
Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Mars 2023

Artisti Adrian Paci mbajti ligjëratën “Lectio Magistralis-Trajektore të ndërthuruna” në Akademinë e Shkencave. Kjo veprimtari u zhvillua me moderimin e studiueses së artit pamor, Suzana Varvarica, anëtarë e KATK. Studiuesja Varvarica tha se krijimtaria e Adrian Pacit është e ekspozuar thuajse në të gjitha institucionet më të rëndësishëm të ekspozimit muzeor dhe galerist të kryeqendrave të artit të botës si: Nju Jork, Montreal, Paris, Romë, Jeruzalem, Telaviv, Berlin, Stamboll, Londër, Madrid, Zyrih, Lubjana, Taivan, Sidnej, Venecia, Selanik. Varvarica tha se krijimtaria e tij është analizuar nga kuratorë, estetë, studiues dhe historianë bashkëkohorë të shquar dhe aktiv të arteve bashkëkohore si: Kristina Veig (Christina Végh), Antonio Perazzi, Linda Walther, Brigitte Kolle, Kobi Ben-Meir, Yotam Yakir, Uatam Uakir, Felice Cimatti, Kathrin Rhomberg, Gabi Scardi, Edi Muka, Mirjam Varadinis, etj. “Kam mendimin se po ndodh një lidhje organike, që në Akademinë e Shkencave të vijnë e të radhiten artistët shqiptarë më në zë të shek. XXI, si trashëgues të artit më të mirë shqiptar zhvilluar tashmë në disa periudha. Dhe, Adrian Paci, në mjedisin e sotëm vjen si një artist shumëdimensional që do të lektorojë idetë e veta rreth suksesit të rrugëtimit ndërkombëtar të artit të vet”, tha Varvarica. Ligjërata "Trajektore të ndërthuruna" trajton temën nga Realizmi Socialist Shqiptar tek raporti me avangardat e shekullit XX e deri tek takimi me artin bashkëkohor në shumësinë e shprehjeve të veta. Në këtë ligjëratë u trajtua zhvillimi i punës dhe mendimit artistik i Adrian Pacit si një produkt i këtyre rrugëtimeve të ndërthurura në dialog me disa nga eksperiencat e artit shqiptar e atij ndërkombëtar. Në këtë bisedë u prezantuan refleksionet që kanë shoqëruar punën e tij, duke marrë shkas nga takimet me veprat dhe mendimin e artisteve apo qasjeve artistike, si në skenën shqiptare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Biseda në Akademinë e Shkencave u shoqërua me imazhe e video. Në ditët e sotme Adrian Paci jeton dhe punon në Milano dhe është lektor i artit pranë NABA, Akademi e Arteve të Bukura private në Milano.
Më të lexuarat


“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

Muzeu “Onufri” në Berat, 10.081 vizitorë në muajin maj

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë
