BREAKING NEWS

Garda blindon institucionet shtetërore, ja sa forca policore janë vendosur në terren

Garda blindon institucionet shtetërore, ja sa forca policore janë
x
BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x
BREAKING NEWS

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë
x

Kultura

Banesa muze e piktorit Vangjush Mio, vizitorët përfshihen në atmosferën krijuese

Banesa muze e piktorit Vangjush Mio, vizitorët përfshihen në

Banesa muze e “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës. Shtëpia u hap në ditët e dhjetorit që lamë pas projektit të restaurimit. Më parë ishte e mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Ministrja e Kulturës Elva Margariti thotë se në këtë banesë përfshihesh në atmosferën krijuese të piktorit. “Vepra, orendi, sende personale, libra...Nëse shkoni në Korçë, ktheni në shtëpinë-muze të piktorit Vangjush Mio, që pas restaurimit u hap për vizitorët. Përfshihuni në atmosferën krijuese të një prej piktorëve më të mirë shqiptarë të shekullit të kaluar”, shprehet Margariti në një status të saj. Për vlerat etnografike që mbart dhe për faktin se aty lindi një nga piktorët më të shquar shqiptarë, kjo shtëpi është shpallur shtëpi muze. Vangjush Mio (3 mars 1891-30 dhjetor 1957) ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peisazhet dhe konsiderohet si pesazhisti më i përkryer shqiptar i shekullit XX. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peisazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës. Mio lindi më 3 mars 1891 në Korçë. Në vitin 1908 për shkaqe ekonomike ai u detyrua që bashkë me vëllanë të largohet për në Bukuresht. Ishte anëtar aktiv i kolonisë së artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Rumanisë dhe në vitin 1915 filloi studimet për Arte të Bukura në Universiteti Kombëtar të Arteve në Bukuresht. Në vitin 1919 mbaron studimet me sukses dhe në të njëjtin vit hap ekspozitën e parë personale në Bukuresht. Në vitin 1920, ai u kthye për disa muaj në vendlindjen e tij ku ekspozoi edhe punimet e tij. Kjo ishte ekspozita e parë artistike për publikun në gjithë Shqipërinë.