BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Artistët: Ministria e Kulturës po tallet me ne, për statusin e artistit ka dhjetë vjet që flitet dhe asgjë nuk po bëhet

Artistët: Ministria e Kulturës po tallet me ne, për statusin e

Statusi i artistit prej vitesh vazhdon të diskutohet dhe ende nuk ka gjetur miratim. Ministria e Kulturës është vënë herë pas here përballë akuzave të artistëve të ndryshëm, që sipas tyre prej vitesh e ka zvarritur problemin me statusin e artistit. Regjisorë dhe aktorë shprehen se për statusin e artistit duhet që nga Ministria e Kulturës të ishte diskutuar dhe bashkëpunuar me artistët para shumë kohësh, ku sot ata janë në pritje të tij. Aktor dhe regjisor Kritaq Pilo bën me dije se ka 10 vite që flitet për statusin, por duket se në këtë pikë ka një ngërç. “Nëse flitet për një draft që përfshin statusin e artistëve, a ka juristë kur është hartuar? A kanë nxjerrë një kosto financiare? Sepse kur shkohet në shtet është me të gjithë dokumentacionin e duhur, që të pranon ose jo statusin, sepse shihet dhe një buxhet shtesë pasi ka lidhje me këtë pjesë. Ne kemi një ngërç në këtë pikë, ku prej vitesh flitet për statusin e artistit dhe ende nuk ka një rezultat. Që para 10 vitesh në qeverinë Berisha është kërkuar kjo madje është kërkuar fort dhe dikur nga TOB. Pra kanë kaluar tre mandate qeveritare dhe ata bëjnë show”, pohon aktori Kristaq Pilo. Duke folur për këtë problem, aktor dhe regjisor Kristaq Pilo thotë më tej se gjithmonë më shumë për statusin është folur në fund të një mandati të një qeverie. “Nuk shoh asgjë, thuhet po, po, po, dhe vitin tjetër ne do të hyjmë sërish në zgjedhje. Nëse ndodh në një rrotacion çfarë do ndodhë? Do të fillojmë nga e para negociatat me qeverinë e re. Pra gjithmonë është lënë në fund mandatesh dhe diskutimesh. Unë besoj te ajo sa i gjerë është spektri i kërkesave. Të jetë një status për artistët kudo, nuk mund të lësh një aktor të Shkodrës që ka 30 vjet në skenë dhe të mos përfitojë status. Nuk mund të lësh aktorin e Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës. Artisti është një kudo që punon, qoftë në rrethe apo institucione kombëtare”, pohon aktori Kristaq Pilo.

Politika jo në favor të artistëve

Statusi i artistit është një nga pikat, që sindikata e artistëve herë pas here i është drejtuar Ministrisë së Kulturës. Aktore dhe regjisore Eliona Thomaraj thotë se deri tani ministria duket se është tallur me artistët përballë problemeve që ata kanë dhe nuk kanë gjetur zgjidhje. “Kjo ministri u tall keqazi me artistët, të cilët shpresuan për reforma të emancipuara ku marrin artistin në mbrojtje dhe jo ta lërë potencialin e saj pa një status, të cilin e mbron. Artistët kanë kaq kohë, që kërkojë status. Unë herë pas here në të gjitha intervistat që jap them, që artistët kërkojnë status. Teatrot vendorë ti kthehen ministrisë dhe jo të lihen në mëshirë të bashkisë. Por tani çfarë ndodh? Këta dhe Teatrin Kombëtar që ishte nën mbikëqyrjen e MK ia kaluan bashkisë, e para për të prishur truallin. Ne prisnim që të na merrte dhe ne nga rrethet me teatrin ministria nën mbrojtje, por ajo lëshon dhe Teatrin Kombëtar”, thotë aktorja Eliona Thomaraj. Në këtë situatë aktorja shprehet se deri tani politikat që janë ndjekur kanë qendër kundër artistëve në jetën artistike, gjë e cila ka sjellë jo pak probleme. “Ministria tallet me ne, sepse ne nuk kemi një status që të na mbrojë, rrogat na i bëjnë si ua do qejfi, kontrata po ashtu i rinovojnë si ua do qejfi, marrin në punë si duan. Pa status kush na mbron ne? Kush na thotë sa do të jetë pensioni? Asnjë nuk na mbron. Ndër vite politikat e ministrisë kanë qenë kundër artistëve, jo pro nesh”, pohon aktorja dhe regjisorja Eliona Thomaraj. Herë pas here nga sindikata e artistëve është folur se çështjet ligjore kanë sjellë probleme me jetën artistike, por ata janë në pritje të ulen në takime me përfaqësues të ministrisë për zgjidhjen e tyre.

Më të lexuarat