
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shtator 2023

Skenografi Bashkim Zahaj thotë se fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve me vepra arti duhej të vazhdonte të pasurohej. Në intervistën për gazetën “SOT” skenografi i njohur Bashkim Zahaj flet për problemet që janë me këtë institucion, ku sipas tij mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare të Arteve për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës. Sipas tij kjo i ka sjell një dëm arkivit tonë në art. Skenografi Bashkim Zahaj thotë se Galeria Kombëtare e Arteve edhe pse e mbyllur për publikun për shkak të punimeve, nuk ndërpritet historia. Zahaj sjell në vëmendje se për arkivin nuk blihet vetëm piktura, por blihen të gjitha zhanret e artit, si skenografi, grafikë, kostume, mozaikë, skulpturë.
-Ju herë pas here në reagimet e tuaja sillni në vëmendje dhe problemet që janë në fushën e artit figurativ. Një shqetësim i juaj është dhe Galeria Kombëtare e Arteve, që siç janë shprehur dhe të tjerë artistë më parë ka qenë problem fondi që duhet të pasurohet me vepra arti, ku vetë institucioni duhej të blinte. Për ju çfarë sjell kjo?
Çdo shtet edhe po të jenë galeri private arti, Ministria e Kulturës si në Francë, Itali, etj, është një buxhet- fond i posaçëm që nëpërmjet mekanizmave të saj ku mund të jenë komisione, mund të jenë njerëz të artit dhe kulturës ajo zgjedh vepra arti, të cilat i konservon në galeritë e veta ose në arkivin qëndror të artit që mund ta kenë emëruar ata. Dhe kjo ndodh vit pas viti, sepse kështu krijohen dhe fondet kulturore të shteteve. Meqenëse je një shtet kapitalisti dhe nuk je socialist atëherë secili bën çfarë të dojë, por jo, sepse po të ishte ashtu nuk kishte ruajtur Roma gjithë veprat e artit deri më sot, por i linte në mëshirë të fatit, ose Franca, Nju Jorku, etj. Siç e kam shkruar dhe në statuset e mia në Facebook, mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi direkte e ministres së Kulturës, duke i sjellë një dëm të pariparueshëm periudhave dhe arkivit tonë në art. Kaq mjafton për ta penalizuar. Edhe sikur për dhjetë vjet, artistët shqiptarë supozojmë se bënë një art mediokër, pavarësisht kësaj ti si institucion për historinë dhe kulturën në shekuj do marrësh nga ky arti mediokër 2-3 vepra dhe do ti fusësh në Galerinë Kombëtare të Arteve. Të thuhet që janë këto vepra të bëra në këtë kohë disa vjeçare dhe çfarë arti u bë. Siç dhe arti socialist në GKA, sepse po të ishte ashtu i kishim hedhur poshtë. Ato janë me figurën e Enverit, etj, por ama përfaqësojnë një epokë. Nuk ka lidhje meqenëse nuk u bënë vepra të bukura këto dhjetë vjet nuk po fusim në Galerinë Kombëtarë të Arteve asnjë vepër. Jo, nuk ka këtë qëllim Galeria Kombëtare e Arteve. Galeria kombëtare ka qëllimin që të vazhdojë vazhdimësisë e historisë së artit. Por tani vajti disa kohë që GKA është mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen, por sidoqoftë shteti duhet të funksiononte me arkivën e saj. Galeria Kombëtare e Arteve mund të jetë mbyllur për publikun për shkak të punimeve, por nuk mbyllet arkivi i veprave të artit. Pra nuk ndërpritet historia. GKA duhet të kishte blerë vepra arti dhe të pasurohej fondi i saj. Por nuk blihet vetëm arti i të pikturuarit, por blihen të gjitha zhanret e artit, skenografi, grafikë, kostume, mozaikë, skulpturë. Kështu bëjnë të gjitha shtetet.
-Si ka funksionuar Galeria Kombëtare e Arteve dikur para viteve ’90?
Sigurisht që sistemi socialist e kishte të përkryer organizimin, sepse sistemi socialist e shihte artistin si ndihmës të vijës së partisë. Duke parë artistin si ndihmës i vijës së partisë e kishte mjaft të organizuar këtë, ku atë kohë kishte fonde të posaçme jo vetëm si ministri, por i jepte fonde çdo ndërmarrje. Çdo vit dërgonte një fond që ishte vetëm për veprat e artit. Asnjë ndërmarrje nuk e cënonte atë fond lekësh dhe duhet të blinte vepra arti patjetër në ekspozitat e artit që hapeshin atë kohë.
-Kur janë ekspozuar veprat e koleksionit të GKA para disa vitesh kishte prej tyre që ishin dhe me probleme, duheshin restauruar, etj. Për ju sa është kjo shqetësuese?
Është problem më vete, si me thënë ambalazhi, kushtet e ruajtjes, si do mbahen veprat e artit, etj.
-Ju herë pas here jeni shprehur mbi probleme në art dhe kulturë. Çfarë mund të na thoni mbi Ministrinë e Kulturës me politikat, që janë ndjekur në fushën e artit dhe kulturës?
Janë jashtë loje. Nuk e kuptojnë. Është një arkitekte dhe thonë që ka mbaruar jashtë, por nuk e ka idenë. Por në institucionet artistike, zhvillimet e artit, zhvillimet e ekspozitave, ministria merr pjesë, ministria që i gjurmon i aktivizon, sepse shpesh futen nocione që hë mo dhe ju çfarë kërkoni tani nga shteti bëjeni si në botë, që secili vetë. Dakord, por ne nuk kemi arritur Francën. Sa vite iu deshën që të arrinte në këtë pikë ose shteteve të tjera. Ne nuk jemi në atë lloj faze. Unë jam interesuar dhe për stafet e MK. Në këto institucione duhet të ketë njohës të brezave në art, por nuk kanë njohës në art. Në këtë gjendje është e pamundur që Ministria e Kulturës të zhvillojë platforma ose ide. Nëse ti e mbush MK me 27 vjeçarë, si mundet? Ai nuk ka bërë as në shkollë të mesme mbi artin dhe kulturën flas pas viteve ’90, as në shkollë të lartë. Unë jap mësim në dy fakultete dhe kur i pyes për emra artistësh nuk i njohin. Kështu që ç’projeksione do të hedhë ai për zhvillimin e artit dhe kulturës, kur ai nuk di çfarë bazash ka pasur në kulturë në vitet ‘70-‘80 ose në vitet ‘90? Pra si mundet? Kjo është e pamundur dhe aq më tepër kur vijnë drejtues që kanë studiuar jashtë dhe kanë ikur në një moshë të re nga Shqipëria dhe nuk e dinë çfarë ka ndodhur në vend. Pastaj vjen si drejtues dhe do të zhvillojë artin dhe kulturën. Por mbi ç’bazë, mbi çfarë?
-Si organizoheshin dikur ekspozitat kombëtare, sa rëndësi kishin si aktivitete?
Përpara viteve ‘ 90 sigurisht hapja e ekspozitave kombëtare ka qenë event. Pra jo vetëm për artet figurative në pikturë, por në skulpturë dhe në artet e aplikuara te grafika, skenografia, etj. Këto evente bëheshin në një datë dhe muaj të caktuar të vitit dhe ishte eventi më i madh në artet figurative. Ekspozita hapej në GKA dhe aty krijohej një komision nga figura të artit dhe kulturës të asaj kohe dhe artistë me eksperiencë, të cilët kalonin në sitë gjithë veprat që do të ekspozoheshin. Por duhet të kuptojmë që arti ishte në shërbim të regjimit të kohës, kështu që ato vepra duhet të kontrolloheshin për gabime gjoja politike apo ideologjike. Në këtë rast ky grup seleksionues shikonte gjithë autorët dhe veprat dhe vendoste se cilat punë do të ekspozoheshin në këtë ekspozitë të madhe, që hapej dhe ishte një event kombëtar. Pas mbylljes së saj këtu përzgjidheshin vepra që do ti mbante GKA dhe vepra të tjera që do ti blinin institucionet. Siç u shpreha çdo ndërmarrje kishte fondin e saj dhe merrte vepra të autorëve që pëlqente, blinte dhe merrte në institucione. Sot në të gjitha dikasteret e rëndësishme shqiptare, si kryeministri, ndonjë ministri apo presidenca do vini re vepra arti në holle që janë të asaj kohe , që janë blerë nga institucionet. Por dhe këtu kishte abuzim. Abuzimi ishte që u falej ose u jepej institucioneve të rëndësishme si komitetit qëndror, kryeministrisë, etj, të cilat më vonë dhe janë vjedhur sepse nuk figuronin në librin e inventarit. U futën nëpër galeri private, etj.
-Nëse do të ishte hapur GKA si duhej të funksiononte?
Pas ‘90 Galeria Kombëtare e Arteve vazhdonte të figuronte si një vend ekspozimi i hapjes së ekspozitave pavarësisht se u lëvizën emrat për të mos i ngjasuar me ekspozitat e sistemit të realizimit socialist. Pra ekspozitat hapeshin, zhvilloheshin, sigurisht u krijua një lloj liberalizimi në zgjedhjen e veprave megjithëse edhe në këtë situatë përsëri vazhduan komisionet, zgjedhjet sipas individëve, sipas miqësisë, etj, kjo vazhdoi por ama ekspozitat zhvilloheshin. Por ishte kjo arsyeja që shumë artistë më pas nuk u futën më, sepse duke iu mbyllur dyert në GKA, duke e kthyer vetëm për disa individë që kishin lidhje me pushtetin ose administratën, atëherë shumë autorë u shkëputën nga kjo galeri dhe filluan të hapnin ekspozita në ambiente të tjera, galeri të tjera që ishin private.
-Herë pas here artistë të ndryshëm janë shprehur dhe për mungesën e hapësirave për ekspozita. Sot GKA si institucion kombëtar për shkak të punimeve aty është mbyllur, në MHK në sallën ku hapeshin dikur ekspozita janë veprat e fondit. Sipas jush a duhet të kishte gjetur Ministria e Kulturës hapësira të tjera për ekspozitat?
Vazhdon të mungojnë salla të tilla nga Ministria e Kulturës. Kjo është problem për artistët për ekspozitat, ku sigurisht që duhet të kishte hapësira të tjera.
Intervistoi: Julia Vrapi
Më të lexuarat


Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” me vepra nga fondi i GKA është prezantimi i krijimtarisë së dhjetra artistëve

Rrugëtimi historik i nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, një ekspozitë në MHK

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

“Folk Fest” do të shpalosë një mozaik kulturor me vlerat më të mira muzikore, koreografike e etnografike

“Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi libri më i shitur në Panairin e Librit, me 2500 kopje

7 objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët: Është institucioni kryesor i artit muzikor në vend, një periudhë e vështirë kur për disa vite para ‘90 u ndaluan veprat e huaja

Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” në kinema “Agimi”

Teatri Kombëtar i Kosovës me veprën “1984” nga autori George Orwell në Tiranë

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer
