BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Kultura

“ArtOn”, për ekspozimin e veprave në vende publike

“ArtOn”, për ekspozimin e veprave në vende publike

“ArtOn” në Tiranë është hapësira e re e ekspozimit për artistët e artit pamor, e cila u hap ditët e fundit. “ArtOn” një hapësirë e re alternative e artit bashkëkohor, ku ka një ndërthurje të veprave të artit në forma instalative me fashion design të Stefanel. Artistët që prezantojnë veprat e tyre më të fundit kanë zhvilluar një koncept instaltiv, ku qëndrimet e tyre artistike vijnë si përvoja të ndërthurura me hapësirat sociale për të qenë më afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me publikun artdashës. Artistët Berina Kokona, Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko janë në “ArtOn”, që u hap më datë 19 janar. Rritja e dialogut me publikun, mbetet kyçe për artistin dhe pedagogun e arteve Ardian Isufi, sipas të cilit kjo formë e çon veprën me afër individit. Në një reagim të tij gjatë inaugurimit të kësaj hapësire të artit, Ardian Isufi mes të tjerave tha se këtë herë në hapësirën e “ArtOn” kemi të bëjmë me instilacione dhe performnca e me objekte artistike, që janë tendencat e fundit në art. “Nëse deri dje vepra e artit shkonte tek publiku nëpërmjet muzeve apo qendrave të artit, sot është më afër tij duke u futur edhe në disa hapësira sociale shoqërore për të kontribuar më shumë me mesazhet artistike. Gjithashtu dhe për të kontribuar në këtë periudhë pandemike e cila sa vjen bëhet më asfiksuese për ne, ku padyshim arti i jep një pikëpamje tjetër, sepse kemi të bëjmë me instilacione, kemi te bëjmë me performanca dhe me objekte artistike, të cilat janë tendenca më të fundit të artit shqiptar dhe në artin bashkëkohor në botë”, tha mes të tjerave artisti Ardian Isufi. Në reagimin e tij artisti dhe pedagogu i arteve Ardian Isufi vijon më tej se modeli “ArtOn” është marrë nga vende të zhvilluara, të cilat për të tërhequr publikun drejt krijimtarisë artistike e kanë vendosur atë në vende ku mund të zhvillohen dhe aktivitet të tjera të përditshme. Artisti Ardian Isufi vijon më tej se kjo është një eksperiencë, që e kanë nga New Yorku. “Vite më parë kemi qenë në New York dhe kemi parë ose nga përvoja jonë, ku veprat fillojnë dhe integrohen nëpër hapësira të tilla publike. Padyshim që ka interes të madh. Për ne është komunikimi dhe dialogu me publikun si një fillesë e mirë, ku publiku bëhet pjesë e hapësirave tona, sepse veprat flasin për aktualitete”, vijon artisti Ardian Isufi.