BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Artistët: Kumbaro është shndërruar në sekretare të Veliajt, të dorëhiqet nga posti

Artistët: Kumbaro është shndërruar në sekretare të

Artistët vijojnë  protestat e tyre në mbrojtje të pronës publike dhe Teatrit Kombëtar. Edhe këtë herë ata u bënë bashkë në oborrin e Teatrit Kombëtar, duke kundërshtuar projektligjin që sipas tyre çon në shembjen e teatrit. Artistët shprehen se nuk do të tërhiqen nga protestat në Teatrin Kombëtar çdo mbrëmje deri sa qeveria të tërheq projektligjin, që i hap udhë sipas tyre grabitjes së pronës publike. Në këtë situatë për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro ata pohojnë se prej kohësh akuzat drejt saj nuk kanë munguar jo vetëm për problemin me teatrin, por dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me jetën artistike. Aktori Neritan Liçaj u shprehet se nuk do të lejojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. “Teatri Kombëtar do jetë fitili që do i plasi bombën në dorë kësaj arrogance korruptive. Keq për ta që se kuptojnë!(Metaforikisht fjala bomba)”, pohon aktori. Edhe më herët aktori është shprehur se ministrja e Kulturës ka treguar se është e paaftë, arrogante  dhe sipas tij duhet të largohet sa më parë nga Ministria e Kulturës. “Mirela Kumbaro për mua është e paaftë, e pavlerë si njeri dhe si politikane. E kam thënë dhe më parë arrogante, që kujton se posti i saj është aneksi i shtëpisë së saj, ku mendon se si ti shkrepet asaj. Duhet të largohet një orë e më parë si ministre Kulture, e paaftë dhe të japi dorëheqjen”, pohon aktori Neritan Liçaj. Aktori Arben Derhemi tha se Kumbaro prej kohësh duhet të ishte larguar nga ministria. “Ne kemi kohë që themi se ministrja Mirela Kumbaro duhet të largohet nga Ministria e Kulturës. Ajo e ka bërë vetëm lëmsh këtë punë dhe ministrja Kumbaro ka dhe një fatkeqësi tjetër, që duket se nuk po i tregojnë çfarë ndodh me teatrin. Ky është një problem i madh, sepse nuk ia tregojnë kryetari i bashkisë dhe kryeministri. Ministrja Kumbaro nuk flet dhe mban shënime, dhe është bërë tamam si sekretarja e Erion Veliajt, dhe te dëgjesa që u bë para disa ditësh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Kumbaro vetëm mbante shënime”, tha aktori Derhemi. Regjisori Alfred Trebicka pohon se e gjithë kjo që po ndodh është një situatë  që zëri i artistëve duhet dëgjuar, fatkeqësisht deri tani kjo ka munguar. “Normalisht që vetë rrjedhja e gjërave të  çon në atë që Kumbaro duhet të ishte larguar, është një moment personal dhe ajo e di. Por tek ne asgjë nuk funksionon në normalitet. Ne kërkojmë që kjo çështje të mos politizohet. Ne këtu jemi te teatri dhe do të vijojmë protestat tona”, pohon regjisori dhe aktori Alfred Trebicka.

Jo politizim të çështjes

Regjisori Robert Budina pohon se kjo çështje nuk duhet politizuar. “Turp i madh ajo që ndodhi në Komisionin e Edukimit dhe Medias, ku njëra palë provokon palën tjetër. Thelbi i kësaj është të qëndrohet larg politizimit të çështjes. Ne protestojmë jo vetëm për teatrin, por dhe për të mbrojtur pronën publike”, shprehet Robert Budina në reagimin e tij. Ai shton se ndjen dhimbje për Teatrin Kombëtar dhe për gjithçka që po ndodh me komunitetin artistik. Edhe mbrëmë në fjalën e tij në protestën që u mbajt në teatër regjisori Budina tha se është me rëndësi për të fituar dinjitetin. “Unë i premtoj miqve të mi artistë, që unë do të ngelem me ata. Nuk kam ndërmend të merrem me ata që bëjnë pisllëqe, dua të fitojmë dinjitet. Un ftoj të gjithë njerëzit qofshin politikanë dhe qytetarë apo dhe deputetë të të gjitha krahëve të vijnë në këtë kauzë ta fitojmë këtë dhe gjithsecili të shpërndahet në formacionet e veta. Nuk paragjykojmë askund, kemi rastin më të bukur për të treguar se kush jemi, mos flisni në emër të partive. Ejani bëjmë një aleancë të përbashkët, që të japim një shembull qytetarie. Ne e përdorim këtë kauzë, sepse më dhemb teatri”, u shpreh Robert Budina./ Nga Julia Vrapi