BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Atmosferë Krishtlindjesh për fëmijë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Atmosferë Krishtlindjesh për fëmijë, në Teatrin

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" solli në skenë premierën më të re për fëmijë, “Biletë për në Polin e Veriut”. Përmes kësaj shfaqje teatrore një atmosferë Krishtlindjesh erdhi në skenë te “ArTurbina” për fëmijët. Vepra e autorit Chris Van Allsburg vjen në skenë me regji nga Ina Morinaj dhe interpretohet nga shtatë aktorë. Një shfaqje teatrore për fëmijë, me këngë dhe kërcime, që do të jetë në skenën teatrore fundjavave deri më datë 17 janar. Shfaqja “Biletë për në Polin e Veriut” dje shënoi premierën në skenë, dhe drejtori i teatrit Kiço Londo shprehet se vjen për të larguar nga shpirti i fëmijëve trishtimin për shkak të situatës, me të cilat po përballet vendit pas tërmetit. “Duke e vlerësuar këtë situatë kome, për shkak të tërmetit tragjik, vendosëm që ta hapnim sot teatrin, për të larguar nga mendja dhe shpirti i fëmijëve, dhimbjen,trishtimin dhe frikën e shkaktuar. Ne besojmë se pa teatrin jeta është një ferr dhe se teatri u bën fëmijëve vaksinën e lirisë, emancipimit, komunikimit, kolektivitetit, të gjykimit e të imagjinatës”, shprehet drejtori i teatrit Kiço Londo. Premiera u prit shumë mirë nga fëmijët, të cilët do ta shikojnë dhe sot në skenën teatrore, por dhe në ditët në vijim. Drejtori i teatrit Kiço Londo pohon se është teatri ai që u krijon kureshtje fëmijëve, dhe shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijët. “Pasi mbaruan shfaqjet e sotme, duke parë fëmijët të dilnin nga teatri, mu forcua bindja se teatri u krijon fëmijëve kureshtie pozitive dhe se shpirti shërohet, duke ndenjur me fëmijët”, u shpreh dje drejtori Londo, pasi u shfaq në skenë kjo premierë. Regjisorja Ina Morinaj, shprehet se kjo shfaqje është motivuar nga festat. “Një shfaqje për të besuar të miqësia, për të besuar tek shokët e rinj. Për të pranuar njëri- tjetrin dhe për të pranuar këtë magjinë, që Krishtlindja sjell për tu bërë të gjithë bashkë. Një shfaqje, që është për festimin dhe për të mbledhur njerëzit për të festuar bashkë. Kjo shfaqje është e motivuar totalisht nga atmosfera e festave dhe flet për festat”, pohon regjisorja Ina Morinaj.

Shfaqja në skenë

Në skenën teatrore kjo vepër interpretohet nga shatë aktorë, ku regjia dhe koreografia është nga Ina Morinaj. Në shfaqje janë disa fëmijë, që bëjnë një udhëtim magjik nga shtëpitë e tyre deri në Polin e Veriut për të takuar Babagjyshin. Babagjyshi i dhuron vetëm njërit prej tyre diçka, dhe ai fëmijë që i bie fati të marrë dhuratë është pikërisht ai që i kërkon zilen e slitës. Një zile nga slita, babagjyshi i thotë që është dhurata më e bukur që mund të gjej, sepse simbolizon Krishtlindjen dhe ato janë brenda zemrës të secilit prej nesh. Sipas regjisores Ina Morinaj, shfaqja në vetvete është një muzikal. “Ka këngë që janë të përshtatur në shqip dhe këngët janë krijim i imi”, thotë ajo. Këtë herë në skenë me një pjesë, që është shkruar nga Chris Van Allsburg, Ina Morinaj shprehet se është një autor shumë i vlerësuar me veprat e tij. “Është një autor, që unë e vlerësoj shumë. Është vetëm vija logjike e historisë, që është marr nga autori. Ai është shumë i njohur, ka shkruar dhe këtë vepër, që është bërë dhe film në Hollivud dhe është bërë luajtur nga Tom Hanks”, pohon Morinaj. Sipas regjisores, me shtatë aktorët në shfaqje ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë. “Jam lumtur, që kam zgjedhur këta aktorë, sepse personazhet janë arritur prej tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe jam e sigurt që të gjithë fëmijët që do të vijnë do të shijojnë në maksimum këtë udhëtim” pohon ajo. Shfaqja interpretohet nga Juxhin Plovishti, Barjam Dosti, Julian Hurdha, Lejda Çeli, Ermir Hoxhaj, Deljana Topulli dhe Elona Mamo. Projeksion Renato Auçkolli, kostumografe Sofi Kara dhe art -desing Klea Mani.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat