BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Artistet shqiptare 100 vjet në GKA, prezantohen 60 vepra në ekspozitën “Përmes Artit”

Artistet shqiptare 100 vjet në GKA, prezantohen 60 vepra në
Ekspozita “Përmes Artit” prezantoi dje në GKA piktura, skulptura, vizatimi, grafika, fotografi dhe artet aplikative e dekorative. Kjo krijimtari e realizuar nga artiste gra, por të panjohura dhe të pa ekspozuara më parë ishte pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Krijimtaria gati 100 vjeçare e artisteve shqiptare në GKA që prezantoi 60 vepra arti të fondit, i takonin artistëve më të njohura të artit në Shqipëri, si Androniqi Zengo, Kristina Koljaka, Lika Janko, Safo Marko, Liliana Çefa, e deri tek më të rejat, Ledia Konstandini, Lubiana Dashi etj. Veprat u ekspozuan në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, në një aktivitet organizuar nën kujdesin e ministres se Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Galerisë, Artan Shabani. Në ekspozitën e titulluar “Përmes Artit” ishin të ftuara dhe emra të shquara nga fusha të ndryshme të artit, si Tinka Kurti, Marika Kallamata, Roza Anagnosti,  Marjeta Ljarja, Aishe Stari, Elvira Diamanti, Rajmonda Bulku, etj. Ekspozita e përbërë nga piktura dhe fotografi, të realizuara nga artistet shqiptare, kishte si qëllim të saj vëmendje ndaj gruas. Ministrja Kumbaro në këtë takim u theksoi se nuk donte të mbante një fjalim zyrtar, por u shpreh se koncepti i saj për 8 Marsin nuk ishte ai i të konsideruarit një dite festive, por një ditë që duhet të kujtojë që ka edhe 364 ditë të tjera të vitit. “Çdo grua ka nevojë për vëmendje. Roli dhe forca e gruas nuk është vetëm ne 1 ditë te viti”, pohoi ministrja Kumbaro gjatë këtij takimi në GKA. Por ndërsa kjo ekspozitë, e cila mori shumë vëmendje për artin që prezantoi për atë krijimtari të pasur artistike, përmes falenderimeve për këtë aktivitet, jo pak artiste të njohura shqiptare treguan dhe disa nga problemet e tyre më shqetësuese. Nuk u ndalën vetëm në zhvillimet e artit sot, por dhe vlerësimi që duhet bërë më shumë në nder të tyre.
 
“Përmes Artit”, vlerësim krijimtarisë
Ekspozita përbëhej nga punime krejtësisht figurative dhe koha e krijimit të tyre është e vit pas viti. Veprat e prezantuara në GKA, rrinin kaq bukur pranë e pranë, edhe pse ishin realizuar në kohë të ndryshme dhe përcillnin emocione. Një pjesë e këtyre veprave të fondit të GKA për shumë kohë kanë qenë të ekspozuara dhe në institucione të ndryshme, si “Qëndisja e flamurit” vepër e 1982 nga Liliana Çefës, ku artistja e njohur ka 7 vepra në fondin e GKA dhe për këtë aktivitet ishte ekspozuar edhe tabloja tjetër në pikturë “Motrat”. Sipas kuratorëve të ekspozitës, pasqyrimi i punimeve të artit, të kryera nga artistet shqiptare dhe të huaja gjatë një periudhe pothuajse 100 vjeçare, të cilat janë pjesë e rëndësishme e fondit të GKA dhe iniciohet në arsye të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, ideja e pasqyrimit të punimeve të tyre të artit është një pikë kujtesë në memorien historike të shoqërive të ndryshme. Dhe kjo jo vetëm për të shtuar respektin, por dhe vlerësimin e dashurinë ndaj personalitetit dhe identitetit të gruas, punës dhe aftësive të saj, vendit të saj të barabartë ndërmjet të barabartëve. Veprat e përzgjedhura nga koleksioni i krijimtarisë së grave artiste të fondit të GKA kanë shprehi figurative që u përkasin drejtimeve dhe lëvizjeve të artit si: akademizmi, realizmi, realizmi socialist, impresionizmi, arte povera dhe konceptualizmit. Ekspozita “Përmes Artit” do të qëndrojë për publiku dhe sot në mjediset e GKA, ku për herë të parë publiku mund të shikojë një krijimtari të pasur dhe që mban emrin e artisteve më të njohura shqiptare, një krijimtari që kryesisht është realizuar para viteve ’90 në vendin tonë. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat