BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët: Nëntë vite pa rritje të pagave, Ministria e Kulturës duhet ta ketë prioritet këtë çështje

Artistët: Nëntë vite pa rritje të pagave, Ministria e

Artistët përballë problemeve që kanë në jetën artistike shprehen dhe për pagat, që sipas tyre kanë vite që nuk kanë pasur rritje. Të gjendur në këto kushte ata në reagimet e tyre i drejtohen Ministrisë së Kulturës, që ta ketë prioritet këtë çështje, pasi deri tani nuk është treguar vëmendja që duhet. Në një kohë kur pritet që të institucionet e artit në vendin tonë të rinisin aktivitetin artistik në skena pas pezullimit më parë për shkak të pandemisë, artistët thonë se duhet të mendohet edhe paga, që është vlerësim për ata. Tenori Rudi Sata në një reagim të tij thotë se si nga titullarë institucionesh apo edhe Ministria e kulturës nuk është dëgjuar të flitet për rritjen e pagave. “A do të rriten pagat për artistët? Kjo është një pyetje, që asnjëherë nuk e kemi dëgjuar as nga titullarët e institucioneve, as nga znj. ministre e Kulturës. Artisti asnjëherë nuk përmendet nga politika. Kam parasysh ministren përkatëse dhe titullarët e institucionit”, shprehet tenori Sata. Sipas tij, nëse nga institucionet dërgohen shkresa në ministri për fonde për projekte të ndryshme, është detyrim edhe të mendohet për artistët në vend. Tenori Rudi Sata shprehet se ka nëntë vite, që nuk ka rritje pagash. “Siç ata dërgojnë shkresa nëpër zyrat e ministrisë për rritje të fondeve për spektakle, po ashtu duhet të ndjejnë detyrim moral dhe ligjor edhe ndaj pagave të artisteve. Paga optimale e artistit është dinjiteti. Është vlerësim profesional. Ka nëntë vite, që nuk ka asnjë rritje të nivelit të pagave për artistin. Artistët janë tashmë për mbijetesë”, thotë mes të tjerave tenori Sata.

 Serioziteti të pagat

Rihapja e teatrove duket se ka gëzuar artistët edhe pse për problemet e tyre pak flitet. Aktorja Eliona Thomaraj thotë se godinat e teatrove do të rigjallërohen, pas gjithë këtij vakumi të krijuar. Por shton se domosdoshmëri është të mendohet për artistët, si dhe investimi në fushën e artit dhe kulturës. “Pagat e artistëve duhen marrë seriozisht në mbrojtje, elita shqiptare po mbijeton dhe një popull pa elitën e tij humbet identitetin. Artistët kanë nevojë mbi të gjitha për mbështetjen e politikës. Promovimi dhe menaxhimi i veprave artistike është urgjenca e momentit, që po kalon arti në mbarë botën”, pohon regjisorja dhe aktorja. Ndërsa shprehet për një sezon të mbarë artistik, mes të terave aktorja dhe regjisorja Eliona Thomaraj shton se Ministria e Kulturës duhet ta ketë prioritetin tek artistët. “Ministria e Kulturës duhet ta ketë prioritet çështjen e pagave të artistëve, pasi paga që kanë artistët buxhetor vendosin edhe dyshemenë e vlerësimit të një artisti në vend”, thotë aktorja dhe regjisorja. Më parë edhe drejtues të Sindikatës së Artistëve në reagimet e tyre janë shprehur herë pas here për rritje e pagës për punonjësit e artit dhe kulturës. Sipas tyre, Sindikata e Artistëve ka kërkuar 10 për qind rritje page për artistët, sepse ka vite që nuk është bërë asgjë.