BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët shqiptarë kundër Sfakianakis në Tiranë: Është antishqiptar! Bojkotojeni fashistin

Artistët shqiptarë kundër Sfakianakis në Tiranë:

Notis Sfakianakis mund të jetë një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës greke, por është i njohur për bindjet e tij antishqiptare, fyerjet për popullin tonë dhe mbështetjen për partinë “Agimi i Artë”. Kjo ka bërë që ardhja e tij në Tiranë për të mbajtur një koncert në pallatin e Kongreseve me bileta deri në 21.000 lekë të rinj,  të ndezë menjëherë një debat të gjerë në radhët e analistëve dhe artistëve në vendin tonë.Por mbërritja e këngëtarit grek në Tiranë, është kundërshtuar edhe nga një numër i madh artistësh shqiptarë, mes të cilëve, Flori Mumajesi, Elton Deda, Jonida Maliqi, Bruno, Klajdi Haruni etj.

Artistët shqiptarë kujtojnë deklaratën e Notis Sfakianakis, si mbështetës kryesor i partisë ekstremiste Agimi i Artë, deputetët e të cilës kanë vjellë vrer prej kohësh për shqiptarët.

Rasti i fundit ishte ai i një deputeti i cili foli për artistët shqiptarë duke i quajtur “të dështuar” përfshi këtu edhe përfaqësuesen shqiptare të Qipros në “Eurovizion”, Eleni Foureira.

Partinë nacionaliste greke e mbështet edhe këngëtari Sfakianakis, i cili e ka cilësuar si shpëtim të vetëm për shtetin këtë parti.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek? Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët”, ka shkruar Flori Mumajesi në reagimin e tij.

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar: “Supozohet që ne shqiptarët jemi popull mikpritës por kurrsesi deri në këtë pikë ku të favorizojmë ata që kanë pështyrë mbi ne ndër vite. Absurditet i madh për këtë palo këngëtar që mbi të gjitha nuk është njeri, por monstër që tani në vendin e tij nuk e begenisin më e vjen këtu për koncert recital me çmim bilete “të fryrë”.

Kantatori Elton Deda, duke publikuar një shkrim kundër artistit grek, thotë se nëse ato që shkruhen janë të vërteta, do të bëhej me dëshirë një nxitës i bojkotit.

Deda thotë se do të ishte tepër e ulët t’i dhurosh duartrokitje dhe të paguash dikë, që të ka konsideruar racë inferiore.

“Nëse ato qe thuhen për këtë këngëtar qëndrojnë, unë si individ dhe si artist që tolerancën ndaj homologëve të mi e kam tejet të ekzagjeruar, do bëhesha me dëshire një nxitës i bojkotit.

Njerëzit që hanë aty ku kanë pështyrë gjithmonë ma kanë shpifur. Shpresoj që të mos jetë ashtu siç shkruhet në këtë shkrim, se përndryshe do ishte tepër e ulët ti dhurosh duartrokitje dhe të paguash dike, që të ka konsideruar racë inferiore”, thotë Elton Deda.