Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Banesat rrënohen në Gjirokastër, Kumbaro: Ka kaluar faza e emergjencës

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar. E kur në këtë situatë gjendja në qendrën historike të Gjirokastrës është mjaft problematike, Ministria e Kulturës nuk po merr parasysh shqetësimet e specialistëve të fushës. Banesa Kale në lagjen Pllakë daton e vitit 1884. Një nga më karakteristiket e lagjes Pllakë në hyrje të qytetit e braktisur dhe gati për t’u rrënuar. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në korrik të këtij viti është shprehur se rreziku për monumentet ka kaluar, ndërsa në Gjirokastër banesat monument kulture po rrënohen. Së fundmi në Gjirokastër është rrënuar një monument tjetër dhe tre të tjerë rrezikohen nga momenti në moment. Ministrja Kumbaro ka pohuar se “ndryshimi më i madh në trashëgiminë kulturore mbetet kalimi nga faza e emergjencës, (ku për dy vite rresht ndërhymë në objektet dhe monumentet me rrezikshmëri të lartë) në fazën e rijetëzimit të monumenteve duke e parë trashëgiminë si motor zhvillimi”, por banesa Lolomani në lagjen Pazari i Vjetër, monument i kategorisë së dytë në Gjirokastër u rrëzua nga shirat e ditëve të fundit. Në 15 janar të 2016 u rrëzua dhe banesa Lolomani e kategorisë së parë në lagjen Varrosh. “Të dyja këto objekte janë relatuar si tepër në risk dhe për fatin e keq shqetësimi nuk u mor për bazë dhe sot kemi dy monumente të jashtëzakonshëm të humbur”, pohojnë specialistë të trashëgimisë. Shembjet e banesave në qytetin e Gjirokastrës kanë bërë që familjet të jetojnë me frikë. Kjo duket dhe në lagjen Cfakë të Gjirokastrës, ku bëhet e ditur se janë dy familje që jetojnë nën frikën e shembjes së shtëpive. Nedret dhe Merita Kasi thonë se rrëshqitja e dherave ka krijuar çarje të mureve. Të tjera banesa rrezikojnë shembjen në qytetin e gurtë dhe disa prej tyre po braktisen. Drejtori i Shërbimit Gjeologjik në Gjirokastër Cane Nora pohon se nevojiten financime për të dalë nga situata e përmbytjeve. "Reshjet ishin të pandeshura më parë, rreth 260 mm për 24 orë dhe pasojat janë të mëdha", thotë Nora. Por në këto kushte drejtori i Shërbimit Gjeologjik në Gjirokastër tregon se duhen të tjera masa për të përballuar situatën. "Dimri sapo ka filluar dhe duhen përgatitje për të përballuar reshje të tjera", vijon më tej Cane Nora.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.