
Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

ASH: Xhevahir Spahiu në 76 vjetor, një nga poetët më të mëdhenj të vendit

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Mars 2021

Xhevahir Spahiu, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe një nga poetët më të mëdhenj të vendit të hënën, 1 mars, mbushi 76 vjeç. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit apo dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë uruan dje poetin e njohur. Shumë vite të tjera plot krijimtari e shëndet poet, shprehej QKLL, ku në këtë ditë të shënjuar, ndau një copëz kujtimi nga dorëshkrimet e një tjetër poeti, Dritëro Agolli, gjatë një momenti jo të mirë në jetën e Spahiut. Po ashtu dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë uroi poetit akademik Xhevahir Spahiut në 76- vjetorin e lindjes, ndërsa publikoi dhe një material rreth aktivitetit të tij. “Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008 në Seksionin Shkencat Shoqërore dhe Albanologjike, akademik Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mëdhenj të vendit”, shkruan ASH. Akademik Xhevahir Spahiu u afirmua si poet në fund të viteve 1960 me zërin e tij të spikatur poetik. Akademia shkruan se vargu i lirë e konciz, ritmi dinamik i ligjërimit dhe mendimi përgjithësues i shprehjes metaforike, janë tiparet dalluese të krijimtarisë poetike të Xhevahir Spahiut. “Poezitë e tij me frymë qytetare e polemiste, të prira nga lirizmi, meditimi psikologjik e sentenca poetike, shpesh përjetohen si dialogë me historinë dhe aktualitetin e botës shqiptare. Kritika ka thënë fjalën e saj vlerësuese në dhjetëra recensione dhe artikuj studimorë. Akademik Xhevahir Spahiu, si mjeshtër i fjalës dhe metaforave ka spikatur edhe në gjini të tjera letrare-artistike. Ai është autor i shumë teksteve poetike të këngëve të muzikës së lehtë, autor i disa skenarëve të filmave dokumentarë artistikë. Gjithashtu poezia e tij është përfaqësuar gjerësisht në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe të botuara gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri dhe në gjuhë të huaja. Veprat e tij analizohen në tekstet e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, ku janë botuar dhe pjesë, në të gjitha kategoritë e shkollave, që nga cikli i ulët e deri në shkollat e larta”, thuhet në materialin nga ASH. Gjatë jetës së tij akademik Xhevahir Spahiu ka punuar si publicist e përkthyes i disa vëllimeve poetike të poetëve botërorë. Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit. Kreu studimet e larta në degën e Gjuhës Shqipe e të Letërsisë në UT (1967). Ka botuar librat “Vdekje perëndive” (1977), “Zgjimi i thellësive” (1979), “Nesër jam aty” (1987), “Kohë e krisur” (1991), “Ferrparajsa” (1994), “Pezull” (1996), “Rreziku” (2001) etj., si edhe përmbledhjen me poezi të zgjedhura “Udha” (I, II, 2005). Ka fituar disa çmime kombëtare. Poezi e libra të tij janë përkthyer në disa gjuhë. Mban urdhrin “Mjeshtër i Madh”.
Më të lexuarat


Çmimi “Pjetër Gaci” edicioni i njëzetë, konkurrimi në disiplina të ndryshme muzikore

Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi

Autorët: Poezia shqipe meriton të prezantohet më mirë në gjuhë të tjera, shumë antologji të botuara në botë nuk përfaqësojnë vlerat tona

Muzeu Arkeologjik në Durrës, objekt i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore

Promovimi dhe evidentimi në fushën e letrave, QKLL hap thirrjen “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj”

Abaz Hado: Ekspozita e Helidon Halitit, një dialog me veten dhe shoqërinë si sintezë e kohës

TKOBAP: Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare

“Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën më të bukur popullore, një koncert me artistët e Ansamblit Popullor

Qyteti mesjetar Lissus, miratohet projekti për ndërhyrje konsoliduesue-restauruese

Botuesit kritikë: Nuk kemi librari të funksionojnë në mënyrë bashkëkohore, janë në kufijtë e mbijetesës
