
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Baleti “Arrëthyesi”, një kryevepër klasike në skenën shqiptare

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Dhjetor 2020

Baleti “Arrëthyesi”, në skenën shqiptare ka ardhur me interpretimin e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit. Gjatë këtyre ditëve të muajit të fundit të këtij viti, Teatri i Operës dhe Baletit vazhdon të publikojë materiale nga arkiva, shfaqje që janë vënë ndër vite në skenën e tij. TOB sjell në vëmendje këtë herë edhe baletin e njohur “Arrëthyesi”, duke e cilësuar si një kryevepër klasike, që erdhi në skenë para 4 vitesh me interpretimin e trupës së baletit. “TKOB solli 4 vite më parë, si dhuratë të fundvitit, baletin ikonë të Krishtlindjes, “Arrëthyesi" me koreografi të re nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Kjo kryevepër klasike erdhi në skenë nën interpretimin e artistëve të trupës së baletit dhe nxënësve të Shkollës së Baletit, të cilët krijuan atmosferën e kësaj përralle mes ushtarëve, lodrave, ëmbëlsirave, pemës së Krishtlindjeve, flokëve të dëborës dhe luleve të vallëzimit, Princit të Kaltër dhe Zanës”, shkruan institucioni në një status në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe foto nga shfaqja atë kohë në skenë. Shkruar nga Çajkovski, baleti me dy akte është bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann, libreti sipas Marius Petipa. Historia te “Arrëthyesi”, flet për një të re me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe Arrëthyesi i saj i dashur shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig. Më vonë ai transformohet në një princ të bukur dhe ata shkojnë së bashku në mbretërinë e zanave floksheqer (Confiturembourg) për të mbretëruar përgjithnjë. Në fillim një balet i porositur nga drejtori i teatrit të Moskës me kërkesën specifike të mbretërve rusë, "Arrëthyesi" menjëherë u bë një nga veprat më popullore që vihet në skena të teatrove të ndryshëm në botë. Çajkovski kompozoi muzikën e baletit mes viteve 1891 e 1892. Vënia e parë skenike që u realizua në të njëjtën kohë me operën "Iolanta", po e kompozitorit Çajkovski, u realizua në 18 dhjetor 1892 pranë teatrit "Mariinskij" të Shën Pjetërburgut në Rusi. Shfaqja me koreografi të balerinit rus Lev Ivanovi, u drejtua nga kompozitori italian Riçardo Drigo. Në vitin 1934 në Mariinsky, (Kirov) Teatri i Operës dhe Baletit u inskenua edicioni i Vassilij Vajnonen dhe po atë vit u pa inskenimi europian i baletit, në Londër në Sadler's Well, sipas koreografisë së Ivanov. Në Itali mbërriti vetëm pas 4 vitesh të prezantimit të parë të tij, në 1938 në teatrin "La Scala" të Milanos.
Më të lexuarat


“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët

Baleti “Giselle” u realizua në skenë në nder të mjeshtrit Agron Aliaj

Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje
