
“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Bashkim Kozeli: Drama shqipe do stimulim ligjor jo fjalë, përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës që duhet të vërë rregull në teatër për veprat teatrore

Shkruar nga Julia Vrapi 30 Qershor 2022

Teatrot në vend janë drejt fundit të sezonit artistik dhe vepra të ndryshme janë vënë në skena për publikun. Për autorët shqiptarë, problem është se drama shqipe pak vihet në skenat tona. Sipas tyre, që të ketë zhvillim të dramaturgjisë shqipe duhet që institucionet të merren dhe me problemet që has apo dhe stimulimin financiar për dramaturgët. Mungesa e veprave shqipe në skenat tona teatrore është shqetësuese edhe për dramaturgun e njohur Bashkim Kozeli. I njohur për veprat në teatër, por dhe me skenarin e filmit, autori Bashkim Kozeli tregon se sot mungon një politikë kombëtare për veprat shqiptare. Dramaturgu thotë se është e njëjta situatë për dramaturgjinë shqipe. “Është e njëjta gjë. Drama shqipe nuk është sa duhet në skenat tona teatrore, por mungon. Nuk ka asnjë ndryshim nga problemet që kemi folur më parë për dramaturgjinë shqipe, vijon e njëjta situatë”, shprehet Kozeli në një reagim të tij. Për dramaturgun Bashkim Kozeli, përgjegjësi për çfarë ndodh me këtë lënie pas dore të dramaturgjisë shqipe ka edhe Ministria e Kulturës. Sipas dramaturgut, Ministria e Kulturës në politikat e saj duhet të merret me jetën artistike të teatrove kombëtare. Dramaturgu Kozeli shprehet se për zhvillimin e dramës shqipe nuk duhen fjalë. “Mungon drama shqipe, por kush ka përgjegjësi? Nëse nuk vihen kritere me ligj, që të jenë dy apo tre drama shqipe çdo vit në teatër, ne kështu do të vuajmë. Nëse ka ligje dhe rregulla do të detyrohet teatri, sepse do ketë ligj. Përgjegjësia është e Ministrisë së Kulturës, që duhet të vërë rregull për veprat teatrore shqiptare në teatër. Por ne nuk kemi as festival të dramës shqipe, konkurse jo. Drama shqipe do stimulim ligjor, jo fjalë”, thotë dramaturgu Kozeli. Por sipas tij edhe për artistët është një aktivitet artistik, që i përball me probleme të ndryshme. “Regjisorët e aktorët po mbijetojë, madje disa kanë mbetur mes rrugëve”, thotë dramaturgu.
Drama për Nënë Terezën e fundit në skenë
Ndër vite në skenat e teatrove tanë janë shfaqur për publikun veprat e autorit Bashkim Kozeli. “Ëndrra e Ismail Qemalit” shkruar nga Bashkim Kozeli u zgjodh dhe drama fituese e konkursit të hapur vite më parë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Një vepër që u vu më pas dhe në skenën e Teatrit Kombëtar për publikun, me në role aktorë të njohur. Kozeli tregon se vepra e fundit e tij që është vënë në skenën teatrore ishte në 2016. “Drama për Nënë Terezën u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës vite më parë dhe është dhe vepra ime e fundit, që është vënë në një skenë teatri”, tregon Kozeli për veprën “Nënë Tereza kur ishte Gonxhe”, që u soll në skenë në 2016. Disa nga dramat e Bashkim Kozelit që janë vënë në skena ndër vite janë: “Shokët” vënë në skenë nga Teatri Popullor ( Teatri Kombëtar) 1969, teatri “Petro Marko” i Vlorës në 1968 dhe ai i Gjirokastrës në 1969. Vepra “Si u kalitën” vënë në skenë nga Teatri Popullor (Teatri Kombëtar) në 1975, drama “Sinjali i kuq” në teatrin e Vlorës në 1971 dhe në Teatrin Popullor ( Teatri Kombëtar) në 1973. Bashkim Kozeli ka shkruar dhe veprat “Pyesni malet”, “Troket dashuria”, “Komandanti i baterisë”, “Buzëqeshjet e një mbrëmje”, Pavdekësi”, “I arratisuri në Europë”, “Lufta vret, paqja fal”, etj. Në aktivitetin e tij përmendim dhe disa skenarë filmash si “Në emër të lirisë”, “Pas takimit të fundit”, etj. Në 2008 shkroi skenarin e serialit televiziv “Dhimbja e dashurisë”, ku gjejnë pasqyrim problemet sociale, tjetërsimi i njeriut, hipokrizia, etj.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
