Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët mesazh Ramës: Nëse prish Teatrin Kombëtar, Muzeun, Teatrin e Kukullave dhe Bibliotekën, do të nxjerrim popullin në protestë

Postuar: 26/03/2019 - 07:25

Skena e Pavarur Kulturore dënon deklaratat e kryeministrit për ndërhyrje në disa ndërtesa kulturore. Skena e Pavarur Kulturore, që përfshin artistë dhe drejtues shoqatash që zhvillojnë veprimtari artistike në vend, shprehet se kryeministri Rama paralajmëroi shembjen e disa ndërtesave historike në një aktivitet elektoral më 23 mars në Tiranë. “Në emër të vetëlavdërimit dhe në përpjekje për të shmangur diskutimin mbi shkeljet e panumërta ligjore të atij vetë në menaxhimin e pronës publike dhe trashëgimisë kulturore, paralajmëroi shembje të ndërtesave kryesore historike të qendrës së Tiranës, të tilla si Teatri Kombëtar, Teatri i Kukullave apo Muzeu Historik Kombëtar. Skena e Pavarur Kulturore gjykon se kërcënimet e kryeministrit për shkatërrimin e një pjese thelbësore të trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës nuk janë gjë tjetër veçse fjalë boshe”, thuhet në deklaratë. Sipas SPK kryeministri nuk e ka shembur deri tani Teatrin Kombëtar jo se nuk ka dëshiruar, por sepse deri tani nuk ka guxuar të vë në zbatim paligjshmërinë e planit të tij. “Siç mund ta ketë kuptuar vetë kryeministri, projektligji i tij personal "Fusha" ka skaduar tashmë prej muajsh pa rezultat. Afati i vënë në ligj për "mbylljen e negociatave me kompaninë Fusha" brenda një muaji nga hyrja në fuqi e ligjit, ka skaduar shumë muaj më parë. Ashtu si me koncesionet e tjera personale të kryeministrit, edhe ky nuk ka ecur përpara jo për mungesë dëshire, por për shkak të frikës se kjo shkelje ligji, mund të bëhet nga rastet e para në historinë e re të Shqipërisë që përfundon me dënim të shkelësve”, vijon deklarata. Skena e Pavarur Kulturore gjykon se protesta e vazhdueshme e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe sakrificat e aktivistëve në mbrojtje të teatrit dhe rrjedhimisht, të shtetit ligjor, ka dhënë frytet e veta duke ndalur një shkelje flagrante. “Për rrjedhojë, Skena e Pavarur Kulturore mendon se Teatri i Kukullave, një ndërtesë me rëndësi historike për shkak se ka qenë parlamenti i parë, (e ndoshta i fundit) me të vërtetë demokratik në historinë e Shqipërisë, ashtu si edhe ndërtesat e tjera të kërcënuara nga Rama, mundet të shemben nga ndonjë tërmet, mundet t'i bjerë zjarri apo të rrënohen nga neglizhenca flagrante e autoriteteve. Por shanset e Ramës për të shembur këto ndërtesa janë zero. Ne do të ndalojmë kryeministrin dhe çdokënd që mendon ndryshe nga shkatërrimi i trashëgimisë sonë historike dhe kulturore për llogari të pazareve të rradhës me klientët e rradhës”, shkruhet në deklaratë.

 Shteti të mbrojë trashëgiminë

Referuar fjalëve të kryeministrit, SPK vijon se kjo politikë është në vazhdën e degradimit të trashëgimisë dhe mungesës së vullnetit të institucioneve përgjegjëse, që nuk ndërmarrin asnjë veprim për ta mënjanuar këtë rrezik. “Skena e Pavarur Kulturore është solidarizuar që në fillim me kauzën e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar për mos lejuar shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe shkeljen e Kushtetutës së vendit. Njëlloj sikurse ka ndodhur në rastet e Velierës, Butrintit, Teatrit Kombëtar dhe në të gjitha rastet ku z. Rama ka ndërhyrë me qëllim që njerëz të afërt me të dhe pushtetin e tij të përfitojnë financiarisht, (mjaftojmë të sjellim në vëmendjen e publikut Nenin 172 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore që shkon pikërisht në këtë drejtim). SPK do të kundërshtojë fuqimisht nëse do të kanoset prishja e Teatrit Kombëtar, Teatrit të Kukullave (ish-selia e Parlamentit Shqiptar), Muzeut Kombëtar, dhe Biblioteka Kombëtare. SPK do të mobilizojë qytetarët dhe shoqërinë civile për ta kundërshtuar ashpër një gjë të tillë”, vijon deklarata. Më tej Skena e Pavarur Kulturore shprehet se shteti se ka për detyrë ta mbrojë trashëgimisë kulturore, sepse ajo është e lidhur ngushtë me vazhdimësinë historike të shoqërisë dhe identitetin e vetë kombit. Elementi i shtetformimit duhet t’i motivojë njerëzit t’i ruajnë objektet e trashëgimisë kulturore. “Njëlloj si shtetet europiane si Franca, Britania e Madhe, dhe Gjermania të cilat trashëgiminë kulturore e shohin si element kyç për krijimin e identitet të përbashkët shoqëror dhe shtetformimin të shtetit, edhe qytetarët shqiptarë duan godinat historike si pjesë e qenësishme e trashëgimisë kulturore të ruhen si pjesë e kujtesës dhe identitetit të kombit”, përfundon deklarata e SPK.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 1961.

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst

Postuar: 16/07/2019 - 07:33

Filmi “Internimi”, me ngjarje që zhvillohen përgjatë viteve ’80 u shfaq premier

Postuar: 16/07/2019 - 07:31

Të shtunën në mbrëmje kishim vendosur të organizonim Festën e mbylljes së stinës teatrore 2018-20

Postuar: 16/07/2019 - 07:29

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizua

Postuar: 16/07/2019 - 07:28

Studiues të letërsisë dhe autorë të saj u bënë bashkë në konferencën shkencore me temë “Let