
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Artistët me një mbrëmje kushtuar divës së artit operistik botëror Maria Callas, jeta dhe veprimtaria në një dokumentar

Shkruar nga Julia Vrapi 3 Dhjetor 2022

Maria Callas ishte një nga këngëtaret më të njohura dhe më me ndikim të operas të shekullit të 20-të. Një mbrëmje e veçantë dedikuar divës së artit operistik botëror Maria Callas, në 99-vjetorin e lindjes së saj bëri bashkë artistët. Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me pianisten Ardita Bufaj organizoi eventin në kujtim të 99-vjetorit të lindjes së Maria Callas, ku nuk mungoi edhe një dokumentar kushtuar sopranos. COD shprehet se ky event solli në vëmendjen e publikut, e veçanërisht të rinjve, repertorin e artistes në fjalë, i cili varionte nga operat serioze klasike deri te veprat belkanto të Donizettit, Bellinit dhe Rossinit; te kryeveprat e Verdit dhe Puçinit. Talenti i saj ndërkombëtar bëri që ajo të cilësohej si “La Divina”. Dokumentari i shfaqur në sallën “Forum”, sipas COD ngacmoi kureshtjen e të pranishmëve mbi atë që do të ishte “lufta” midis gruas Maria dhe divës Callas; një histori e ndërlikuar jashtë skenës që luhej me po aq dramë të zjarrtë sa edhe operat që ajo këndonte. Në përfundim të diskutimit mbi jetën dhe veprimtarinë e artistes, tri studente të Universitetit të Arteve interpretuan arie solo nga partiturat legjendare të Maria Callas, të shoqëruara në piano. Ideuar dhe nën moderimin e pianistes së njohur Ardita Bufaj në këtë mbrëmje ishin të ftuar personalitete të ndryshme të artit dhe më gjerë, si Maria Francesca Siciliani, vajza e ish drejtorit të teatrit “La Scala”, regjisore dhe e pagëzuar nga Maria Callas, sopranoja Edit Mihali, kompozitori Robert Radoja, muzikologjia Mikaela Minga, soprano Ramona Tullumani, etj.
Aktiviteti i sopranos
Maria Callas lindi më 2 dhjetor 1923. Është sopranoja greko-amerikane më me influencë e shekullit të 20-të. Shumë kritikë vlerësuan teknikën e saj bel canto, zërin e gjerë dhe interpretimet dramatike. Sipas certifikatës së lindjes, emri i saj është Sophia Kalos, e lindur në Manhattan nga dy prindër grekë dhe e pagëzuar më pas me emrin Anna Maria Sofia Kalogeropoulou. Në materiale rreth jetës së saj, thuhet se Callas mori edukimin muzikor në Athinë. Më pas u regjistrua në Konservatorin e Athinës, por pa sukses. Në audicione, me zërin ende të pastërvitur dështon duke mos arritur të lërë përshtypje të mirë te drejtori i konservatorit, i cili refuzon ta regjistrojë. Pas kësaj merr mësime private këndimi dhe kështu nis rruga e gjatë drejt këndimit lirik. Në kohën e Callas-it, bashkëkohësit dëshironin zëra perfekt. Shumë soprano ishin të përqendruar te bukuria e zërit më shumë se sa te interpretimi. Por Maria solli ndryshimin, diçka të pazakontë. Ajo nuk interesohej aq shumë për bukurinë vokale se sa për interpretimin dramatik. Megjithatë edhe zëri i saj ishte i mahnitshëm. E filloi karrierën me Puçinin dhe Toskën pikërisht në Greqi, në vitin 1942, me sukses të jashtëzakonshëm, falë shpirtit të sakrificës (studionte 12 orë në ditë) dhe punës sfilitëse. Sopranoja Maria Callas u nda nga jeta më 16 shtator 1977, Paris, Francë.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
