BREAKING NEWS

“Si mendoni ju, shërbimet amerikane nuk ia kanë dhënë presidentit këtë informacion”, Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh në Kosovë

“Si mendoni ju, shërbimet amerikane nuk ia kanë dhënë
x

Kultura

Bashkia e Kukësit, 50 milionë lekë për qytezën antike të Pecës

Bashkia e Kukësit, 50 milionë lekë për qytezën antike

Bashkia e Kukësit ka kthyer vëmendjen nga trashëgimia kulturore e kësaj zone. Qyteza antike e Pecës (Kukës) është përfshirë në një projekt, ku puna ka filluar për sistemim, mirëmbajtjen, gërmime arkeologjike dhe hapje të shtigjeve për turistët. Kjo bëhet e ditur nga drejtori i Institutit të Arkeologjisë prof. dr. Luan Përzhita, sipas të cilit kjo bashki bëhet e para që nënshkruan një marrëveshje me këtë instituti në funksion të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit turistik të zonës. Sipas drejtorit Përzhita, falë një marrëveshje të nënshkruar janë 5 milionë lekë të reja për punën që ka nisur këtë vit në këtë qytezë antike. “Ndonëse ajo në literaturën shkencore njihet si zonë mjaft e pasur e resurseve arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore, për fat të keq asnjë nga drejtuesit e mëparshëm të Bashkisë së Kukësit nuk i kanë kushtuar rëndësi trashëgimisë kulturore, që është me rëndësi për zhvillimin turistik të kësaj zone. Ishte kryetari i bashkisë Bashkim Shehu, i cili organizoi një mbledhje ku u morën disa masa, që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të kulturës së lashtësisë së kësaj treve në Shqipërinë Verilindore. Këshilli bashkiak nën drejtimin e zotit Shehu vendosi për herë të parë akordimin të një fondi prej 5 milionë lekësh të reja për rivitalizimin e qytezës antike, që ndodhet në kodrën e Pecas. Natyrisht kjo është një qytezë e njohur, pasi aty janë bërë gërmime prej disa vitesh para viteve ’90 dhe ka vlera të jashtëzakonshme për sa i takon origjinës dhe emrit të vjetër të vetë qytetit të Kukësit”, tregon drejtori Përzhita. Gërmimet sistematike të kryera në këtë qendër gjatë viteve 1985-1989, sqaruan periudhat kohore të zhvillimit historik të këtij vendbanimi, që zënë fill në shekujt  VI-V para Kr. Vendbanimi rrethohej me mure në shekujt IV-II para Kr., që janë karakteristikë për qytezat e kësaj periudhe, duke sjellë njëherazi së bashku me Rosujën (Tropojë) qendrat e para që njëkohësisht lidhen në kohë me mbretërinë Dardane. Ndërsa në fundin e shek. III dhe fillimin e shek. IV Pecari fortifikohet sërish, por me një sipërfaqe më të madhe, duke fituar një rol të rëndësishëm strategjiko-ushtarak në pellgun e Drinit të Bardhë gjë, të cilën fillon ta humbasë më vonë në shekujt IX-XI. Gjatë shekujve IV-VI, Peca u plotësua me banesa, kulla,  tarracime të ndryshme, kishë etj. Muret rrethuese të përfshijnë një perimetër prej 445 m, me sipërfaqe prej 1 ha. “Kështjella është përforcuar nga një kullë në trajtë “U”-je ndërtuar në kuotën më të lartë të kodrës. Në brinjën jugore të kullës, jashtë murit rrethues, është hapur porta me gjerësi 1.50 m, duke krijuar një korridor me hapësirë 1.80 x 1.50 m. Në qendër të vendbanimit u ndërtua kisha me ambientet e saj, në bazë të një arkitekture që është karakteristikë për shekullin e VI mbas. Kr. Mendojmë se kështjella e Pecës mund të identifikohet me emrin e një kështjelle të rindërtuar në Dardani, nga perandori Justinian të quajtur Pentza”, shprehet drejtori Përzhita.