BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Kultura

Baleti kontemporan “Uni” premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth

Baleti kontemporan “Uni” premierë në Teatrin e Operës

Baleti “Uni” vjen premierë me mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth. “Uni” balet kontemporan do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për publikun me koreografi të Julind Dervishit dhe nga trupa e baletit. A është më e vështirë lufta me veten apo me botën? Në datat 21 dhe 22 shtator "Uni" i balerinëve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka shumë për të na treguar mbi këtë dilemë. Me baletin premierë “Uni” rikthehet vëmendja te brendia jonë, një udhërrëfim i sfidave që hasim e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri. E sjellë nga artistët e trupës së baletit  nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj, të formuluar nga Andi Vrap, sipas TKOB baleti kontemporan “Uni” do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth. Koreografi Julind Dervishi ka sjellë dhe të tjera vepra më parë në skenë për publikun, por “Uni” thotë ai vjen nga një ndjesi, që e ka hasur gjithë jetën e tij. “Ashtu si unë të gjithë mund ta kemi rastisur në profesione të ndryshme apo në jetën e përditshme. Unë e kam Uni’n si të gjithë, e kam egon për të punuar me pasion në gjërat që bëj, por kjo nuk ka mjaftuar gjithmonë. Kam rastisur në una dhe ego, që kanë dashur të shtypnin egon dhe unin tim, duke e bërë të pamundur që të dal kryelartë në pasionin dhe  profesionin tim. Zhgënjimet e mia, arritjet e mia por jo vetëm dhe të balerinëve e kam përkthyer në baletin “Uni”. Baleti flet për rrugëtimin e jetës profesionale, vështirësitë që ajo ka, ku sidomos në art bërrylat janë shumë të dukshme. Gjithmonë është një uni, që do të të fundosi gjërat që ti bën, por nuk është gjithmonë kështu, ka dhe una që janë pro bashkëpunimit”, tregon koreografi Julind Dervishi.

 Rëndësia e bashkëpunimit

Baleti “Uni” vjen dy net në skenë në TKOB, por koreografi Julind Dervishi tregon se vepra përcjell dhe frymën e bashkëpunimit midis palëve, ku të gjithë të ndihemi të plotësuar në gjërat që bëjmë. “Egoja e gjithsecilit do të plotësohet duke punuar bashkë, jo të shikojmë vetëm egon tonë dhe të shtypim atë të dikujt tjetër, por të bashkohemi për t’u ndjerë të plotësuar”, tregon koreografi. Kjo vepër është e para këtë sezon që ka nisur për trupën e baletit, ku dhe Julind Dervishi është pjesë e saj prej vitesh. Koreografi tregon se është një trupë baleti në TKOB, që përcjell më të mirën në shfaqjet e ndryshme. “Për mua trupa e baletit është aseti më i çmuar i shfaqjes. Janë instrumentet e mi, që përcjellin çdo gjë që i kërkoj. Trupa jonë e baletit është e etur për të kërcyer dhe është shumë pro gjërave të reja dhe bashkëkohore. Pasioni është thelbi kërcimit”, tregon ndër të tjera Dervishi, që këtë herë është koreograf në shfaqje. Pas kësaj premiere sezoni artistik në TKOB do të vijojë me të tjera shfaqje.

Më të lexuarat