BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Artistët të pakënaqur: Statusi i artistit është vonuar, Ministria e Kulturës vëmendje te “100 fshatrat”

Artistët të pakënaqur: Statusi i artistit është vonuar,

Ministria e Kulturës deri tani po tregon, që nuk i ka përkrahur sa duhet artistët me aktivitetin e tyre në jetën artistike. Një kohë e vështirë për artistët dhe për shkak të pandemisë, ku si në institucione por dhe ata të skenës së pavarur përballen me probleme të shumta. Arti dhe kultura sipas tyre mori një goditje të rëndë këtë vit, por dhe nga Ministria e Kulturës çështje të ndryshme ligjore janë zvarritur jo pak për zgjidhjen e tyre. Statusi i artistit vazhdon të jetë një nga kërkesat, që artistë prej vitesh i drejtohen Ministrisë së Kulturës, ku sipas tyre ky vit po shkon drejt fundit dhe nuk ka ende asgjë konkrete. Mjeshtri i cirkut Pavli Sallata thotë se statusi i artistit është shumë i vonuar dhe Ministria e Kulturës duhet të kishte bërë më shumë për zgjidhjen e çështjeve ligjore, që janë me artistët. Por gjithashtu mjeshtri Pavli Sallata thotë se është dhe një kohë e vështirë me pandeminë dhe arti ka marrë goditje. “Statusi i artistit është i vonuar shumë. Ne tani po shkojmë në një fazë tjetër të pandemisë, që është dhe më problematike sepse po vjen koha dimrit dhe ka sjellë shumë probleme, ndaj gjërat frenojnë, si në ekonomi, etj. Por dhe në fushën e artit kjo jep probleme, për sa i përket aktiviteteve dhe fillimit të punës. Pra i ka shtyrë në një afat tjetër dhe mundësia për të rregulluar këto gjëra jep shumë vështirësi. Edhe ky vit po ikën pa zgjidhje të disa problemeve, sepse dhe pandemia ka ndikuar shumë. Ashtu si gjërat e tjera që janë jetike dhe janë bazë për jetën edhe arti është goditur jo pak këtë vit. Nëse do të ishte një gjendje normale edhe ne mund të flisnim për kërkesat, që të jenë më të forta”, pohon mes të tjerave në reagimin e tij Pavli Sallata “Mjeshtër i Madh”. Për mjeshtrin veteran të cirkut shqiptar kjo kohë për artin në vendin tonë është një dramë dhe artistët duhet ndihmuar, që të jenë të parët të ngrihen. “Pandemia do të ketë shumë pasoja siç e pohova edhe në art, por arti duhet të ringrihet shpejt. Dhe duhet të jetë patjetër përkrah publikut, të japë dhe optimizëm sepse është një periudhë shumë e vështirë. Një dramë e vërtetë kjo që po ndodh, artistët duhet të jenë të patët që të ngihen me të gjithë vështirësitë”, thotë mjeshtri i njohur Pavli Sallata.

Statusi jo vetëm për aktorin

Por dhe regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj ka një qëndrim mjaft kritik për çfarë po ndodh me artistët në vendin tonë. Herë pas here ajo ka reaguar, duke pohuar se institucionet duhet të jenë më pranë artistëve në këtë kohë të vështirë, por sipas saj dhe nga Ministria e Kulturës në fillimet e ministres Elva Margariti më shumë u fol për projektin “100 fshatrat”. “Nga Ministria e Kulturës nuk është bërë asgjë për artin, që të themi pati një gjë që tregoi vëmendje sa duhet në këtë kohë të vështirë. Më tepër janë parë se kanë vëmendje te “100 fshatrat” në Ministrinë e Kulturës. As ministrja Margariti nuk i përkrahu artistët dhe i trajtoi si të padukshëm”, thotë regjisorja Eliona Thomaraj. Statusi i artistit vazhdon të jetë shumë problem , ku edhe për regjisoren Eliona Thomaraj statusi duhet të përfshijë të gjithë artistët edhe pse nga problemet ligjore shumë gjëra sipas saj deri tani kanë qenë të ngatërruar. “Kur flitet për statusin e artistit nuk flitet vetëm për aktorin e skenës. Flitet për skenografin, për regjisorin, kostumografin, balerinën, muzikantin, etj. Pra statusi i artistit i mbulon të tërë dhe nuk ka vetëm në Tiranë, por ne jemi shumë pas statusit të artistit. Ministria e Kulturës është shumë e vonuar me statusin. Nuk e di çfarë kanë menduar me çështjet ligjore, por çfarë mendon Ministria e Kulturës për statusin? Për sa do të bëjë?”, pohon regjisorja Thomaraj në një reagim të saj. Jemi në muajt e fundit të këtij viti të vështirë, por ndërsa artistët flasin për probleme të ndryshme, sa i takon ligjit të pensioneve nga Ministria e Kulturës është bërë një premtim që do të përfundojë brenda këtij mandati.