BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët nga TOB dhe ata nga Kosova, bashkë në skenë me vepra shqiptare premierë

Artistët nga TOB dhe ata nga Kosova, bashkë në skenë me

Artistët nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit si dhe artistë nga Kosova bëhen bashkë për koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e datës 3 shkurt te “arTurbina”. Koncerti “Crescendo musicale” zhvillohet me pjesëmarrjen e trupës së korit të TOB dhe Orkestrës. Nën dirigjimin e mjeshtrit Rafet Rudit. TOB bën me dije se ky koncert zhvillohet në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri- Kosovë dhe konkretizohet me pjesëmarrjen e dirigjentit kosovar Rafet Rudi, i cili do të drejtojë këtë koncert. Programi i koncertit do të jetë me vepra premierë të autorëve shqiptarë, mes tyre nuk mungojnë dhe vepra të autorëve të huaj. Programi përmban Korale nga Jan Kukuzeli dhe interpreton Kori i TOB, vijon “dall’ Antiphonario” nga Gjergj Danush Llapacaj, “Sancta Maria”, “Sancta Maria de Amelphitana” po nga kori i teatrit të operës. Koncerti do të vijojë dhe me “O Magnum mysterium” nga Th. L. de Victoria, “Agnus Dei” op. 167 nga Egil Hovland koncert për fagot dhe kor “a cappella” interpretojnë Orges Malaj- fagot si dhe kori, për të vijuar me “Missa in D dur” KV 194 nga Mozart. Nën ekzekutimin e Orkestrës së TOB në skenë do të jen dhe solistët e njohur Emiljana Palushaj; Ina Gaqi; Gerald Murrja; Enea Cerashi dhe Bledi Domi. Në vitet e fundit, Rafet Rudi i përkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë. “Për herë të parë, para publikut shqiptar, shfaqen veprat me rëndësi të madhe historike të Gjergj Danush Llapacaj (shek. XVI), Jan Kukuzelit (shek. XIII) dhe Niketa Dardanit (Niketa i Remisianës, nga shek. IV). Këto vepra, po bëhen pjesë e repertorit standard koral në trevat shqiptare. Rafet Rudi është anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve dhe Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave”, shkruan TOB. Rudi është dirigjent permanent i Korit të Filarmonisë që nga viti 2006, me të cilin ka pasur shumë përfaqësime të rëndësishme në vend dhe jashtë tij (Kroaci, Itali, Angli, etj). 

Aktiviteti i dirigjentit

Rafet Rudi, u lind në Mitrovicë, në vitin 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Muzikës në Beograd, ku u diplomua në degën e dirigjimit dhe të kompozicionit. Pas mbarimit të studimeve pasuniversitare, u specializua në Konservatorin Nacional të Parisit, në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Në periudhën 1980 - 1987 ishte dirigjent permanent i korit profesional të Radio Televizionit të Prishtinës. Gjithashtu mjeshtri Rudi më pas do ti dedikohej dhe publicistikës duke botuar mbi 400 shkrime të ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.). Gjithashtu eksperienca e tij si muzikant e përfshin dhe në botimin e disa librave shkollorë, si dhe librin teorik “Sprova estetike” Ai është themelues i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe themelues i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës - ReMusica. Rudi është laureat i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të rëndësishme si: Çmimi i Dhjetorit të Kosovës për krijimtari (1983); Çmimi i Festivalit Ndërkombëtar BEMUS; Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982 etj. Ai është autor i shumë veprave të të gjitha gjinive. Ndër veprat kryesore mund të përmendim: Simfonia, Koncert për kitarë dhe orkestër harkor, Kohë koncertale për piano dhe orkestër simfonike, Kuartet harkor, “The return” për mexosoprano dhe orkestër simfonike, “Malli për udhëtarin e humbur”/Afresk arbëresh III’/ “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor, “Laudatio Funebris” për soprano dhe orkestër harkor,  Impresionet për Flaut dhe orkestër simfonike, etj. Veprat e tij janë botuar në Francë, Holandë, Zvicër dhe në Gjermani. Ato luhen në shumë vende të botës.

Nga Julia Vrapi