Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët: Ministria e Kulturës këtë vit ka qenë në “ngrirje” në kuadrin artistik, teatri në “koma” dhe askush nuk po e ndihmon

Artistët: Ministria e Kulturës këtë vit ka qenë në

Artistët vazhdojnë të jenë në një situatë, që sipas tyre nuk është treguar vëmendje nga institucionet. Me kritika për Ministrinë e Kulturës, ata shprehen se në këtë kohë të vështirë ka treguar se nuk ka bërë sa duhet. Artistët shprehen se deri tani është treguar paaftësi për artin dhe kulturën, duke pohuar se Ministria e Kulturës edhe këtë sezon ende nuk është e qartë se çfarë do të bëhet në ndihmë të artistëve, ku ata rendisin jo vetëm probleme ligjore, statusi i munguar i artistit, etj. Edhe ky sezon që duhej të ishte me shfaqje në skena për shkak të pandemisë ende nuk ka diçka të saktësuar, por sërish ata shprehen se Ministria e Kulturës është ajo që duhet të mendojë për artistët, ku deri tani nuk kanë qenë në vëmendje. Tenori Rudi Sata thotë se tashmë është mësuar me këtë që ndodh me institucionet dhe Ministria e Kulturës vazhdon të tregojë paaftësinë e saj në këtë gjendje. “Është e paaftësisë menaxheriale, institucionale e politikave artistike, etj. Mua nuk më befason fare kjo mospasja e qartë të një axhende të ministres së Kulturës apo të institucioneve të artit, në varësi të saj”, shprehet tenori Sata, që dhe më parë ka qenë kritik për çfarë ndodh me artin dhe kulturën në vend. Por kur jemi në një kohë pandemie dhe institucionet prej muajsh kanë pezulluar aktivitetet në skena, tenori Rudi Sata vazhdon më tej se edhe nëse ka justifikime nga ministria sërish ata kanë treguar, që nuk kanë qenë atje ku duhet për artin dhe institucionet. “Ata mund të justifikohen, sepse është dhe covid dhe jam shumë dakord, por gjithsesi pa dashur të bëhemi kritizerë si të ishte covid si të mos ishte ata sërish për mua janë ngelës në klasë”, thotë tenori Sata.

Pandemia gjunjëzoi artin

Regjisore dhe aktore edhe Eliona Thomaraj është një nga zërat e artistëve, që herë pas here ka folur për problemet që shqetësojnë komunitetin artistik. Sipas saj, teatri dhe kinemaja kanë qenë të gjunjëzuar me pandeminë dhe janë goditur shumë. Por në këtë situatë Thomaraj shprehet se Ministria e Kulturës është mirë që ti japë dhe përparësi institucioneve të teatrit, pasi sipas saj nuk është ndihmuar. Dhe kur jemi në muajin shtator dhe vite më parë niste sezoni artistik dhe puna për aktivitetin artistik, kjo kohë me pandeminë sipas regjisores po tregon që teatri ka nevojë për shumë përkujdesje. “Ministria e Kulturës ndodhur edhe përballë pandemisë këtë vit ka qenë në "ngrirje" në kuadrin artistik dhe sigurisht më të prekurit janë kinemaja dhe teatri. Ministria e Kulturës do të bënte mirë ti jepte përparësi teatrove sidomos dhe kryesisht artistëve të pavarur. Teatri është shumë i brishtë, ka nevojë për përkujdesje, ka rënë në “koma” dhe askush nuk po merr masa ta ndihmojë teatrin, duke ruajtur kushtet e sigurisë, natyrisht”, thotë regjisorja Eliona Thomaraj. Por edhe pse në këtë situatë me probleme, artistët kanë nevojë për jetën artistike po ashtu dhe publiku që i ndjek ata. Përballë problemeve të kohës ata herë pas here janë shprehur se duhet të gjejnë zgjidhje për ti angazhuar. Edhe aktorja Eliona Thomaraj thotë se zgjidhja gjendet, por duhet dëshira. “Të distancohen karriget, të përdoren më shumë teatrot e hapur, mundësisht edhe kinematë verore. Gjetja e zgjidhjes alternative egziston përherë, mjafton të jetë dëshira e mirë. Zonja ministre, përpara se artistët të kthehen në monumente shërbejuni”, thotë Eliona Thomaraj. Por edhe pse shprehen se për këtë sezon artistik ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë për shkak të pandemisë me aktivitetin artistik dhe premierat, disa institucione po vijojnë me shfaqje në ambiente të hapura.