BREAKING NEWS

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e
x

Kultura

Artistët: Nuk kemi institucione të modelit europian, stafi i Ministrisë së Kulturës i paaftë, zvarrit prej vitesh ligjin për artin

Artistët: Nuk kemi institucione të modelit europian, stafi i

Ligji për artin dhe kulturën ka nxjerrë probleme në aktivitetin artistik. Për artistët nuk i përgjigjet stadit aktual të kohës, në fushën e artit dhe kulturës në Shqipëri. Për artistë të ndryshëm institucionet në vendin tonë vazhdojnë akoma të funksionojnë me ligjin nr. 10 352, të vitit 2010 për artin dhe kulturën, dhe sipas tyre duhet një ligj i ri. Edhe pse kjo është një kërkesë që është bërë herë pas here dhe në drejtim të Ministrisë së Kulturës, në muajin e dytë të këtij viti artistët shprehen se gjërat janë zvarritur dhe janë bërë më parë vetëm disa përmirësime në ligj. Artistët dhe krijuesit shprehen se puna për ligjin e ri të artit duhet të vijojë, dhe një ligj i ri i hartuar si duhet dhe duke marrë edhe mendimin e komunitetit artistik do të ndikojë në funksionimin për institucionet e artit në vend, që sipas tyre nuk i kemi të modelit perëndimor. Tenori Rudi Sata, regjisori Nikolin Gurakuqi apo dhe të tjerë artistë pohojnë se në këtë gjendje si janë sot institucionet e artit në vendin tonë i mban ligji për artin dhe kulturën, që është sot. Regjisori i njohur Nikolin Gurakuqi në qëndrimet e tij është shprehur për problemet në aktivitetin artistik, por sipas tij sot kemi institucione që nuk po funksionojnë si kombëtarë. Regjisori thotë se institucionet, në këtë gjendje që janë sot me aktivitetin e tyre artistik i mban ligji aktual. “Ne nuk kemi institucione të modelit europian perëndimor, kjo do të thotë se kështu siç janë i mban ligji që është sot. TKOB është institucion kombëtar. Pse quhet kombëtar? Por sot TKOB është kombëtar vetëm në letër, se në praktikë nuk është institucion kombëtar”, thotë mes të tjerave regjisori Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh”. Tenori Rudi Sata thotë se deri më tani nga Ministria e Kulturës më shumë flitet se sa është në vëmendje puna për një ligj të ri arti. Tenori shprehet se në ministri është një staf i paaftë, që me ligjin nuk ka punuar si duhet. “Koha është, që infrastruktura ligjore mos të bëhet më nga pseudoekspertë, por të implementohet modeli perëndimor. Por tek ne në ministri nuk kanë ardhur për tu dhënë imazhin institucioneve dhe dinjitetin artistit, e kam thënë që kanë ardhur për hesapet e tyre. Deri tani vetëm fjalë dhe asgjë tjetër, flit broçkulla dhe asgjë. Janë një sërë problemesh për artistët ne jetën artistike, që duhet vëmendje. Në Ministri të Kulturës janë një staf i paaftë, që nuk dinë asgjë, sepse po të dinin do ta bënin ligjin. Kemi tetë vjet që flasim ligji i artit”, shprehet tenori Rudi Sata.

Për artistët ligji aktual i artit dhe kulturës nuk po i shërben atyre, por pushtetit të titullarëve në institucionet e artit në vendin tonë. Tenori Rudi Sata thotë se ka dorëzuar një draft, që sipas tij nuk është marrë parasysh mbi ligjin e artit dhe kulturës. “Unë e kërkoj ligjin e ri të artit për dy pika kryesore, sepse ligji i artit dhe kulturës që kemi sot nga A në ZH nuk ka bërë gjë tjetër veçse i shërben pushtetit dhe glorifikimit absolut të titullarëve të institucioneve, të cilët kanë ardhur jo nga meritokracia por nga klientelizmi, nepotizmi dhe nga shërbesat politike të tyre. Nuk kanë meritë profesionale. E dyta, artistin e kanë shndërruar në skllav. Dikur i kam dorëzuar ministrisë një material për ligjin e artit, por nuk duan të bëjnë sepse iu ikën pushteti. U bë ligji në 2010, por u bë më keq”, thotë tenori Rudi Sata në një reagim të tij. Edhe Në qëndrimin e saj më parë edhe Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë është shprehur për problemet ligjore, dhe në kërkesat që janë bërë në Ministri të Kulturës është bërë me dije se ka ardhur koha për një ligj të ri për artin dhe kulturën në vendin tonë.