BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Kultura

“Artium” tre ditë në Tiranë, përmbledh thuajse të gjitha mediumet e artit

“Artium” tre ditë në Tiranë, përmbledh thuajse

“Artium”, me një program të pasur artistik nisi ditët në Tiranë. Ky është eventi i parë hapës për Universitetin e Arteve, por gjithashtu edhe pjesë për Tiranën si kryeqytet europian i rinisë. Artisti Erlind Fusha, organizator në “Artium” thotë se ky event për nga vetë emri përmbledh thuajse të gjitha mediumet e artit, që përmban Universiteti i Arteve. “Aktiviteti ka në fokus një ekspozitë me punë të studentëve të arteve, e cila është edhe ekspozita e parë open air në Shqipëri dhe më gjerë në botë në këto përmasa dhe këtë formë. Gjithashtu kemi pjesëmarrje të studentëve të Fakultetit të Muzikës dhe Fakultetit i Artit Skenik. Në ditën e dytë do të kemi 4 bende me muzikë live, dhe ditën e tretë do të kemi ansamblin e harqeve të Universitetit të Arteve, street dance, etj, dhe në mbrëmje do kemi një festë për mbyllje, e cila kulmon nën ritmet e muzikës elektronike”, u shpreh Fusha para nisjes së këtij eventi. Eventi u organizua nga 'Ministry of Event', Bashkia Tiranë dhe pjesë e eventit është edhe Universiteti i Arteve. Ky event u hap me ekspozitën me muzikë të shoqëruar ne sfond e më pas vijojë një program më i gjerë. Organizator në “Artium” artisti Erlind Fusha shprehet se ky organizim i shërben studenteve të Universitetit të Arteve, dhe sigurisht dhe vetë universitetit për të promovuar studentët përballë një publiku, që mund të shërbejë si trampolinë për karrierën e tyre. “E përveç kësaj të nxjerrin në pah të gjitha vlerat e fshehura nga pëlhura, që solli pandemia e Covid-19, sepse në të vërtetë aktiviteti vitet e fundit në universitet kishte rënë shumë”, thotë Fusha.

Viti nis me art

Të nisësh vitin me art është mbarësi shprehet artisti Erlind Fusha, që sipas tij është me të bukurën, me harmoninë e muzikës, me të qeshurat e komedisë, me dinamikën dhe elokuencën e baletit, dhe pa diskutim me ngjyrat dhe format voluminoze të skulpturës që çdo moment të falin një emocion. “Veprimtari në vijim sigurisht, që do të ketë të këtij karakteri dhe akoma edhe më të mëdha”, shprehet ai mes të tjerave. Pjesëmarrës në këtë event, Erlind Fusha thotë se nuk e ka parë veten si student. “Kjo sepse kam qenë në organizim çdo ditë dhe është bërë një punë kolosale me rreth 90 artistë studentë, dhe normalisht është e vështirë të organizosh këtë numër kur janë në fakultete dhe departamente të ndryshme”, shprehet artisti Elind Fusha. Në këtë event, si artist Fusha tregon se merr pjesë në ekspozitë me 2 skulptura. “Kështu që përveç emocioneve pozitive të organizimit do kem dhe përballjen e publikut me atë çka shpirti im ka lënë në skulpturë”, thotë ai mes të tjerave për eventin, që nisi në Tiranë dhe përfundon më 16 janar. "Artium" marrë nga latinishtja do të thotë artet. “Artium” sipas artistit Erlind Fusha po zhvillohet si një aktivitet te Universiteti i Arteve, i cili unifikon artet si dhe shërben si një bazë e mirë intelektuale për çdo banor të Tiranës.