BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Bashkim Zahaj: RTSH me Festivalin e Këngës duhet t’i kthehet konkurseve, jemi shumë larg bashkimit melodioz të muzikës me tekstin

Bashkim Zahaj: RTSH me Festivalin e Këngës duhet t’i kthehet

Skenografi Bashkim Zahaj nisi punën që në vitet ’80 në RTSH. Një arkiv i pasur me punët ndër vite, ku Zahaj thotë se atë kohë ishte një ekip profesionist. Në aktivitetin e tij numëron dhe dhjetëra skenografi të festivaleve të këngës, ku si skenograf Bashkim Zahaj kujton dhe punën me festivalin e parë. Në intervistën për gazetën “SOT”, skenografi i njohur Bashkim Zahaj shprehet me kritika për çfarë pa në Festivalin e Këngës në RTSH, që në dhjetorin që lamë pas shënoi edicionin e 60. Zahaj thotë se nuk u kujtuan që të kishin thirrur dhe krijuesit ndër vite, që të ishin në ekipe të punës. Zahaj shprehet se në festival vuri re që skenografia sipas tij ishte larg një koncepti të një festivali të muzikës së lehtë. Sipas Zahajt, RTSH duhet ti kthehet konkurseve kur bëhet fjalë për zhvillimin e festivalit, ndërsa shprehet me kritika dhe për krijimtarinë muzikore. Festivali i Këngës 2021 u zhvillua në Pallatin e Kongreseve më datë 27, 28 dhe finalja më 29 dhjetor.

-Në punën tuaj si skenografi, cili ka qenë festivali i parë në RTSH?

Me mbarimin e fakultetit u caktova si stazhier në Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nga vitet ’80. Fillimisht jam marrë me skenografinë e studiove. Sigurisht unë vija me një mentalitet komplet të ri nga Akademia e Arteve, nga stacionet e huaja që ne shikonim sidomos nga RAI, dhe nga mbrojtja e diplomës që unë bëra posaçërisht për skenografinë e RTSH. Me sa duket u pëlqyen punët e mia të para dhe direkt u thirra për në Festivalin e Këngës, që ka qenë në mos gaboj viti 1982. Aty ka qenë dhe puna ime e parë si skenograf në festivalin e RTSH. Bashkëpunimi ka qenë vazhdimisht me regjisoren Vera Grabocka, me të cilën kemi bërë hap cilësor për kohën që ka qenë ato vite, si në skenografi të festivaleve apo dhe të tjera që kemi punuar në studio.

-Para viteve ’90, sa kufizohej puna juaj me skenografinë?

Në momentin që shkova në RTSH, e gjeta skenografinë në 2D. Nëse do të flasim për koncerte,  vazhdonte të ishte në ato tylet, me kallëzat e grurit, me ingranazhet e industrisë, pra ishin këto elementë. Vajtja ime në RTSH e lëvizi këtë imazh. Unë nuk i vura qëllim vetes për të vazhduar në këtë lloj skenografie. Fati im ishte që unë hasa në një drejtor si Marash Hajati, i cili si duket po e kërkonte një gjetje të re, dhe ne u përshtatëm jashtëzakonisht shumë. Skenografitë e mia që në fillim ishin në 3D, i vura shumë rëndësi volumit, formës, formës interesante, formës arkitektonike dhe mbi të gjitha ndryshimit nga një skenografi mat në një skenografi luçido. Kujtoj që edhe studio e parë e lajmeve, që unë propozova ishte një skenografi luçido. Kur unë kam hyrë në studion atë kohë dhe kam parë skenografinë ekzistuese ishte një tavolinë lajmesh e mbuluar e mbuluar me batanije leshi dhe aty dilte spikeri lajmeve. Nga kjo tavolinë mbuluar me batanije, vizatimet e mia sollën një grup tavolinash tepër moderne. Me një formë të veçantë, të mbuluar me një xham. U krijua një frymë e re, sfondi ishte një sfond me tuba neon të bardhë mbi të cilat ishte vendosur sigurisht sigla, që ishin ylli me pushkën dhe me kazmën. Por kjo ishte vetëm logo e RTSH. Skenografia lëvizi në të gjitha dimensionet e veta. Më kujtohet që drejtori Marash Hajati ishte ai që e përkrahu shumë këtë lloj skenografie. Kjo ishte nga skenografitë e para dhe me pas avancoi. Dhe festivali im i parë si skenograf ishte i tillë, që për kohën as që mund të të shkonte ndërmend që të bëhej. Një skenografi me tavane të varura në 1982. Nuk kishim deri në atë kohë festivale me skenografi të tillë, por kishim festivale me skenografi me një tyl nga pas, etj. Skenografia që erdhi nga unë ishte me kolona që mbaheshin tavanet e varura me ndriçim të fshehtë, u futën llampat, shkallët në ajër, disa elementë që për kohën as mendoheshin që të bëheshin.  

-Sa skenografi keni bërë ndër vite me festivalet në RTSH?

Janë bërë shumë skenografi. Nuk i mbaj mend, por nëse flasim për punën me festivalet pothuajse 70 për qind e festivaleve në mos më tepër janë të miat në RTSH, flas nga vitet 80 deri në 2005 që mua më shkëputën nga institucioni, sepse mbyllëm sektorin e dekorit, që ishte një nga gafat e ekipit drejtues të asaj kohe. Por jo vetëm në festivaleve, por dhe në studio, etj, u fut një frymë e re. Por rruga që unë çava në skenografi nuk ishte një rrugë njohjeje, një rrugë miqësie. Ishte qenë një punë e jashtëzakonshme nëpërmjet konkurseve dhe ballafaqimeve, sepse ne ishim disa skenografë në RTSH dhe për aktivitetet e mëdha bëheshin konkurse dhe zgjidheshin kush ishin bocetet më të mira.

-Në ditët e fundit të dhjetorit që lamë pas u zhvillua Festivali i 60 i Këngës në RTSH. Si e patë këtë festival?

Nuk u kujtua njeri të na ftonte ne si krijuesit, që kanë marrë pjesë në festivalet ndër vite ose të ishim në stafet organizative të këtij festivali. Ky ekip që nuk jam vetëm unë, por ka dhe ndriçues, kameramanë, etj, duhej patjetër të ishte dhe prezent. Mundet të mos ishte prezent me punën, por do ishte prezent në ekipet përzgjedhëse të këtij aktiviteti, por nuk ndodhi. Kjo tregon që RTSH është shkëputur tashmë nga një synim, nga një qëllim që ka pas pasur, nga një institucion publik. Sepse një institucion publik bën edhe përzgjedhjen, bën edhe afrimin e firmave të njohura ose firmave që kanë pas punuar në atë institucion. Kjo tashmë është zhdukur, nuk funksionon më, ka ardhur një brez i ri, të cilit duhet ti thuash historinë. Por si mund t’ia thuash historinë kur ti nuk i përmbledh këto emra në aktivitetin që bën. Kjo nuk ndodh edhe kur jepen çmimet “Oscar”, që merren dhe me çmimet e dhëna të atij momenti, por po aq dhe me emrat figurë të artistëve që kanë bërë historinë. Kjo ndodh në çdo vend, i cili mbron trashëgiminë kulturore, dhe jua jep këtë brezit të ri. Tek ne nuk ndodh, sepse janë interesa dhe është një paaftësi totale intelektuale, që është ulur këmbëkryq në RTSH. Unë i jap rëndësi shumë imazhit dhe çdo gjë që shoh e vizionoj nisem nga imazhi. Nëse imazhi mua më tërheq atëherë unë ngulem tek ky stacion, nëse nuk më tërheq unë largohem dhe nuk shikoj programin. Unë e pashe me vëmendje jo të gjithin, por pashë një pjesë të festivalit dhe vura re që ishim larg një koncepti të një skenografie të një festivali të muzikës së lehtë.

-Kur thoni këtë çfarë keni parasysh?

 Edhe skenografia ndahet në kategori. Kemi skenografi të bisedave politike, të studios, të lajmeve apo dhe skenografi të një show të tillë të një festivali. Këto lloj zhanresh në vetë festivalin duhet të jenë të ndara, të përcaktuara dhe këtë e trajton vetëm një profesionist, që ndan skenografinë e një show humori nga ajo e një teatri drame, ose e një opere apo një baleti. Nuk mundet të bësh skenografi për opera dhe në atë skenografi të bësh balet ose e kundërta. Mua më vjen keq që të detyrohem sot të them këto lloj gjërash. Kjo është fatkeqësia më e madhe, sepse vetë këto institucione lejojnë që të merren njerëz amatorë me këtë problem siç është skenografia e festivalit. Skenografia e festivalit në RTSH ishte e tillë që nuk është e zhanrit të një show muzikor, por aty fare mirë nëse në atë dritaren e hapur që nga mbrapa qëndronte orkestra dhe nuk do të ishte ajo, ne nuk do ta kuptonin fare që aty kishim të bënim me muzikë. Atu mund të shkruanim që mund të ishte një aktivitet i një partie, mund të vinim një slogan, ose i një shoqate. Por që të ishte ajo një festival muzikor nuk do të tingëllonte aspak.

-Po nga ana e krijimtarisë, çfarë patë nga festivali i 60 i këngës?

Jemi shumë larg ndërthurjes ose bashkimit melodioz të muzikës me tekstin. Unë nuk jam kundër rrymave, madje i pëlqej rrymat muzikore, por vë re që tekste të tilla absurde dhe pa asnjë lloj shije muzikore dhe pa asnjë lloj shije edhe intelektuale, shije të një niveli të caktuar të një shoqërie aty duket. Nëse një shoqëri pëlqen një lloj rryme ose një lloj shije banale si në tekst, si në muzikë, atëherë nuk duhet të na vijë keq. Ky është niveli i shoqërisë sonë, ku kemi marrë pjesë të gjithë për ta çuar këtë shoqëri në këtë lloj niveli. Nga kjo pikëpamje them që sado që këngëtarët me ekzibicionet e tyre, me veshjet të na intrigojnë, ajo nuk sjell asnjë lloj gjëje nëse muzika nuk të rrënqeth, nëse teksti nuk të emocionon, e këto janë shumë kalimtare dhe askush nuk do ti mbajë mend. 

-Këngë sipas jush që harrohen shpejt...

Është kuptuar gabim që shteti nuk ka lidhje me artin. Shoqëritë e civilizuara e kultivojnë nivelin e artit në forma të ndryshme. Mund t’ju sjell ndërmend, që me ardhjen e ish drejtorit Thoma Gëllçi në RTSH u pushuan nga puna emra të njohur të kultivimit të muzikës siç ishte Shpëtim Saraçi, Emond Zhulali apo Alfred Kaçinari. Si do të kultivohet ky art nëse shteti ndërmerr verime të tilla, sepse RTSH përfaqëson shtetin. Në botë shteti mbulon financime, e zhvillon artin, zhvillon kulturën, ka një lloj planifikimi, seleksionimi, ka konkurse dhe më i afti del përpara dhe nuk është arti si tek ne në mëshirë të fatit. RTSH me festivalin duhet ti kthehet patjetër seleksionimit, konkurseve në skenografi, platformë, regji, imazh, në të gjithë këtë aspekt. Por jemi larg këtyre dhe e para RTSH duhet të jetë i pavarur, që nuk është. RTSH herë furnizohet nga një godinë dhe herë nga tjera, që janë të ndara partitë.