BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistja kosovare Arjeta Miftari sjell ekspozitën “Rrugëtim” me skulptura dhe fotografi në Muzeun Kombëtar

Artistja kosovare Arjeta Miftari sjell ekspozitën

Ekspozita “Rrugëtim” vjen përmes punimeve në skulpturë realizuar nga artistja Arjeta Miftari. Ekspozita që u çel në Muzeun Historik Kombëtar është me skulptura të hyjneshave në fron, simboli më i rëndësishëm i artefakteve me të cilat prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës. Ekspozita ka filluar rrugën e saj me Prishtinën, për të vazhduar në Berlin, në Francë dhe së fundi vjen në Tiranë. Artistja Miftari tregon se hyjneshat janë të gjitha punë të reja të bëra gjatë dy muajve të fundit për t’u prezantuar në Tiranë. “Hera e parë që unë i sjell hyjneshat në Tiranë. Rrugëtimi im ka nisur me Prishtinë, Këln, Berlin dhe Francë, ku kisha dhe përfundimin lobi i Kosovës drejt UNESCO-s. Fatmirësisht të gjitha punimet e mia që unë kisha ekspozuar më parë u shitën dhe unë mbeta pa asnjë prej hyjneshave. Kur mora ftesën nga drejtori i MHK në Tiranë kam punuar për dy muaj radhë që arrita ti realizoj dhjetë hyjneshat që janë të ekspozuara në këtë ekspozitë”, pohon skulptorja e njohur nga Kosova. Artistja tregon se këto 10 skulptura i janë përkushtuar feminizmit dhe janë punuar me material rezinës dhe nga druri. “Ideja ka qenë që në këto hyjnesha unë kam paraqitur femrën shtatzënë po ashtu duke mos lënë anash dhe motivet tradicionale të veshjeve kombëtare që janë tek një shqiptare, duke përfshirë veshjet e Dukagjinit të rrafshit në përgjithësi, detaje interesante në skulpturat këtu”, vijon artistja Miftari. Por në ekspozitën “Rrugëtimi” përveç skulpturave, kësaj radhe për herë të parë ekspozohen edhe 45 fotografi gjatë procesit të punës së realizimit të veprave, dhe 16 fotografi të hyjneshave të realizuara në pëlhurë që janë ekspozuar në ekspozitat e tjera. “Ne me kuratorin për herë të parë vendosëm të prezantojmë dhe 45 fotografi gjatë punës me hyjneshat. Por kemi dhe 16 fotografi në pëlhurë që janë të hyjneshave që kanë rrugëtuar në botë dhe që nuk janë më me ne, por i kemi në pëlhurë në ekspozitë”, vijon artistja. Për të pranishmit nuk mungoi dhe një film dokumentar për punën e  saj ndër vite, si dhe performanca e artistes me veshje nga atelieja, për të kaluar tek një tjetër performancë ekstravagante. Por rrugëtimi i artistes do të vijojë dhe në shtete të tjera. Ajo tregon se është pranuar në një ekspozitë në Nju Jork në prill, si dhe në korrik në një festival në Kore që do të përfaqësojë Kosovën.

 Rrugëtimi i artistes

Ekspozita në Tiranë është e kuruar nga Skënder Boshtrakaj dhe ai shprehet se rrugëtimi i artistes  është një rrugëtim i hyjneshës. “Një figurë kulti e periudhës neolitit, që përfaqëson femrën e kohës kur fillon njeriu i parë të bëhet rezident, kur fillon të kultivojë, kur fillon të krijon një mënyrë tjetër të jetesës. Largohet pak nga gjuetarët dhe si duket kjo është ai momenti kur femra fillon të vijë në shprehje si gjini, si pjesë e shoqërisë së kohës. Kështu që hyjnesha e neolitit është interesante dhe për këtë arsye”, pohon kuratori. Por sipas tij, një rrugëtim tjetër në ekspozitë është rrugëtimi i skulptores. “Rrugëtimi personal i Arjetës së artiste, si punëtore në fushën e trashëgimisë në projekte restaurimi, në përgjithësi në jetën e femrës në Kosovë. Dhe rrugëtimi i tretë është ai rrugëtimi i femrës si gjini, si qenia, si pjesë e shoqërisë kosovare, shqiptare dhe pse jo edhe në nivel global. Pra janë tri rrugëtime të cilat praktikisht i gërsheton në një koncept”, shprehet kuratori skulptori Skënder Boshtrakaj. Por me rëndësi sipas tij është sepse krijohen dhe relacione të reja. “Këtu në MHK vijmë në imazh të ateliesë së skulptores ku prezantohet një pjesë e veprave, një pjesë e fotografive që tregon procesin, por shpresoj që këto të dyja do të rikrijojnë dhe relacione të reja me audiencë shqiptare ngjashëm me atë që Arjeta e bën në Kosovë si dhe në pjesë të ndryshme të Evropës”, vijon ai. Ekspozita që u çel mbrëmë në MHK do të qëndrojë dy javë në Tiranë.

Nga Julia Vrapi

 

Më të lexuarat