Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bashkëpunimi gjermano-shqiptar sjell dramën “Jashtë derës”, premierë në Teatrin Eksperimental

Postuar: 15/11/2018 - 07:28

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sjell mbrëmjen e së shtunës premierën teatrore “Jashtë derës”. Drama vepër e autorit Wolfgang Borchert vjen në skenë me regji nga Mantas Janciauskas. Rolet luhen nga aktorë të njohur, por dhe emra të rinj të teatrit që këtë herë janë në dramën gjermane. Drama “Jashtë derës” do të jetë premierë mbrëmjet e datave 17-18 nëntor.  Vepra është përkthyer nga Afrim Koçi, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, as. regji Dajana Nenaj. Në vepër interpretojnë aktorët Endri Çela, Mehmet Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka, Ilirda Bejleri, Mateo Dervishaj, Algiona Aga, Olgert Mataj, Klejdi Mataj, Julian Hurdha, Kleivert Ibrahimllari, Anxhela Shkreli, Paola Kadillari, Denardo Neziri. Në dramën “Jashtë derës” është historia e një ushtari që kthehet në vendlindjen e tij, në Gjermani, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. E shkruar në vitin 1946 ajo paraqet mungesën e shpresës së Beckmann-it, një ushtari gjerman pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kthimit të tij nga Rusia, kohë kur ai zbulon se ka humbur gruan, shtëpinë dhe gjithçka ku ai besonte, bashkë me iluzionet. Të gjitha dyert ku ai troket nuk i hapen. Madje edhe lumi Elba i refuzon vetëvrasjen duke e nxjerrë atë në breg. Ai kthehet dhe përpiqet që të vazhdojë jetën e të hyj në shoqëri. Por eksperienca e tij në luftë është kaq e fortë saqë ai duke qenë një njeri mendërisht shumë i ndjeshëm e ka të pamundur të harrojë se çfarë ka ndodhur. Përpiqet që të krijojë një marrëdhënie me një vajzë tjetër por e kaluara i shfaqet papritur. Ai përpiqet ti kthejë mbrapsht çdo gjë kolonelit, por merr përgjigje negative, ai përpiqet të shkoj në shtëpi, por...Këto fjalë “përpiqet”, “por” janë baza në këtë shfaqje. Është makthi i një të riu të cilit, i janë mbyllur dyert.

Aktuale me realitetin  

 Drama premierë vjen në vijim dhe të tjera shfaqjeve që janë vënë në skenë gjatë kësaj kohe për publikun në Teatrin Eksperimental. Në materialin për veprën thuhet mes të tjerave se regjisori lituanez Mantas Janciauskas e shikon dhe aktuale me realitetin që ka Shqipëria. Regjisori ka takuar shumë njerëz, që i thonë se në Shqipëri ka shumë vështirësi jetesa. “Regjisori e sheh këtë vepër mjaft aktuale me realitetin në Shqipëri. Shumë njerëz që ai ka takuar, kryesisht të rinj thonë se në Shqipëri është e vështirë të jetohet dhe të arrish diçka sepse sistemi është dyshues. Nëse nuk janë nevojat bazë si mjekësia, përkujdesi, puna apo edhe arti si mund të ekzistosh?  Kjo është lidhja kryesore me këtë pjesë sepse në këtë shfaqje personazhet përballen me nevojat bazë të ekzistencës. Nëse ata nuk janë të plotësuar atëherë vjen pyetja: Çfarë vjen më pas?”, tregohet në materialin mbi dramën premierë. Drama  "Draußen vor der Tur ("Jashtë derës) e autorit Wolfgang Borchert do të jetë premierë dhe vihet në skenë përmes bashkëpunimit gjermano-shqiptar. Drama është vlerësuar si një vepër teatrale përtej kombësisë dhe ideologjisë. Ajo tregon sesi njeriu i zakonshëm, egoist dhe i vetëkënaqur, është përgjegjës për tmerret, vuajtjet dhe dhimbjen që sjellin konflikte të mëdha si Lufta e Dytë Botërore, mesazh që ruan aktualitetin edhe sot e kësaj dite. Drama vjen në skenë dhe kuadër të aktiviteteve, që janë për bashkëpunimet artistike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:37

“Unë si Ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka përfunduar xhirimet dhe viti që vjen e sjell premierë. Filmi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova.

Postuar: 11/12/2018 - 07:35

Qeveria dyfishon çmimin e biletës për publikun në katër ditë të javës në Teatrin Kombëtar, por rr

Postuar: 11/12/2018 - 07:33

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit pritet të mbyllet, sipas një shkrese zyrtare që drejtori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në ske

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “