BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Kultura

ASH dhe IAP në Prishtinë, me aktivitete shkencore dhe veprimtari të përbashkëta

ASH dhe IAP në Prishtinë, me aktivitete shkencore dhe veprimtari

Aktivitete shkencore si kuvende, kongrese, konferenca dhe veprimtari të ndryshme do të zhvillohen ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, IAP. Marrëveshja që u nënshkrua së fundmi, sipas materialit nga ASH ka në fokus dhe bashkëpunimin me përparësi në shkencat albanologjike: gjuhësi, histori, antropologji kulturore, etj. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në Prishtinë nga akademik Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Hysen Matoshi. Marrëveshja ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional periodik (për një periudhë jo më pak se dyvjeçare) midis palëve. Palët bashkëpunojnë me përparësi në shkencat albanologjike: gjuhësi, histori, antropologji kulturore, trashëgimi shpirtërore e identitare, studime letrare e kulturore, shkenca ekonomike e sociale. Palët bashkëpunojnë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, si: kuvende, kongrese, konferenca, forume, simpoziume etj. Palët bien dakord që për periudhën 2021-2022 të bashkëpunojnë për këto veprimtari kryesore: Kuvendi ndërkombëtar i studimeve albanologjike (nëntor 2021); Bashkëpunim për projektet e mëdha të albanologjisë, në formën e autorit pjesëmarrës/bashkautorit pjesëmarrës; recensuesit, anëtarit të redaksisë, redaktorit shkencor e gjuhësor, etj; Fjalori i madh i gjuhës shqipe, Enciklopedia shqiptare dhe Historia e shqiptarëve (2021-2022-); Veprimtaritë kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit (2022); Veprimtaritë kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2022), Përfaqësim në komisionet dhe nënkomisionet që veprojnë pranë Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, etj. Marrëveshja parashikon dhe veprimtari të tjera me karakter shkencor-jubilar për të cilat vendimi merret në proces e sipër.