Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Balkanika Folk Festival 2018”, artistë nga 12 shtete në Tiranë

Postuar: 01/09/2018 - 07:26

“Balkanika Folk Festival 2018” sjell përfaqësues nga 12 shtete të Ballkanit në Tiranë. Festivali do të zhvillohet në skenën e Akademisë së Arteve. Sipas organizatorëve për herë të parë zhvillohet një festival ballkanik, ku Shqipëria mirëpret 270 artistë. Përzgjedhja e trupave pjesëmarrëse në festival sipas organizatorëve është bërë me shumë kujdes. Regjisori Sokol Guga pohon se ka qenë një ndihmë dhe nga ambasadat e huaja për këtë aktivitet, që zhvillohet nga data 21-22 shtator. “Ne kemi muaj të tërë që kemi dërguar ftesat në ansamblet më të mira të vendeve ballkanike, dhe një falënderim edhe për ambasadat respektive, të cilat na kanë ndihmuar e mbështetur për të rënë në kontakt me këto grupe. Ansamblet artistike profesioniste do të vijnë në këtë festival në datë 18 shtator, ku ne dëshirojmë që ata të shijojnë edhe qëndrimin në Tiranë. Netët e konkurrimit janë në datë 21 e 22 shtator, ku në fund të festivalit do të jetë juria që do të vlerësojë edhe ansamblet më të mira. Për herë të parë në Shqipëri organizohet një festival ballkanik, ku Shqipëria do të mirëpresë 270 artistë nga 12 vende ballkanike si dhe nga Italia apo te ftuarit special, që vijnë nga Polonia”, pohon regjisori Guga për festivalin dhe artistët folklorik nga vendet e Ballkanit. Gara e vërtetë është natën e dytë, ndërsa nata e parë është një prezantim i ansambleve me publikun dhe jurinë. Simbol i festivalit është përzgjedhur instrumenti i bukur muzikor shqiptar, lahuta. Lahuta e Artë do të jetë çmimi për ansamblin më të mirë të festivalit, ku juria do e votojë me një sistem elektronik live nga salla si dhe 4 çmim speciale. Lahuta e Argjend që është për çmimin veshja tradicionale, çmimi i produksionit organizativ, si dhe dy çmime për kërcimtaren femër më të mirë dhe kërcimtarin mashkull më të mirë, që votohen përsëri nga juria. Producent dhe regjisor i festivalit Sokol Guga pohon se "Balkanika Folk Festival" është një projekt që ka gjetur mbështetjen e donatorëve privatë, por edhe të Bashkisë së Tiranës. Festivali “Balkanika Folk Festival 2018” që do të zhvillohet në muajin shtator vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive dhe aktiviteteve artistike, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, por e veçanta qëndron sepse këtë herë ka në qendër folklorin ballkanik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë në datat 22 dhe 23 shtator, me dy premierat më të reja "Motër e vëlla"dhe "Librar

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.

Postuar: 16/09/2018 - 08:16

Vitit kulturor Austri- Shqipëri po vijon me aktivitete dhe veprimtari të ndryshme artistike dhe k

Postuar: 16/09/2018 - 08:13

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit

Postuar: 16/09/2018 - 08:10

Piktori Anastas Kostandini është nga emrat më të vlerësuar në art brenda dhe jashtë vendit.

Postuar: 15/09/2018 - 07:30

Nga e hëna e 17 shtatorit deri më 22 shtator do të zhvillohet edicioni i trembëdhjetë i Festivali