BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

 Artistët: Skena e pavarur kulturore sektor i nënvlerësuar, detyrimisht duhet financuar nga Ministria e Kulturës

 Artistët: Skena e pavarur kulturore sektor i nënvlerësuar,

Skena e pavarur kulturore është me rëndësi në jetën artistike të vendit, por ky vit që është në muajt e fundit ka qenë shumë i vështirë. Jo vetëm për shkak të pandemisë që solli dhe anulime të aktiviteteve kulturore në vend, por dhe gjatë kohës që u mendua se do të kishte disa zhvillime veprimtarish që janë të skenës së pavarur ato nuk gjetën mbështetje nga Ministria e Kulturës. Herë pas here artistët janë shprehur me kritika për Ministrinë e Kulturës, që sipas tyre në politikat e saj kulturore duhet të kishte bërë një tjetër vlerësim për këto aktivitete, por ajo nuk i financoi. Ekspozita “PraverArt” u çel sërish për publikun me veprat e autorëve të ndryshëm. Edhe pse këtë vit organizatorët nuk aplikuan në ministri, sepse sipas tyre dhe më parë nuk janë mbështetur, skulptori Maksim Bushi thotë se me shumë vështirësi po zhvillohet ky aktivitet. Në një reagim të tij skulptori Maksim Bushi thotë se edicioni i këtij viti u hap në shtator për shkak të situatës me pandeminë, por sipas tij një pjesë e aktiviteteve që zhvillohen në Tiranë bëhen vetëm me forcat e vetë artistëve. “Ekspozita “PranverArt” në jetën artistike është zhvilluar vetëm me kontributin e vetë artistëve. Gjithë këto vite është bërë vetëm me forcat tona dhe sigurisht, që ka qenë e vështirë realizimi i saj. Mungon ndihma nga Ministria e Kulturës, vetëm dy herë ne jemi mbështetur. Ne i bëjmë aktivitete Tiranës, jemi disa shoqata që i bëjmë me forcat tona artistike. Këtë vit nuk konkurruam në MK, sepse ishte non sens nga pandemia. Por aktiviteti që bëhet nga vetë ne artistët edhe më parë kur kemi aplikuar nuk ka pasur mbështetje nga ministria”, thotë skulptori Maksim Bushi.

 Sektor i nënvlerësuar

Drejtori i festivalit “AniFest” regjisori Artan Maku shprehet se edhe ky vit, që është në muajt e fundit pati jo pak probleme për artistët. Sa i takon veprimtarive dhe aktiviteteve që zhvillohen nga artistët e sektorit të pavarur, ai thotë se duket sikur është më i nënvlerësuari në vend. “Çdo vit ne e kemi ngritur një shqetësim për skenën e pavarur kulturore, sepse ndihmon në zhvillimin e kulturës, ndihmon në rritjen e një brezi, në zhvillimin e shoqërisë, etj. Një sektor që është i nënvlerësuar, por që ka një fuqi të jashtëzakonshme në zhvillimin e shoqërisë. Detyrimisht kjo është pjesë e politikave të kulturës së Ministrisë së Kulturës, dhe duke qenë pjesë e tillë duhet financuar. Detyrimisht duhet financuar, sepse ndihmuar duket sikur kjo nuk ka ndikim. Skena e pavarur kulturore duhet financuar nga MK dhe ta ndjejnë si pjesë të tyre të zhvillimit, kjo është për të gjitha politikat kulturore”, thotë regjisori Artan Maku. Sipas Artan Makut mes problemeve që nuk janë pak për aktivitete në vend, ka pasur raste që dhe janë penguar për zhvillimin e tyre. Në reagimin tij regjisori Artan Maku thotë se edhe ligji ka qenë i ashpër. “Skena e pavarur kulturore duhet financuar, patjetër është një nga hallkat themelore të realizimit të politikave kulturore në shoqëri. Në jetën tonë artistike ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme, por ka qenë shpirti artistik që ka thyer të gjitha sfidat e kohës. Nëse janë realizuar aktivitete jo sepse janë ndihmuar nga shteti, sepse shteti në shumë raste dhe i ka penguar me ligjet që ka nxjerrë dhe nuk ka lënë toleranca. Festivali që unë bëra në Gjirokastër u ndihmua nga shteti, ndërsa në Velipojë ka qenë e tmerrshme”, thotë regjisori Maku. Në reagimet e tyre edhe më parë artistët janë shprehur për buxhetet që janë të pakta për këtë sektor, duke pohuar se kjo ndikon në zhvillimin e jetës artistike.

Më të lexuarat