Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Babai i Sislej Xhafajt, një muaj me ekspozitë në Tiranë

Postuar: 13/09/2017 - 07:47

"Autobiografia" quhet ekspozita e piktorit kosovar Xhevdet Xhafaj, që do të çelet nga 14 Shtator deri më 14 Tetor në Galerinë e Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e artistit, që prej vitesh ekspozohen në Galeritë e Europës, do të prezantohen në Galerinë Kombëtare sipas konceptit kuratorial të James Walmsley-it. Galeria Kombëtare e Arteve, njofton se ekspozita është realizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të dy ministrive përgjegjëse të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ceremonia e hapjes së saj do të bëhet në më 14 shtator në orën 19:30. Sipas kuratorit James Walmsley: “Xhevdet Xhafa ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita internacionale ku ka fituar mirënjohje të shumta dhe është mirëpritur si artist. Nga ato do të veçohen: Ekspozita kolektive në Rockfeller Gallery në New York, ku veçohen veprat e Xhafës. Ekspozita e arteve bashkëkohore në Wellington/Sidney –Australia ku marrin pjesë shumë artist me mëse 100 piktura, skulptura edhe foto artistike. Kritiku francez Oskland Strari ka thënë për Xhevdet Xhafaj se arti jugosllav nuk paraqet fuqi botërore në aspektin artistik, megjithatë ka disa artistë, rëndësia e të cilëve i tejkalon kufijtë e tij. Ky kritik përmend veprat e Shutelit, Xhafës, Rotarit dhe Abramoviçit. Për të njohur më shumë veprimtarinë e Xhafaj organizatorët e ekspozitës kujtojnë prezantimin e tij në Galerinë moderne të arteve bashkëkohore në Romë, ku pjesëmarrës ishin 60 krijues, duke u shprehur më tej se Xhafaj prapë veçohej në mesin e 11 artistëve edhe kur u hap ekspozita Alternative e Artit tonë bashkëkohor në Vjenë, Austri, ku përsëri artisti u cilësua si shembull i individualitetit tonë në rrafshin e artit bashkëkohor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.