
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Baleti “Muzg” në TKOB, një krijim i lidhur me përjetimet tona

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Mars 2023

Baleti "Muzg" erdhi tre net plot emocione, nga trupa e baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me koreografi nga balerini i mirënjohur përtej kufijve Eno Peçi. “Një krijim i lidhur me përjetimet tona, që ndërthuret bukur edhe me tingujt e lahutës si pjesë e identitetit tonë. A jemi robër të muzgut, apo jemi vetë muzgu?”, shkruan TKOB në faqen e tij për këtë balet që ishte në skenë mbrëmjet e datave 12, 13 dhe 14 mars. Skenografia dhe kostumografia e kësaj vepre ishte me mbështetjen e Harabel Contemporary Art Platform. Nën koreografinë e balerinit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Eno Peçi dhe asistencën në koreografi të Eldad Ben Sasson, kjo shfaqje erdhi në vijim dhe të atyre që janë vënë gjatë kësaj kohe në skenën e TKOB. Pas mbrëmjes së parë të baletit në skenë, TKOB shprehej se “Muzgu” mbuloi gjithë skenën me përjetimin emocional që solli interpretimi mjeshtëror i trupës së baletit, në kërcimin kontemporan fort të dëshiruar nga publiku, kuruar deri në detaje nga koreografi i mirënjohur përtej kufijve shqiptarë, Eno Peçi. Në aktivitetin e tij artistik Eno Peçi njihet si i pari balerin shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës të fillim vitit 2014. Në vitet 1994-1998 studion në shkollën e baletit në Tiranë. Më 1998-2000 ndjek shkollën shtetërore të baletit në Vjenës. Në vitin 2000 ai u bë anëtar i Teatrit të Operës e Baletit të Vjenës. Ndër pjesët e tij më të rëndësishme numërohen tek “Spartaku” i Renato Zanelas dhe “Impresionet e Çajkovskit” të Ivan Kavalaris, “Mjekërkuqi”, “Liqeni i mjellmave” të Rudolf Nurejevit, “Maçoku me çizme” dhe “Pas de qatre” te “Bukuroshja e fjetur” e Peter Wright, “Kopelia”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Onegini”, “Ashtu siç ju pëlqen”, “Borëbardha”, “Arrëthyesi”, etj.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
