BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët, letër Mirela Kumbaros: Brenda 25 shtatorit takim për problemet, në të kundërt protesta deri në bojkot të jetës artistike

Artistët, letër Mirela Kumbaros: Brenda 25 shtatorit takim për

 Problemet e artistëve nuk kanë gjetur zgjidhje nga Ministria e Kulturës. Nuk janë probleme, që për herë të parë bëhen me dije për Ministrinë e Kulturës, por duke mos dëgjuar zërin e artistëve, Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka kërkuar takim me ministren Mirela Kumbaro brenda datës 25 shtator. Artistët të mbledhur rreth Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë dje kanë dorëzuar kërkesën e tyre dhe kërkojnë takim me ministren Kumbaro, në të kundërt ata paralajmërojnë se do të vijojnë me lëvizjen sindikaliste siç parashikon dhe ligji. Në letrën e SPASH firmosur nga kryetari Reshat Ibrahimi drejtuar ministres Mirela Kumbaro bëhet me dije se ndërsa është krijuar një marrëdhënie institucionale me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, artistët nuk janë pritur në takim nga ministrja Kumbaro, të cilën ligji e ngarkon për të vepruar. “Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë gjithmonë ka paraqitur kërkesa pranë jush dhe ka treguar mirëkuptim në zgjidhjen e kërkesave të saj. Ne kemi deklaruar se me sekretarin e përgjithshëm zotin Oltjon Muzaka kemi marrëdhënie të mira institucionale, por kërkesat tona kanë të bëjnë direkt me ju zonja ministre, pasi ligji ju ngarkon juve për të vepruar”, thuhet në letrën e datës 4.8.2018 të SPASH drejtuar Kumbaros. Më tej SPASH vijon se janë tre kërkesa që janë paraqitur prej kohësh. “Të bëhet statusi i artistit; Të bëhet ligji i ri “Mbi artin dhe kulturën” pasi të bëhet statusi i artistit; Të rikonstruktohet godina e Teatrit Kombëtar siç po bëhet për TKOBAP. Për të diskutuar këto kërkesa kërkojmë, që brenda datës 25 shtator kryesia e sindikatës të takohet me ju zonja ministre”, përfundon letra e SPASH.

Akuzat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë, Reshat Ibrahimi shprehet se deri tani ministrja e Kulturës ka treguar se nuk ka pasur vullnet për kërkesat e artistëve. Kryetari i SPASH pohon se me nisjen e sezonit artistik duhet patjetër, që ministrja e Kulturës të ulet në takim me përfaqësuesit e sindikatës. Sipas Ibrahimit janë bërë premtime deri tani nga ministrja e Kulturës, por kanë mbetur vetëm fjalë apo projektligje në letër. “Është situatë kaotike me artin. Janë lënë përgjysmë shumë probleme, që kanë lidhje me artin dhe kulturën. Në këtë pikë, ne si Sindikatë e Pavarur e Artistëve Shqiptarë kërkojmë që brenda 25 shtatorit duhet të bëjmë një takim me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro në lidhje me tre probleme madhore. Ne kemi kërkuar që para statusit të artistit ti garantojmë artistit të drejtat dhe detyrimet që ai ka, dhe më pas të bëjmë ligjin e ri të artit. Ligji i ri i artit ka direkt lidhje me artistët. Duke siguruar të drejtat e artistëve, atëherë ligji mbi artin është më i lehtë për t’u bërë. Unë uroj dhe shpresoj te ky takim, nëse nuk ndodh atëherë ne do të vijojmë lëvizjen sindikaliste, duke parë situatën do të ndërmarrim hapat tona deri te aktiviteti në institucione”, pohon Ibrahimi. Për artistin e cirkut Julian Kazazi njëkohësisht dhe kryetar i sindikatë së artistëve të Cirkut Kombëtar nuk ka vëmendje për problemet. “Kërkesat në drejtim të ministres së Kulturës janë të drejta. Ne presim që të ketë përmirësim të gjendjes, dhe do të vijohet të ndiqen gjërat sipas atyre që parashikon ligji. Ne dhe më parë e kemi pohuar se nëse nuk do të ketë zgjidhje mund të arrihet deri te bojkotimi i aktiviteteve. Zëri i të gjithë artistëve duhet dëgjuar dhe duhet të ulemi në diskutime për problemet”, pohon Kazazi. Përballë këtyre problemeve me nisjen e sezonit artistik artistët janë në pritje të takimit me ministren Kumbaro./Julia VRAPI