BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, punonjës të administratës do futen në burg nga ministrat

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Kultura

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve

Përfaqësues të Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë u takuan me drejtuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Rektori Luan Përzhita priti në takim prof. dr. Hasan Jashari, kreu i kësaj shoqate (sociolog), prof. dr. Zeqir Kadriu (gjuhëtar), prof. dr. Zeqirja Rexhepi (historian) dhe prof. dr. Florin Ajdini (studiues i filozofisë), studiues dhe mësimdhënës pranë Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Tetovës, një qytet me 85 për qind të popullatës shqiptare që mbetet zemra e arsimimit në gjuhën shqipe. Në faqen e ASA- thuhet se kjo përfaqësi kërkon mbështetjen e kolegëve shqiptarë, e inteligjencës shqiptare të tërësi, për një bashkëpunim në të ardhmen në fushën e kërkimit shkencor, por sidomos në këtë moment, ka të nevojshme ndihmën e natyrës teknike për mëkëmbjen e asaj që aspirohet të jetë një akademi për shkencat shoqërore dhe albanologjike në Maqedoninë e Veriut, në një territor që i ka munguar angazhimi i shkencës shqiptare. “Ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut jemi të vetëdijshëm se nuk jemi prioritet në një territor ku shqiptarët janë shumicë”, thanë përfaqësuesit e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art. “Kërkojmë ndihmën tuaj dhe të Kosovës që të mos mbetemi në margjinat e proceseve për të afirmuar vlerat e identitetit tonë kulturor, identitet të cilin Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut e injoron me heshtje”, thanë më tej ata. Prof. dr. Luan Përzhita u bëri të ftuarve një prezantim të strukturës dhe punës shumëvjeçare të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe vuri në dukje mundësitë e bashkëpunimit me kolegët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Mbas këtyre shkëmbimeve të para njohëse mund të fillojë një rrugë bashkëpunimi për të ndryshuar situatën, së pari me burime njerëzore, e për të vijuar me botime të përbashkëta. 

QSPA: Poeti arbëresh Daniel Cortese autor i disa vjershave shqip

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi kontributin e poetit arbëresh nga Ungra, Daniel Korteze (Daniel Cortese). Lindi në katundin arbëresh Ungër (Lungro), të provincës së Kozencës, Kalabri  në vitin 1617. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në një material kushtuar këtij autori shprehet se  ai vazhdoi studimet në Kolegjin Grek të Shën Athanasit në Romë nga viti 1631 deri më 1639. “Është autor i disa vjershave në shqip. Vjersha e tij me gjashtë vargje “Carmen albaniense sev epiroticvm” (“Këngë shqiptare apo epirote”) përbën një dëshmi me interes në përdorimin e toskërishtes”, thuhet nga Qendra e Publikimeve dhe Studimeve për Arbëreshët.

 

Nxënës nga shkolla të ndryshme vizitojnë muzeun “Shtëpia me gjethe”

Muzeu kombëtar i përgjimit “Shtëpia me gjethe” në Tiranë vazhdon të presë vizitorët, mes tyre nuk mungojnë dhe grupe me nxënës nga shkolla të ndryshme. Muzeu bën me dije se së fundmi ishin nxënës të një tjetrë shkolle në mjediset e tij. “Nxënësit e shkollës "World Academy", Tiranë, vizituan muzeun kombëtar të përgjimeve "Shtëpia me Gjethe"”, thuhet nga muzeu që ka ndarë dhe disa foto nga mjediset e tij. Ndërtesa e njohur si “Shtëpia me gjethe” (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në muzeun kombëtar të përgjimeve. I hapur më 23 maj 2017, ky muze është një nga më të veçantët, që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit tonë.

Kalaja e Shkodrës, një prej më të rëndësishmeve në vend

Kalaja e Shkodrës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dje publikoi në faqen e saj foto me pamjen e kalasë. “Me këto pamje të kalasë Rozafa, naltue mbi një shkamb të rreptë buzë liqenit të madh dhe lumit Buna, ndërtue me gurë të gdhendun, e papengueme nga ndonjë mal, ju urojmë një ditë të bukur plot diell”, thuhet nga DRTK. Sipërfaqja e brendshme e kalasë ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dala drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente.