Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Banesa Fico monument kulture, pa vëmendjen e institucioneve

Postuar: 24/08/2018 - 07:37

Banesa e Fico monument kulture në lagjen Palorto në Gjirokastër në pritje të një projekti nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore. Muri perëndimor në godinën 3 katëshe është shembur këto ditë, si pasojë e rrebeshit të shiut që ra për disa orë në Gjirokastër. E vetmja banuese e shtëpisë Fico, Lule Fico ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në të cilën ndodhet objekti tre katësh, i cili është edhe me statusin monument kulture. Në reagimin e saj Lule Fico shprehet se edhe pse janë lajmëruar institucionet duket se asgjë nuk ka nisur për gjendjen problematike të banesës. “Një pjesë e murit ka rënë para 2-3 muajve dhe kam lajmëruar shtëpinë e kulturës se ata e kanë të regjistruar, kanë ardhur dhe thanë se do bëjmë projektin, kur të vijë fondi do vijmë ta rregullojmë, por pret kjo punë? Kur të bjerë shtëpia?”, pohon mes të tjerave Lule Fico, pronare e shtëpisë. Mësohet se investimi i fundit ka qenë para 4 vitesh nga Ministria e Kulturës, ku janë hedhur dhjetëra milion lekë dhe nga pamjet që u publikuan brenda kjo shtëpi është me shumë probleme. Papafingo dhe kati nën të është në rrezik dhe i pabanueshëm. Bujtësja duke parë gjendjen e rënduar të objektit monument kulture dhe me frikën e shembjes pohon se nuk ka pranuar turistë të vizitojnë objektin. “Këtu vijnë shikojnë shtëpinë time, por ka rrezik nga shembja dhe u them turistëve se nuk mund t’u pranoj të gjithëve. I shmang turistët”, vijon më tej Lule Fico, pronare e shtëpisë. Banesa Fico është një nga objektet më të bukura dhe më piktoreske në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ajo është monument i kategorisë së parë. Ndryshe nga objektet e tjera që kanë stil oriental, banesa Fico është e vetmja në llojin e vet, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në të gjithë jugun e vendit. Por ndërsa pronarët bëjnë me dije për gjendjen e banesës monument kulture ku mungon ndërhyrja, ministrja e Kulturës në faqen e saj herë pas herë publikon projekte restaurimi, por për këtë objekt nuk ka ende. Për specialistë të tjerë gjendja që tregohet me banesën monument kulture tregon përgjegjësinë e institucioneve. “Kjo që ndodh është e tmerrshme”, pohon arkitektja Lida Miraj. Gjendja me banesat monument kulture në Gjirokastër siç kanë pohuar dhe më parë specialistët e trashëgimisë ka treguar se IMK dhe Ministria e Kulturës nuk kanë arritur dot të restaurojnë dhe mbrojnë sa duhet objektet. Sipas tyre ka banesa monument kulture që janë në rrezik, por ndërhyrjet kanë munguar. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i Ana Frank”. Drama është mirëpritur nga publiku.

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeu

Postuar: 17/11/2018 - 07:37

 Në edicionin e 21 të Panairit të Librit shkrimtari Ismail Kadare ishte me lexuesit për prez

Postuar: 17/11/2018 - 07:35

 Autorë të njohur me vepra të suksesshme prezantohen këto ditë në edicionin e 21 të Panairit

Postuar: 16/11/2018 - 17:08

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës

Postuar: 16/11/2018 - 07:27

Në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi konferencën "Sfidat e lexim

Postuar: 16/11/2018 - 07:25

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në 50 -vjetorin e tij ka sjellë dhe edi