BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Kultura

Artistët: Ministrat e Kulturës ndër vite pa vullnet për ligjin e ri të artit, iu intereson për të mbajtur peng artistin

Artistët: Ministrat e Kulturës ndër vite pa vullnet për

Problemet ligjore vazhdojnë të shoqërojnë prej vitesh në aktivitetin artistik artistët në vendin tonë. Me kritika drejtuar Ministrisë së Kulturës për mungesë vëmendjeje ndaj tyre dhe për të pasur një ligj arti me modelet europiane, artistë të ndryshëm shprehen se në vendin tonë për artin është bërë fare pak nga institucionet. Ligji i ri i artit vazhdon të jetë një kërkesë, që deri më tani nuk ka qenë sa duhet sipas tyre në vëmendjen e Ministrisë së Kulturës. Për artistët ministrat e Kulturës në vend ndër vite kanë treguar mungesë vullneti për të pasur një ligj arti, me modelet europiane. Mjeshtri veteran i cirkut shqiptar Pavli Sallata thotë se është tepër me rëndësi funksionimi i jetës artistike në vend, por gjithçka sa është thënë për ligjin e ri të artit ka mbetur në letër prej vitesh nga ministrat e Kulturës në qeveritë e ndryshme në vend. “Unë kam frikën se kjo punë nuk do të marrë zgjidhje, sepse po përgatiten për zgjedhje dhe kam frikë se kjo nuk do të ketë vëmendje, i lënë gjërat pas dore, por të paktën të bënin diçka të mirë për artistët. Ligji aktual i artit nuk përputhet me kushtet e kohës, nuk plotëson ato parametra që kërkon arti në përgjithësi dhe artistët në vend. Pra kërkohet një art më koherent, një art më i vlerësuar për artistët dhe e ardhmja në përgjithësi”, thotë mjeshtri Pavli Sallata në një reagim të tij. “Mjeshtër i Madh” artisti i njohur Pavli Sallata tregon se koha është, që duhen bërë ndryshime patjetër në ligj, sepse duhet një frymë e re për artin në përgjithësi në vendin tonë. “Por nëse shohim disa lëvizje për rregullime, apo kushtet për një teatër, etj, por fjala arti lë për të dëshiruar tek ne. Statusi i artistit dhe ligji i artit do ti rregullonte këto gjëra, për të bërë një jetë artistike më të mirë. Është statusi i artistit, që të përfshihet brenda pensioneve, por ka mbetur në letër prej vitesh. Vazhdojnë të qëndrojnë në letër prej vitesh propozimet tona në ministri dhe sidomos me situatën me covid-19 në vend kjo gjë është agravuar më shumë. Institucionet i mbyllën dhe nuk funksionojnë si duhet, por është tepër i rëndësishëm funksionimi i jetës artistike në vend, pavarësisht tendencave për të bërë spektakle jashtë”, thotë mjeshtri i cirkut Pavli Sallata.

Ligji për pushtetin e titullarit

Në një reagim të tij tenori Rudi Sata shprehet, se ligji aktual i artit në vend është bërë vite më parë për glorifikimin e pushtetit të titullarëve të institucioneve në vend, duke mos menduar sa duhet për artistët. “Unë i qëndroj llogjikës sime, që nuk është opinion por janë fakte, që tregojnë katërcipërisht që ligji aktual i artit është bërë vetëm për glorifikimin e pushtetit absolut të titullarit. Dhe artisti shndërrohet në skllav i pushtetit politik dhe i titullarit”, thotë tenori Rudi Sata. Me kritika për ministrat e Kulturës ndër vite në vendin tonë, tenori Rudi Sata vijon më të njëjtin qëndrim edhe për ministren aktuale. Por ai thotë se prej vitesh ka prezantuar një draft, por nuk është marrë parasysh nga ish ministrat. “Qëndrimet e ministrave të Kulturës ndër vite dihen, ata nuk kanë vullnetin për të bërë ligj të ri arti, sepse kështu iu intereson për të mbajtur artistin peng. Ndaj dhe unë e kam pohuar këtë problem herë pas here. Unë e kam gati një draft të ligjit. Unë dua që të implementohet ai ligj arti, që ia kam lënë në tavolinë të gjithë ministrave të Kulturës ndër vite që në kohën e Berishës dhe deri tani në kohën e Ramës. Ia kam lënë ministrave Bumçi, Kumbaro dhe janë në dijeni dhe në vijim”, thotë mes të tjerave tenori Rudi Sata. Ndërsa artistët kërkojnë ligji me model europiane për artin sepse sipas tyre nuk funksion si duhet për jetën artistike në vend, pritet që dhe sindikata e artistëve të nisë takimet për problemet ligjore me Ministrinë e Kulturës.