BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Baleti “Historia e një kënge” e ndaluar në vitet ’70, rikthehet musical në TOB

Baleti “Historia e një kënge” e ndaluar në vitet

Teatri  i Operës dhe Baletit pas disa ditësh do të sjellë në skenë një tjetër premierë, e cila do të ngjisë në skenë emra të njohur të operës dhe baletit shqiptar. Në kuadër të 60-vjetorit të krijimit “Historia e një vepre brenda historisë së TOB  në Tiranën liberale të viteve ’70-të”, për publikun do të rikthehet në skenë vepra e njohur për historinë e saj “Historia e një kënge”. Rinia e viteve ‘70 në stil të jetuarit dhe me ëndrrat e saj do të vijë në skenë përmes baletit “Historia e një kënge” me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe libret të Agron Aliajt. Premiera e kësaj vepre ka qenë në vitin 1971 në Teatrin e Operës dhe Baletit, por u kritikua nga sistemi i kohës. Vepra me koreografi nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso këtë herë do të vijë me një gjuhë të bukur koreografike, por e menduar dhe në formën e një muzikali. Enada Hoxha e cila po merret me koreografinë e kësaj premiere historike për TOB, tregon se po bëhet një punë e madhe për të sjellë në skenë një vepër që ka qenë një krijim i emrave më të njohur të artit shqiptar në vitet ’70. “Kur vihej në skenë diçka moderne para viteve ’90, në atë periudhë censurohej direkt. Vepra ka në qendër rininë e viteve ‘70, të cilët kërkonin të kishin më shumë liri në jetën e tyre studentore dhe ta shijonin jetën jashtë kornizave të kohës. Këtë frymë ka dashur në atë kohë të përcjellë baleti, për të cilin autorët pasuan goditje nga regjimi. Koreografia do të jetë ndryshe nga ajo që ka qenë atë kohë në skenë, por muzika dhe kostumet do të jenë si në vitet ’70, por vepra këtë herë është e bazuar dhe në formën e një muzikali”, tregon Enada Hoxha, koreografe e veprës. Më tej ajo tregon se vepra do të ketë dhe shumë elementë të tjerë, që e sjellin këtë vepër të plotësuar nga ana artistike, por shumë kureshtje do të ketë dhe për publikun. “Vepra pasi u shfaq në vitin 1971 në skenë u ndalua më pas dhe as nuk u xhirua. Për më shumë se 45 minuta nostalgjikët do të rikujtojnë ato vite, por edhe të rinjtë do mund të njihen me atmosferën e rinisë shqiptare të viteve ‘70 përmes veshjeve e lookut të kuruar nga Ardi Asllani”, tregon Enada Hoxha, një nga emrat e vlerësuar të TOB. Në veprën që pritet të jetë në skenën e TOB janë përdorur dhe hite të viteve ’70 nga “The Beatles”, Adriano Celentano, Tom Jones, Elvis Presley, por nuk mungon dhe zëri i sopranos Vikena Kamenica. Vepra është e trajtuar sipas një ideje nga mjeshtri Zhani Ciko dhe do ta ketë premierën mbrëmjen e 11 prillit në TOB për të vijuar dhe tre net të tjera më pas. Dirigjent i veprës është Edmond Doko,  interpretojnë solistët dhe trupa e baletit, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike TOB. Skenografia është nga Erald Bakalli, kostumet Ardi Asllani, koncertmaestër Enina Llozi.

Artistët në premierën e 1971

Premiera e kësaj vepre ka qenë në 27 maj 1971, dhe muzika nga Nikolla Zoraqi dhe libreti e koreografia nga Agron Aliaj u pëlqyen jo pak. Personazhet dhe interpretët në premierën e atyre viteve ishin: Zoica Haxho, Albert Janku, Petrit Vorpsi, Sami Bakalli, Suzana Asimi, Mukades Erebara, Keti Trajani, Luan Shtino, Hysen Kellezi, etj. Dirigjent Rifat Teqja dhe piktor Ali Oseku. Në qendër të baletit është një çift i ri i dashuruar asokohe, ku pasqyrohen ndjenjat dhe pamundësia që të jetonin së bashku. Më 1971 në pak prova skenike me orkestër shfaqja ishte gati për t’u dhënë. Në baletin “Historia e një kënge”, baleti klasik në një temë të ditës u shfrytëzua dhe u zhvillua më tej, deri aty sa që disa elementë të veçantë kërcyes modernë u shkrinë me të tërën duke prurë një gjuhë më të kapshme për publikun e gjerë. Shfaqja që u dha në muajin maj të vitit 1971, e mbushi sallën plot, por në pranverë të vitit 1973 kjo shfaqje u përballua me breshërinë e madhe të kritikës, duke u dënuar për prezantimin e saj modern. Nga Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat