
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon juristja: PD ka shtrirë këmbët sa ka jorganin

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Artistët: Nuk mund të rrijë një artist profesionist 14 muaj pa punuar, Ministria e Kulturës të ketë në vëmendje artin

Shkruar nga Julia Vrapi 25 Maj 2021

Institucionet e artit vazhdojnë me aktivitetin artistik online për shkak të pandemisë, ndërsa për artistët është shumë problem që ata nuk kanë mundur dot prej muajsh të jenë në skena. Qershori më parë ishte muaji që vijonte dhe mbylljen e sezonit artistik, por nga pandemia mungojnë shfaqjet në skena. Artistët shprehen se përveç problemeve me pandeminë që goditi jo pak teatrin, është koha që Ministria e Kulturës ti kthejë sytë nga arti. Sipas tyre duhet edhe një menaxhim më i mirë në institucionet e artit në vendin tonë. Artistë jo vetëm nga institucionet në Tiranë, por dhe në rrethe shprehen se pak flitet për jetën artistike dhe problemet nga Ministria e Kulturës. Pranë teatrit në Vlorë aktorja Eliona Thomaraj është angazhuar prej vitesh në jetën artistike, por thotë se duhet të bëhet një propagandë më e madhe për teatrin në vendin tonë. “Si aktore pres të fillojë aktiviteti normal artistik, madje ti bëhet dhe propaganda teatrit që të fillojë të rimarri veten, sepse njerëzit po ç’mësohen, po ç’edukohem që të vijnë në teatër. Ne pak e vuanim publikun, sepse nuk ishte ashtu duhej të ishte dhe tani pandemia solli shumë probleme. Një kohë e vështirë për artistët, dhe nga Ministria e Kulturës pres të na marri në mbrojtje. Të kemi ligjin e ri të artit, statusi i artistit, etj”, thotë aktorja. Edhe për Rudi Satën, tenor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit artistët janë në pritje të kërkesave të tyre, ku dhe këto muaj sipas tij asgjë nuk është bërë me dije. “Rritja e rrogës, statusi i artistit, ligji i ri për artin janë kërkesat e artistëve, por dhe ky sezon po mbyllet dhe nuk flitet. Kam thënë dhe për ngritjen e një bordi të brendshëm (audit i brendshëm) në institucione nga përfaqësia e komunitetit”, thotë Sata.
Menaxhimi në institucione
Edhe ky sezon që duhej të ishte artistik për institucionet po shkon drejt muajve të fundit dhe ka qenë me aktivitete online. Në lidhje me sezonin që pritet të jetë në vijim, tenori Rudi Sata thotë se shpreson në hapjen e teatrove, por pandemia është problem. “Dëshira është e madhe për hapjen e teatrove, por kjo në varësi nga pandemia”, thotë ai. Aktorja Eliona Thomaraj thotë se në teatrin ku ajo është angazhuar, jo vetëm që nuk ka pasur aktivitete artistike si duhet, por nuk kanë bërë as në ambiente të jashtë. Por ajo thotë se në disa qytete të tjera janë përpjekur për zhvillimin e aktiviteteve. “Për 8 mars ishte “Këpucët e kuqe” në Durrës apo për momentin është duke punuar teatri Metropol për një vepër, që do ta vërë në ambiente të jashtë. Por pati edhe disa artistët që vetë filluan të gjenin mundësi të ndërmjetme për të krijuar art në ambiente të hapura, sepse ishte domosdoshmëri. Nuk mund të rrijë një artist profesionist 14 muaj pa punuar, që kur janë mbyllur institucionet e teatrit. Ministria e Kulturës të ktheje sytë nga arti”, shprehet aktorja. Edhe më parë aktorja Eliona Thomaraj ka thënë se pandemia duket se paralizoi teatrin. Por ajo shpreh shqetësimin dhe çfarë ndodh me institucionet e artit në vend. Sipas Thomarajt, tani duhet kujdes te menaxhimi. “Institucionet e artit duhet të mirëmenaxhohen. Detyra e institucioneve tani është menaxhimi, sepse artistit bën gjithmonë më të mirën për një vepër artistike Por duhet ndryshuar mendësia e spektatorit dhe të promovohet fuqishëm vepra e artit. Për mua duhet marrë në mbrojtje zhanri i teatrit, sepse është goditur në 14 muaj, është paralizuar fare”, thotë ajo. Edhe aktorja Eliona Thomoaraj shpreson që teatrot në shtator të hapen, por edhe sipas saj gjithçka varet nga situata me pandeminë. Ajo thotë se artistët do të vazhdojnë të përpiqen të bëjnë shfaqje edhe në ambiente të hapura.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
