
Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Artistët: Mungesa e kritikës i ka shkaktuar paralizë analitike teatrit, lejon spekulime të thashethemeve të kafeneve

Shkruar nga Julia Vrapi 29 Janar 2022

Mungesa e kritikës në jetën artistike dhe heshtja me të cilën përcillen shfaqjet i ka shkaktuar dëm teatrit. Për aktorë dhe regjisorë të ndryshëm indiferenca për ta komentuar punën e regjisorit apo aktorëve, teatrit në vend i ka shkaktuar paralizë analitike. Jemi në muajin e parë të këtij viti, jeta artistike ka nisur në skenat tona, por artistët shprehen se për vlerat në art duhet dhe një analizë e bërë nga profesionistë. Sipas tyre, kemi shumë pak që e bëjnë këtë. Aktori i njohur Ilirian Ali thotë se një vepër në skenë duhet të përcillet me kritikën e artit. “Kritika vlerëson, por dhe kritikon sepse bën dhe një sy kritik analitik kur vjen një vepër artistike skenike, që përcjell vlerat apo mesazhet. Kritika në art është baza, është ajo që bën të lexojnë dhe vlerësojnë teatrin”, thotë ai. Ilirian Ali aktor me një aktivitet prej disa dekadash në teatër, vijon më tej se duhet të ketë dhe mundësi për formimin e kritikëve të artit. Sipas tij, dikur kishte, ndërsa sot jo më. “Kam përshtypjen që duhet që të kultivohen kritikët e teatrit, nëse ka degë apo kurse për dramën dhe regjinë ashtu duhet të kishte dhe për kritikën. Përpara bëheshin specializime për kritikët, që merrnin një formim profesional”, thotë ai. Regjisore dhe aktore Eliona Thomaraj me shumë problem sheh mungesën e kritikës për shfaqjet teatrore. Sipas saj, teatri i ka shkaktuar paralizë analitike. “Mungesa e kritikës së teatrit, heshtja me të cilën përcillen shfaqjet teatrore dhe indiferenca për ta komentuar punën e regjisorit apo aktorëve, teatrit i ka shkaktuar këtë paralizë analitike. Nuk ka asnjë zë të vetëm, i cili merr përsipër të shohë dhe të komentojë për një vepër artistike. Si mendohet të promovohet teatri nëse dikush nuk të orienton si për mirë apo për keq me kritikën e vet? Si ka mundësi që një format televiziv si “Big Brother” apo “Përputhen” kanë opinionistë dhe një shfaqje e teatri nuk ka asnjë zë apo hapësirë për tu shprehur, për të përcjellë dhe për të mbledhur opinione”, shprehet aktorja Thomaraj.
Kritiku i jep mesazhet e veprës
Teatrit në vend i mungojnë elementë promovues, dhe në menaxhimin e artit zëri kryesor është dhe kritika e bërë nga profesionistë të fushës. Aktorja Eliona Thomaraj thotë se problemi me mungesën e kritikës së teatrit duhet marrë seriozisht. “Duhet ngritur institucioni i kritikës së teatrit. Kritiku i jep mesazhet e veprës, jep informacion nëse është huazim apo krijim mirëfilli, nxit konkurrencën midis artistësh dhe bën që teatri të përmirësohet nëpërmjet kritikës”, thotë ajo. Me aktivitetin e saj artistik në skena të ndryshme Eliona Thomaraj thotë se e ka ndjerë mungesën e një analize në shfaqjet e saj. Ajo thotë se duke mos pasur kritikë të bërë nga profesionistë gjithçka mbetet në muhabete kafenesh. “Unë e kam si peng, që puna e regjisorit nuk vihet në diskutim nga askush dhe kjo nuk lejon, që të shohësh edhe këndvështrime profesionaliste mbi punën tënde. Kjo lejon spekulime të thashethemeve të kafeneve, ku gjithkush i jep të drejtën vetes të bëj kritikun”, thotë Thomaraj. Sipas regjisores, një kritik i artit duhet të jetë një njeri i përgjegjshëm dhe profesionist. “Të mbajë përgjegjësi për ato që thotë dhe ti firmosi në fund me emrin e tij opinionet e veta, dhe jo në shije subjektive apo më keq akoma klane dhe zilira”, thotë ajo. Problemi i mungesës së kritikës është pohuar dhe në fusha të tjera si në muzikë, artet pamore, etj.
Më të lexuarat


Koncerti kushtuar pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka bën bashkë artistët

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis nga Saranda

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e Shkencave, studiuesi Auron Tare: Ju që keni firmosurdo t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat Butrintin

Parku kombëtar i Butrintit, Margariti: Të shtohen shërbimet

Marrëveshja për Butrintin, arkeologu Apollon Baçe: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni, parkun po ua japim të tjerëve

Java e Kulturës Greke, një koncert për publikun në Tiranë

“Kur ikën macja” në Durrës në datat 28 dhe 29 maj, humor i bukur, interpretime brilante dhe të qeshura pa fund

Komedia “Martesa”, një lojë gazmore për publikun te amfiteatri i Liqenit të Tiranës

Koncerti “16 shekuj muzikë shqiptare”në teatrin Metropol, bazuar mbi studimet e Ramadan Sokolit

Mikel Temo: Ministria e Kulturës nuk ka një program mbështetjeje, projektet mbeten në letër dhe artistët bashkëkohorë nuk kanë vend ku të ekspozohen
