
BREAKING NEWS
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

x
BREAKING NEWS
Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

x
BREAKING NEWS
Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

x
BREAKING NEWS
E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

x
BREAKING NEWS
Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

x
BREAKING NEWS
Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

x
BREAKING NEWS
Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

x
BREAKING NEWS
Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

x
Artistet shqiptare 100 vjet në GKA, prezantohen 60 vepra në ekspozitën “Përmes Artit”

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Mars 2014

Ekspozita “Përmes Artit” prezantoi dje në GKA piktura, skulptura, vizatimi, grafika, fotografi dhe artet aplikative e dekorative. Kjo krijimtari e realizuar nga artiste gra, por të panjohura dhe të pa ekspozuara më parë ishte pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Krijimtaria gati 100 vjeçare e artisteve shqiptare në GKA që prezantoi 60 vepra arti të fondit, i takonin artistëve më të njohura të artit në Shqipëri, si Androniqi Zengo, Kristina Koljaka, Lika Janko, Safo Marko, Liliana Çefa, e deri tek më të rejat, Ledia Konstandini, Lubiana Dashi etj. Veprat u ekspozuan në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, në një aktivitet organizuar nën kujdesin e ministres se Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Galerisë, Artan Shabani. Në ekspozitën e titulluar “Përmes Artit” ishin të ftuara dhe emra të shquara nga fusha të ndryshme të artit, si Tinka Kurti, Marika Kallamata, Roza Anagnosti, Marjeta Ljarja, Aishe Stari, Elvira Diamanti, Rajmonda Bulku, etj. Ekspozita e përbërë nga piktura dhe fotografi, të realizuara nga artistet shqiptare, kishte si qëllim të saj vëmendje ndaj gruas. Ministrja Kumbaro në këtë takim u theksoi se nuk donte të mbante një fjalim zyrtar, por u shpreh se koncepti i saj për 8 Marsin nuk ishte ai i të konsideruarit një dite festive, por një ditë që duhet të kujtojë që ka edhe 364 ditë të tjera të vitit. “Çdo grua ka nevojë për vëmendje. Roli dhe forca e gruas nuk është vetëm ne 1 ditë te viti”, pohoi ministrja Kumbaro gjatë këtij takimi në GKA. Por ndërsa kjo ekspozitë, e cila mori shumë vëmendje për artin që prezantoi për atë krijimtari të pasur artistike, përmes falenderimeve për këtë aktivitet, jo pak artiste të njohura shqiptare treguan dhe disa nga problemet e tyre më shqetësuese. Nuk u ndalën vetëm në zhvillimet e artit sot, por dhe vlerësimi që duhet bërë më shumë në nder të tyre.
“Përmes Artit”, vlerësim krijimtarisë
Ekspozita përbëhej nga punime krejtësisht figurative dhe koha e krijimit të tyre është e vit pas viti. Veprat e prezantuara në GKA, rrinin kaq bukur pranë e pranë, edhe pse ishin realizuar në kohë të ndryshme dhe përcillnin emocione. Një pjesë e këtyre veprave të fondit të GKA për shumë kohë kanë qenë të ekspozuara dhe në institucione të ndryshme, si “Qëndisja e flamurit” vepër e 1982 nga Liliana Çefës, ku artistja e njohur ka 7 vepra në fondin e GKA dhe për këtë aktivitet ishte ekspozuar edhe tabloja tjetër në pikturë “Motrat”. Sipas kuratorëve të ekspozitës, pasqyrimi i punimeve të artit, të kryera nga artistet shqiptare dhe të huaja gjatë një periudhe pothuajse 100 vjeçare, të cilat janë pjesë e rëndësishme e fondit të GKA dhe iniciohet në arsye të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, ideja e pasqyrimit të punimeve të tyre të artit është një pikë kujtesë në memorien historike të shoqërive të ndryshme. Dhe kjo jo vetëm për të shtuar respektin, por dhe vlerësimin e dashurinë ndaj personalitetit dhe identitetit të gruas, punës dhe aftësive të saj, vendit të saj të barabartë ndërmjet të barabartëve. Veprat e përzgjedhura nga koleksioni i krijimtarisë së grave artiste të fondit të GKA kanë shprehi figurative që u përkasin drejtimeve dhe lëvizjeve të artit si: akademizmi, realizmi, realizmi socialist, impresionizmi, arte povera dhe konceptualizmit. Ekspozita “Përmes Artit” do të qëndrojë për publiku dhe sot në mjediset e GKA, ku për herë të parë publiku mund të shikojë një krijimtari të pasur dhe që mban emrin e artisteve më të njohura shqiptare, një krijimtari që kryesisht është realizuar para viteve ’90 në vendin tonë. Nga Julia Vrapi
Më të lexuarat


Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin

Anastas Kostandini nis punën për krijimin e një mozaiku

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT
