Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Kultura

Autori Çun Lajçi me “Bastardët”, në sheshin “Skënderbej”

Autori Çun Lajçi me “Bastardët”, në sheshin

Aktori i njohur Çun Lajçi është autor i disa librave. Këto ditë ai është dhe në Tiranë me librin e tij “Bastardët”. Ky libër me titull interesant, vë në thumb politikanët vendorë por edhe fytyra të ndryshme publike, që janë pjesë e përditshme nëpër ekranet tona televizive. Vetë në profilin e tij në Facebook, aktori Çun Lajçi ka lajmëruar për të gjithë ata që duan librin e tij mund ta gjejnë atë në sheshin “Skënderbej”. Përpara se të vinte në Tiranë në sheshin “Skënderbej”, aktori dhe autori i Çun Lajçi ka qenë në qytete të ndryshme të Kosovës me librin e tij “Bastardët”. Disa ditë më parë në Urën e Gurit në Prizren, aktori i mirënjohur dhe shkrimtari Çun Lajçi në një mënyrë të pazakonshme bëri promovimin e librit të tij të ri “Bastardët”, por dhe në Ferizaj të Kosovës libri i tij më i fundit pati interes dhe nga artistët. Aktori i njohur në Tiranë prezanton librin e tij “Bastardët”, por ndër vite ka një karrierë të vlerësuar me role të ndryshme jo vetëm në skenën e teatrit, por dhe në kinematografi. Çun Lajçi ka lindur 18.12.1946 në Drelaj të Rugovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Drelaj, Normalen në Prizren dhe shkollën e lartë për Dramë në Prishtinë. Nga 1970 punoi si aktor i rregullt në Teatrin e Prishtinës. Luajti ndër vite mbi 200 role në teatër dhe 30 filma artistikë. Në festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori më i mirë me shfaqjen “Hëna prej letre” në regji të Fadil Hysës. Gjithashtu nga presidenca e Shqipërisë ka marrë titullin e “Naim Frashërit”. Çun Lajçi si një aktor i madh i njohur i skenës dhe ekranit tregon se rruga e aktorit është e mundimshme dhe me shumë sfida por asnjë sfidë nuk e shuan pasionin e tij për teatrin, filmin, aktrimin në përgjithësi. Bashkë me shumë të tjerë ai i përket brezit të aktorëve, që shënuan historinë e teatrit duke krijuar një art fisnik me një mision të madh.  Gjithmonë ka qenë i gatshëm të luajë rolet më të vështira dhe që kanë marrë shumë përkushtim nga ai. Ndër filmat me tematikë shqiptare që janë njohur dhe janë shfaqur edhe jashtë trevave shqiptare janë “Dosja K”, “Falja e Gjakut”, “Shqiptari”, “Koha e Kometës”, “Anatema”, “Agnus Dei”, “Heroi” dhe “Kodi i jetës”.