Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët: Skena e pavarur kulturore drejt zhdukjes, Ministria e Kulturës nuk ka politika mbështetëse

Postuar: 10/09/2019 - 07:36

Skena e pavarur kulturore në vend mund të shkojë drejt zhdukjes nëse Ministria e Kulturës nuk bën ndryshimin e politikave të saj për ta mbështetur dhe zhvilluar. Kështu shprehen artistë të fushave të ndryshme të artit në vendin tonë, ku sipas tyre, vështirësitë për realizimin e projekteve në fushën e teatrit, artit pamor, etj, janë shumë të mëdha. Jo vetëm me mungesën e infrastrukturës që ata përballen shpeshherë, por dhe buxhetet e pakta që jep Ministria e Kulturës sjellin shumë probleme. Regjisorja dhe aktorja Rozi Kostani shprehet se institucionet në vend duhet të bëjnë shumë më tepër për skenën e pavarur kulturore, sepse është e pamundur të zhvillohet me gjendjen që është sot. “Skena e pavarur kulturore në vend ka shumë probleme. Nga institucionet unë kërkoj, që të gjinden mënyra ose të prodhohen politika, që të ndihmojnë skenën e pavarur kulturore dhe mos ta lënë të vdes, në mënyrë që të mos pohojmë që ekziston pastaj një kulturë gati komuniste e të vendosurit, që ngjan pak sikur je në një komunizëm. Pra nuk zhvillohet skena e pavarur kulturore tek ne, është e pamundur me këto kushte që janë”, shprehet regjisorja dhe aktorja e njohur Rozi Kostani. Një nga emrat e vlerësuar në fushën e teatrit në vend, Rozi Kostani shton më tej se duhet punuar, që skena e pavarur kulturore të mos vdesë. “Bëhet ndonjë projekt, por me shumë vështirësi e realizojmë. Sigurisht që gjithmonë artistët e pavarur kanë vështirësi, por jo në këtë gjendje që jemi ne sot me artin në vend, që duket sikur ato institucione që kanë në dorë politikat dhe buxhetet nuk duan ta zhvillojnë skenën e pavarur kulturore, duan që ajo të vdesë”, shprehet mes të tjerave regjisorja Rozi Kostani.

Arti dhe kultura nuk vlerësohet

Në reagimet e tyre artistët që merren me projektet e ndryshme shprehen se Ministria e Kulturës duhet të ketë të tjera prioritete për në artin dhe kulturën në vend, sepse deri tani asgjë nuk ka ndryshuar. Regjisorja dhe aktorja Rozi Kostani pohon se sot në fushën e teatrit funksionojnë vetëm dy teatro, që janë të varur nga Ministria e Kulturës, ndërsa për skenën e pavarur nuk është menduar. “Ministria e Kulturës duhet të krijojë ato politika në mënyrë, që të mbështetet skena e pavarur kulturore, që të krijohen politika bashkëpunimi dhe mos të zhduket. Ne jemi totalisht të varur nga një teatër apo dy teatro, që funksionojnë në marrëdhënie me shtetin, dhe skena e pavarur shuhet. Kjo sepse me 3 milionë lekë të vjetra nuk mund të bësh një shfaqje teatrore, që financon Ministria e Kulturës dhe po nga ai buxhet një pjesë tjetër shkon për qera salle. Unë nuk kam ndonjë informacion, që ka ndryshuar gjë nga politikat e Ministrisë së Kulturës për artin”, thekson regjisorja. Por dhe për piktorin e njohur Besim Tula artistët përballen jo vetëm me mungesën e mbështetjes nga Ministria e Kulturës, por ai shton se kjo gjendje vjen dhe për shkak se në institucione ka militantë partie. “Duke vënë militantë partie në institucione, që nuk janë specialistë në art dhe kulturë, tek ne nuk është mirë, dhe është harxhim kohe që të kulturohet një kritik i ri apo një studiues i ri. Nuk ka vend pune për ata. Dhe duke pasur këtë, që tek ne zakonisht në institucionet tona vënë militant partish këta çfarë njohin i japin financime. Kjo tregon një situatë të vështirë për ne”, shprehet piktori Besim Tula. Sipas tij deri më tani është treguar, që arti dhe kultura është pjesë pa vlerë për shtetin. “Unë nuk kam ndonjë shpresë, që kjo gjendje mund të rregullohet, sepse kjo situatë po vijon prej vitesh. Arti dhe kultura është pjesa më pavlerë e shtetit. Ne bëjmë një ekspozitë, jemi një grup artistësh, por edhe pse nuk na ndihmoi Ministria e Kulturës ne sërish me forcat tona e hapëm ekspozitën tonë”, tregon piktori Besim Tula. Të gjendur prej vitesh në këtë situatë me vështirësi për realizimin e projekteve, artistë të skenës së pavarur kulturore jo pak herë i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë me dy premiera.

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis

Postuar: 14/09/2019 - 07:32

 Në Mësonjëtoren e Korçës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.

Postuar: 14/09/2019 - 07:29

 Komedia e zezë “Fabrika e Kukullave” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 14/09/2019 - 07:27

 “Shkodra Jazz Festival” zhvilloi këtë vit edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:24

 Shkrimtarët shqiptarë të harruar nga institucionet.