Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asambleja e Akademisë së Shkencave miraton komisionin prej 13 anëtarësh

Postuar: 12/09/2017 - 07:39

Mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave ditën e djeshme miratoi komisionin për negocimin e reformimit të Akademisë dhe kërkimit shkencor. Mes emrave të akademikëve është edhe Artan Fuga, si dhe 3 anëtarë nderi; Mateo Mandala, Ali Aliu dhe Mira Mezini. Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme miratoi komisionin prej 13 akademikësh me mandate të plotë negocimi dhe përfaqësimi për çështjet institucionale të reformës së kërkimit shkencor. Propozimet erdhën nga anëtarët e Asamblesë, ku 8 prej personaliteteve janë anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Apollon Bace, Anastas Angjeli, Anesti Kondili, Aurela Anastasi, Floran Vila, Jani Thomai, Neki Frasheri. Ndërkohë që Akademiku i njohur Shaban Sinani propozoi që anëtari Artan Fuga të jetë pjesë e komisionit, për shkak të polemikave që ka patur me institucionin. Ky propozim u miratua, por nuk kaloi pa komente edhe nga kryetari i zgjedhur Gudar Beqiraj, i cili drejtonte seancën e mbledhjes së jashtëzakonshme. Floresha Dado tha se më e rëndësishme se llogaridhënia përballë akuzave, është vendosja në vend e figurës së akademikëve, si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët me qeverinë. Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm, Akademiku Vaso Tole propozoi si pjesë të komisionit anëtarët e nderit, të cilët u miratuan me shumicë votash. Akademia e Shkencave si kundërpërgjigje ndaj akuzave se ka patur rol honorifik, ekspozoi në hyrje një mori titujsh të botuar 8 vitet e fundit. Ndërsa hapja e garës për postin e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave, pas dorëheqjes së Myzafer Korkutit mbetet për një moment tjetër. Korkuti, edhe pse është anëtar i Asamblesë, nuk mori pjesë në mbledhjen e miratimit të komisionit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 11:44

Po zhvillohen homazhet nisur në orën 11:00 në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Homazhet do të mbahen në hollin e Televizionit Shqiptar ndërsa në orën 13:00 do të jetë përcjellja për në banesën e fundit.

Postuar: 19/11/2017 - 08:06

Juria e Panairit të Librit shpalli fituesit e edicionit të njëzet.

Postuar: 19/11/2017 - 08:05

Ekspozita "Tirana urbane grafike" u çel në Muzeun Historik Kombëtar me punime të autorit të njohur Rakip Shabani.

Postuar: 19/11/2017 - 08:01

Gjashtë dekada Ansambli Kombëtar u shënuan përmes koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 18/11/2017 - 07:50

Në Universitetin e Arteve krijimtaria e kompozitorit  Feim Ibrahimi erdhi në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Pianodrom”.  Një videoprojeksion-leksion, m

Postuar: 18/11/2017 - 07:49

"Emigrantët" një shfaqje që aq shumë sjell një realitet të prekur nga ne mbërrin për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli&rdquo

Postuar: 18/11/2017 - 07:47

Aktiviteti “Takim brezash” u zhvillua në shesh me një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, veshje të reja të modeluara nga nxënësit e gjimnazeve të k