët duhet të ketë zgjidhje të disa problemeve që ata i kanë shoqëruar prej vitesh, por shprehen se zërat e tyre nuk janë dëgjuar sa duhet nga institucionet në vend. Në ditët e para të këtij viti artistë të ndryshëm pohojnë se përballë situatës me pandeminë, që i ka shoqëruar prej muajsh ku arti u godit jo pak, të tjera probleme kanë vijuar duke ndikuar në jetën artistike. Infrastruktura ligjore sipas tyre është shumë problem, edhe pse problemet janë bërë me dije dhe më parë në Ministri të Kulturës kur ata kanë pasur mundësi. Tenori Rudi Sata thotë se ndër vite është treguar se ministrat e Kulturës ikin e vijnë, por situata nuk ka ndryshuar. Edhe pse nga Ministria e Kulturës herë pas here bëhen me dije çfarë ndodh në fushën e artit dhe puna që është bërë, por tenorin thotë se përballë problemeve që vazhdojnë është treguar se arti nuk ka qenë në prioritete e tyre. “Ministrat e Kulturës ikin e vijnë. Ndërrohen, por nuk e kanë treguar në tetë vite që e kanë prioritet artin në vendi tonë, sepse ata nuk e vlerësojnë. Artin mendoj se e kanë të fundit. Nuk e kanë mendjen dhe të vlerësojnë artin, sepse nuk e duan të bukurën”, thotë tenori Sata. Për tenorin institucionet në vendin tonë vazhdojnë të funksionojnë me ligjin 10 352, që sipas tij është gangrena jo vetëm për artistin. Sipas tij, artisti në vend po i bëhet një injorim. “E kam thënë infrastruktura ligjore është gangrena jo vetëm për artin dhe artisin që e mban peng dhe e ka denatyruar, por dhe vetë institucioni që u përket administratës publike, dhe ata vetë janë interesuar që institucionet e shtetit të mos kenë një fizionomi dhe imazh me standarde botërore.   Është mungesë dhe injorim total që i bëhet artistëve, sepse tek artisti për ata është pasqyra ku ata shikojnë fytyrën e tyre të ligë. Ligji 10 352, që kam vite që dua të ndryshojë dhe nuk është bërë gjë ”, thotë më tej këtë muaj të parë të vitit, që ka nisur tenori Rudi Sata.

Pandemia në art

Në reagimin e tij tenori Rudi Sata shton më tej se prej disa vitesh artistët nuk kanë pasur rritje page, ku thotë se kjo duhet të kishte qenë në vëmendje të politikave për artin në vendin tonë. “Për mua duhet ndërruar sistemi, sepse artistët janë shndërruar për fat të keq në skllevër, artisti i thjeshtë nuk guxon të hapë gojë. Ka tetë vjet që nuk kemi rritje page, kanë urrejtje për artistët. Thjesht tregojmë më së qarti atë pandeminë që kemi pasur prej kohësh”, vijon më tej tenori Rudi Sata. Në një reagim të saj në kot ditë janari të 2021, regjisorja e njohur Elma Doresi shprehet se shpreson shumë që pandemia të jetë afër fundit dhe të kemi më pas hapjen e teatrove në vend. Por atë që ajo e quan “pandemia në art” kjo sipas saj varet nga drejtuesit e institucioneve të teatrit. “Mendoj se të gjitha pandemitë kanë një fillim dhe një fund dhe shpresoj që të jemi afër fundit të pandemisë, gjë që do të risjellë dhe hapjen e teatrove. Po "Pandemia art "..?! Kjo do të varet nga drejtuesit e institucioneve teatrore dhe dashamirësisë së tyre. Them dashamirësisë, se fakti që drejtuesit e kanë për detyrë kanë rënë poshtë me kohë. Kështu që dua të jem pozitive disi në këtë fillim viti për më shumë shpresë dhe qëllim të mirë drejt teatrit”, shprehet me reagimin e saj regjisorja e njohur e teatrit Elma Doresi. Viti që lamë pas goditi jo pak artin dhe kulturën në vendin tonë. Shumë projekte u pezulluan dhe aktivitetet në skenat e vendit u ndërprenë. Edhe më parë në reagimet e tyre në ditët e fundit të 2020, artistë të ndryshëm u shprehën se prisnin që situata me vitin e ri të ndryshonte.