BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Kultura

Balerini i njohur shqiptar, Bernard Shehu organizon mbrëmje gala më 2 gusht në Cagli, ja karriera e suksesshme në Itali

Balerini i njohur shqiptar, Bernard Shehu organizon mbrëmje gala më 2

Bernard Shehu është një balerin shqiptar, i cili prej moshës 18-vjeçare jeton në Itali. Edhe pse hapat e para të baletit i ka hedhur në shkollën e Baletit në Tiranë, ai është bërë një nga balerinët më të mirë e njohur në Itali. Në fund të vitit që lamë pas, zoti Shehu dhe kolegë të tjerë të njohur me origjinë shqiptare si Kledi Kadiu, Abeta Toromani, por edhe balerinë italianë u bënë bashkë për të mbledhur të ardhura, të cilët ata i vunë në dispozicion të njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Shehu, Kadiu, etj organizuan një event të quajtur “Cagli vallëzon për Shqipërinë”, veprim ky që u përshëndet dhe u vlerësua nga të gjithë. Por gjatë një interviste për gazetën “SOT” balerini i njohur Shehu ka zbuluar se në datën 2 gusht do të organizojë një mbrëmje gala në qytetin e Cagli-it, për t’i ardhur në ndihmë kësaj here baletit dhe artit italian që është prekur shumë nga pandemia e Covid-19. Madje, sikundër e pohoi balerini Shehu ky event është në një farë mënyre edhe një falenderim dhe kthim resto për komunitetin italian, i cili në 23 dhjetor hapi dyert e tetarit duke ua vënë në dispozicion balerinëve shqiptarë skenën, në mënyrë që të ardhurat të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

-Zoti Shehu, edhe pse hapat e para të baletit i ka hedhur në shkollën e Baletit në Tiranë, ju prej moshës 18-vjeçare jetoni në Itali, ndërkohë që jeni një nga balerinët më të mirë në këtë vend. Pse zgjodhët të braktisnit Shqipërinë?

Unë kam ikur nga Shqiperia nën vitin 1997 në moshën 15 vjeç kur shqiperia ishte në luftë civile. Me mbështetjen e familjes time mu dha rasti të perfundoja studimet në Azerbajxhan me profersor Pëllumb Agalliun që e falenderoj nga zemra. Dhe në moshën 18 vjeç u transferova në Itali ku jetoj dhe punoj prej 20 vitesh.

-Ju aty në Itali performoni krah kolegëve të tjerë të njohur me origjinë shqiptare si Kledi Kadiu, Abeta Toromani, ndërsa pak muaj më parë organizuat edhe një shfaqje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri. Çfarë ndodhi dhe a ia arritët qëllimit për të mbledhur të ardhura që do i vijnë në nevojë njerëzve të prekur nga tërmeti?

Më datë 23 Dhjetor fal mbështetjes se Comunes të Cagli (PU) organizova një Gala Baleti me kolegët dhe shokët që doja të falenderoja , Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Alessandro Macario, Nuovo Balletto Classico e drejtuar nga Rezart Stafa dhe Dorian Grori dhe mbështetjes së shumë kolegeve italian. Pati një sukses shumë të madh, ku dhe biletat e shfaqes janë shitur për 3 ditë dhe teatri ishte Sold Out. Ne arritem të japim të gjith shumën e mbledhur për shfaqjen me një bonifico të bërë për Ministrinë e Ekonomis dhe Financës në Shqipëri. Ka qenë një mbrëmje e paharrueshme dhe me shumë emocion për të gjithe ne dhe shpresojmë të kemi dhënë një kontribut sado të vogël për të ndihmuar vëllezerit dhe motrat të prekur nga termeti i 26 nentorit në Shqipëri.

-Gjithashtu ju keni paralajmëruar se në datën 2 gusht në teatrin e Cagli ku dhatë shfaqjen pas tërmetit do të organizoni një mbrëmje gala. A mund të na jepni më shumë detaje përse do të zhvillohet kjo shfaqje, kush do të marrë pjesë, etj?

Mbas gjendjes që kemi kaluar këto muaj dhe që po kalon arti në Itali për shkak të pandemisë, më datë 2 gusht më është dhënë mundësia të organizoj një mbrëmje Gala me kolegët Hektor Budlla, Noemi Arcangeli , Nuovo Balletto Classico, Jologik, Movimento e Fantasia. Edhe pse me masa sigurie për shkak të Covid-19, shpresojmë se me këtë mbrëmje arti të ndihmojë artin dhe t’i kthejmë publikut dhe qytetit të Cagli në Itali atë që na dhanë kur ne patëm nevojë në dhjetor të vitit 2019.

-Por le të kthehemi pak tek baleti klasik, për të cilin ju jeni diplomuar dhe e ushtroni si profesion. Pse zgjodhët Italinë dhe u larguat nga Shqipëria?

Siç e thashë edhe më sipër pasi hodha hapat e parë në Shkollën e Baletit me profesorat e njohur që falenderoj Ramadan Kellezi,Ariana Petrena, Skender Jazexhiu e shumë të tjerë u trasferova në Azerbajxhan ku u diplomova. Në Itali erdha në shtator të vitit 2000 fal një bourse studimi në Parma dhe fal kolegut dhe shokut Gentian Doda. Pas disa vitesh në Parma hyra në Baletin e Romës dhe tani prej rreth 9 vitesh i ushtrohem më shumë mësimdhënies dhe organizimit të eventeve. Zgjodha Italinë thjesht sepse në Itali mu dha mundësia për të vazhduar me artin e baletit.

-A keni menduar ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri dhe të ushtroni profesionin tuaj këtu?

Dëshira eshtë e madhe sepse aty kemi lindur dhe familja ime jeton akoma në Tiranë. Por nuk eshtë dhe e lehtë pas 23 vitesh larg. Unë jam Kuqezi dhe shqiponja nuk e harron kurë folën e vet (Shqipërinë e bukur dhe fisnkike).

-Si ju duket Shqipëria, pra baleti në Shqipëri nën syrin tuaj si është, çfarë perspektivë ka dhe ku çalon ai?

Me sa kam parë dhe informuar mbas pak do të inaugurohet Teatri i Operës dhe Baletit nga pamjet e para në internet ka dalë shumë i bukur. Gjithashtu dhe Shkolla e Baletit  ku kam shumë shok dhe koleg që punojnë është rinovuar dhe uroj që të dalin sa më shumë breza të rinj balerinësh.

-Italia ku ju jetoni dhe punon gjithashtu është një ndër vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19. Si paraqitet situata dhe çfarë ka bërë shteti italian për ju si artistë, duke qenë se këto kohë nuk keni pasur shfaqje?

Qeveria Italiane ka marrë një sërë masash për të ndihmuar familjet në vështërsi. Puntorët me kontrat fikse kanë hyrë në kasa integrazione ku shteti jep 80% të rrogës. Për profesionistët e lirë ka dhënë një mbështetje sociale të shumës 600 euro mujore. Po kërkojm të kthehemi në normalitet edhe se duke mbajtur të gjitha masat e sigurisë, sidomos në ambjentet e mbyllura si teater, palestra, restorante.

-Ka zërë që në Itali, por kudo nëpër botë po manipulohen shifrat e të prekurve me Covid-19. Madje ka zërë se shumica e personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi nuk kanë vdekur prej tij, por ka qenë për shkak se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Keni një koment?

Zëra ka edhe ketu, por realitetin besoj se eshtë shumë veshtirë për ta njohur. Ne kemi vepruar dhe vazhdojmë të aplikojmë masat që na ka dhenë qeveria italiane. Shumë veta flasin besoj pa qenë të informuar dhe pa pasur fakte për atë që thonë. Shpresoj dhe uroj që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe të kthehemi në normalitet në Itali, Shqipëri dhe në të gjitë botën.

Intervistoi: Rigels Seliman

Balerini i njohur shqiptar, Bernard Shehu organizon mbrëmje gala më 2