BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Bashkim Kozeli: Filmi televiziv një mungesë e madhe në RTSH, nuk duhet fokus vetëm te lajmet

Bashkim Kozeli: Filmi televiziv një mungesë e madhe në RTSH, nuk

Radio Televizioni Shqiptar me programet e tij duhet të jetë më pranë publikut. Autorë të muzikës, filmit dhe më gjerë shprehen për problemet në RTSH, ku sipas tyre duhet që krijimtaria shqiptare të jetë më në vëmendje. Për dramaturgun Bashkim Kozeli filmi televiziv është mungesë në RTSH. Me skenarin e shkruar prej tij, vite më parë në TVSH u shfaq dhe seriali “Dhimbja e dashurisë”, me në role aktorë të njohur. Por për dramaturgun Kozeli, nëse RTSH shfaq dokumentarë interesantë duhet të tregojë vëmendje dhe për prodhimin e filmit televiziv shqiptar. “RTSH ka dokumentarë, që janë interesantë. Por unë do të thosha që RTSH duhet të merret dhe me aktualitetin. Dhe aktualiteti nuk janë vetëm lajmet, por është që në televizionin publik shqiptar të ketë dhe vepra artistike, si filmat televizivë”, thotë Kozeli. Duke folur për filmin televiziv, dramaturgu Bashkim Kozeli kujton se dikur në RTSH ka qenë një traditë e mirë me këto prodhime filmike. Sipas tij, edhe spektatorët kanë shumë interes te prodhimi filmik shqiptar, që ta ndjekë në ekranin e televizionit publik shqiptar. “I vetmi institucion është Radio Televizioni Shqiptar, që mund të krijojë një redaksi për filmat televizivë, që e gjithë bota i ka. E them këtë sepse filmi televiziv është shumë i më i lirë se sa QKK, që do miliona e miliona lekë. Në RTSH ka pasur një traditë shumë të mirë me filmat televizivë, që janë realizuar me skenar të skenaristit Ruzhdi Pulaha dhe kanë qenë me disa seri. Kjo ka rëndësi, sepse spektatori nëpërmjet ekranit të vogël e ndjek në shtëpi, sepse tani nuk ndjek më filma në salla kinemaje si dikur”, thotë më tej Kozeli.

Fonde për filmat

“Dhimbja e dashurisë është” serial filmik shqiptar, prodhim i vitit 2008. Me skenar nga Bashkim Kozeli dhe regji nga Ylli Pepo. Skenaristi Bashkim Kozeli kujton që atë kohë bëhej ishte një punë entuziaste. ““Dhimbja e dashurisë” me skenar nga mua ishte me dhjetë seri dhe me regjisor Ylli Pepo. U realizua vite më parë dhe ishte një punë me shumë entuziazëm atë kohë, me aktorë të mirë në role. Filmat televiziv ndiqen me shumë interes. Regjisorë për filmat televizivë ka pasur RTSH, që nga Albert Minga e të tjerë”, pohon ai. Prodhimi televiziv ka rëndësi, por skenaristi Bashkim Kozeli thotë se duhet jetë redaksia e filmit në RTSH. Sipas tij duhet të ketë një këshill, por dhe fonde për prodhimet. “Aty duhet të krijohet një redaksi për filmat televizivë. Që të ketë një këshill dhe fonde, që më pas shkojnë për realizimin e filmave televizivë. Filmi televiziv është një mungesë e madhe, që ka RTSH. Unë kam çuar skenarë më parë në RTSH dhe më kanë përcjellë. Nuk kemi lekë thonë, nuk kemi për filmat televizivë. Por RTSH është shtetëror dhe duhet patjetër që të krijohet kjo redaksi për filmin televiziv. Televizioni shtetëror do të bëjë politikën kombëtare me filmat shqiptarë”, thotë Kozeli. Sipas dramaturgut, filmi televiziv nga publiku shijohet më shumë se drama në ekran, sepse ka të tjera mjete shprehëse.